Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop ka premuar më shumë investime në Shqipëri. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Şentop i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë tha se do të rriten më shumë investimet në fushën e turizmit.
Gjithashtu ai tha se kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë. Kryeparlamentari turk, nënvizoi sipas tij miqësinë e popullit turk me atë shqiptar, ndërsa përmendi figurat e rëndësishme shqiptare që kanë kontribuar në Turqi.
“Ju kam sjellë përshëndetjet e presidentit Erdogan. Ndjej një kënaqësi të madhe që ndodhem në Shqipëri, në përgjigje të ftesës që më ka bërë zoti Ruci. Do ta falënderoja kryetarin për mikpritjen dhe kujdesin e treguar. Me Shqipërinë ndajmë një histori rrënjësore dhe një kulturë të përbashkët. Në fakt ne kemi shumë vlera dhe shumë personalitete të përbashkët, Ahmet Pashai, Mehmet Aga nga Elbasani arkitekti i xhamisë blu. Kemi themeluesi dhe rektorin e universitetit të Stambollit, Hasan Tahsim. Kemi Sami Frashërin, i pari që ka bërë punime për enciklopedinë.
Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm që i shkon për shtat edhe miqësisë sonë historike. Sot në takimin që patra me zotin kryetar ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme. Tani këto marrëdhënie dy pakohe ne i trajtuam në të gjitha dimensionet e tyre. Sot do të kemi rastin të takohem me Metën dhe Ramën.
Jam i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjikë do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje.
Duam të rrisim investimet tona në Shqipëri, në veçanti edhe në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë”, deklaroi ai.
Bravo!! Shqiperia ka mbetur mbrapa ne zhvillimin ekonomik. Po ushqehemi vetem me shpresa qe do te vije nje dite qe Europa do na marri ne bashkesine e saj. Kjo dita Mund te jete dhe mbas 30 VJETEVE. Shqipetareve I hiku Jeta brez pas brezi ne vuajte dhe vetem me SHPRESA. ????
Po ik more qubuke permend disa njerze qe as emrat nuk I kane shqipte nje propaganden e mir fillte