Sekretariati i Komunitetit të Transportit vlerëson nënshkrimin e kontratës për rehabilitimin e hekurudhës Tiranës-Durrës

5 Shkurt 2021, 18:01Ekonomia TEMA

Sekretariati i Përhershëm i Komunitetit të Transportit ka vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes, e cila i hap rrugë nisjes së punimeve për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit të ri në drejtim të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Përmes një postimi në Twitter, Sekretariati e cilëson marrëveshjen si një hap konkret në rehabilitimin e linjës hekurudhore, teksa uron ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për nënshkrimin e kontratës me kompaninë e cila do të realizojë punimet.

“Ballkani Perëndimor, hapa konkretë në rehabilitimin e linjës hekurudhore në Shqipëri, drejt kufirit me Malin e Zi. Flagship 3, i Planit ekonomik dhe i investimeve për Ballkanin Perëndimor. Urime Belinda Ballukut për nënshkrimin e kontratës me kompaninë italiane INC SPA për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës”, thuhet në postimin e Sekretariatit.

Pak ditë më parë, në Tiranë, u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë italiane INC SPA, e cila kishte fituar garën ndërkombëtare dhe që tashmë do të nisë nga puna për rehabilitimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës dhe ndërtimin e segmentit të ri në drejtim të Aeroportit të Rinasit.

Ky projekt, me një vlerë totale rreth 90.45 milionë Euro do të ndikojë në cilësinë e lëvizjes së qytetarëve midis dy qyteteve më të mëdha të Shqipërisë dhe parashikon lëvizjen me tren në një shpejtësi deri në 100 km/orë, duke zvogëluar distancën midis Tiranës dhe Durrësit në gati 22 minuta dhe nga Tirana në aeroportin e Rinasit në 12 minuta.

4 komente në “Sekretariati i Komunitetit të Transportit vlerëson nënshkrimin e kontratës për rehabilitimin e hekurudhës Tiranës-Durrës”

  1. Epo kjo pune says:

    Do jete nafte apo elektrik…. Sikur nuk permendet por 100km ore mesiguri nafte dhe nese keshtu, veper e vjeter pa lindur

  2. Neri says:

    Nuk po degjojme opoziten cthote.Nuk po marrim vesh se sa eshte korrupsioni.Sa do te fitoje Edi Rama dhe te tjeret.Apo se kane mare vesh akoma se do te ndertohet hekurudha.Zgjohu o Edi Poloka dhe na oriento qe te na organizoje i biri Fariut per tubime ne Rinas.

  3. blerta says:

    Boll me lajme te tilla idjote, mbetet duke thene do te, do te, per kaq kohe sa ju po sorollateni Enveri rethoi Shqiperine me hekurudha…. Kur do filloi dhe kur do te mbaroi sepse traseja eshte gati pak nderhyrje duhet dhe shuma i larte eshte fondi me sa duket vjedhja eshte e madhe.

  4. alphade says:

    Nuk ka nje koment te vetem qe s’e ka mendjen te vjedhja !
    Shtet hajdut, popull qe s’e ka mendjen te puna po te hajnia !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje