Kandidimi i gjeneral Piro Ahmetajt në Qarkun e Vlorës nga Partia Demokratike, ishte një nga risitë e zgjedhjeve parlamentare 2021.
Një gjeneral i mirënjohur në fushën e sigurisë kombëtare dhe integrimit në NATO, Ahmetaj është i votuar nga anëtarësia Vlorë, e tashmë është konfirmuar nga Komisioni i Vlerësimit të PD-se, e duket se emri-risi është mirëpritur nga opinioni publik për betejën e ardhshme zgjedhore.
Pas daljes në rezervë nga shërbimin aktiv në FA, Gjeneral Ahmetaj në nëntor 2019 u zgjodh zëvendës President i Këshillit të Atlantikut, ndërsa në Janar 2020, është emëruar në funksionin e këshilltarit për sigurinë kombëtare i kryedemokratit Lulzim Basha.
Rreshtimi në llogoret e politikës aktive, është përshëndetur dhe inkurajuar, siç ka pohuar vetë gjenerali në rezervë, jo vetëm nga disa dhjetra mijëra ushtarakë aktivë ose rezervë dhe komuniteti i sigurisë në mbarë vendin por edhe nga shumë kolegë dhe miq të tij jashtë vendit, në Rajon, Washinton, Bruksel, Romë, etj.
Ai po ashtu, është mirëpritur edhe nga qytetarët e Vlorës, ku ai dhe familja ka jetuar deri në 2005, Selenicës, Sarandës, Delvinës, Himarës, dhe shpreson të votohet gjerësisht edhe nga komuniteti Tepelenas, Korcar, Ballshiot, Skraparlli, Librazhdas, etj të ardhur në këtë qark mbas viteve 1990.
Po kush është Gjeneral Ahmetaj, tashmë i rreshtuar me PD në betejën e 25 Prillit?
Vjen nga një karrierë e gjatë (36 vjet) gjithmonë në ngjitje në forcat e armatosura, ku kryesisht, ka kontribuar për integrimin në NATO, reformën e mbrojtjes, dhe në funksionet të larta që ka ushtruar si Përfaqësues i Shqipërisë në NATO , Zëvëndës Shef i Shtabit të Përgjithshëm të FA si dhe këshilltar ushtarak për dy Presidentë të Republikës, Nishani dhe Meta.
Me caktimin e Ahmetaj si kandidat ne qarkun e Vlores, “ekipi” i Lulzim Bashes, duke pasur parasysh dhe faktin se do te kete ne perberje dhe Tritan Shehun e Sali Berishen, keta te fundit vazhdojne te paguhen me “norme” te plote pensioni pas djegies se mandateve te deputetit, ka mesataren me te madhe te moshes nder ekipet konkurruese te partive politike me 25 prill!
Njekosisht edhe spiun i sigurimit te shtetit
Mero djali,
Te ka shpetuar ky artikull.
Nuk kam pare artikull me te sponsorizur se sa ky
Artikull shkruesi harron per etiken dhe nje artikull i sponsorizuar duhet te deklarohet
Versniku. Kur beni shkrime te tilla kerkoni ndjese pwr ata qe e njohin kete m,,,,,t se kush eshte Ofendim me te madh pwr te gjithe njerezit e ndershem me uniforme nuk ka B,,,thlepires pa asnje vlere Turpi i ushtrise Nje spiun qe mbasi mbaroi shkollen e mesme per bujk u radhit ne rreshtat e sig te shtetit dhe si lideri i shpirteror Spiuni i serbise beri KARiere ne ushtri me bekimine SalSerbit
E meriton plotesisht,ka kohe qe eshte aktiv me shkrime bythelepiresi per Ssliun dhe detashmentin kriminal te tij pd-en.
Ja keni futur kot fare eshte me moshe diku 55 vjec dhe ushtarak dhe familje shume e respektuar