Basha "revizionon" programin e PD: Persona me aftësi të kufizuar pjesë e qeverisjes! Dyfishojmë pensionet dhe asistencën ekonomike. 20 mijë çifte të reja, zero interes për kreditë

8 Shkurt 2021, 10:17Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezanton ditën e sotme programin për mirëqenien sociale. Më herët kryedemokrati Basha ka prezantuar planin për shëndetësinë, ekonominë dhe rininë.

Basha: Persona me aftësi të kufizuar pjesë e qeverisjes sonë! Subvencionin 100% të interesave të kredisë për 20 mijë familje të reja

Në programin e mirëqenies sociale, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë me dije se do të bëjë pjesë të qeverisë së tij persona me aftësi të kufizuar. Ai tha se ato do të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes.

“Angazhohem që njerëzit me aftësi të kufizuara do të jenë pjesë reale e vendimmarrjes të qeverisjes tonë dhe jo thjesht përfitues pasivë apo viktima të indiferencës, përbuzjes apo korrupsionit qeveritar.

Ata do të jenë pjesë e këshillimeve dhe vendimeve mbi hartimin dhe zbatimin e reformave sociale që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë”, tha Basha.

Një tjetër angazhim, për të cilin Basha zotohet ta përmbushë pas 25 prillit është edhe subvencionim i plotë i interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja

“Angazhohem për subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpi për 20 000 familje dhe çifte të reja. Për të ardhmen tonë, për ata që kemi detyrë t’ju sigurojmë kushtet më të mira dhe mundësinë për sukses në jetë.

Po ua them fare qartë, ne do të paguajmë 100%të interesave bankare, për çdo kredi që një çift i ri apo një familje e re merr për të blerë një banesë.

5000 të tilla në vit gjatë katër viteve të para, 20 000 çifte dhe familje të reja do të përfitojnë subvencionimin 100% të interesave të kredive që do të marrin për banesën e tyre”, tha Basha.

Një revizionim i shpejtë i numrit të çifteve të reja që do të marrin kredi, nga 5 mijë familje që deklaroi para një jave, në 20 mijë. Pra katërfishim!

Basha: Do dyfishojmë pensionet për 650 mijë pensionistë! Dyfishojmë menjëherë asistencën për familjet në nevojë

Një prej pikave të parashikuara në planin e Mirëqënies Sociale të PD-së, parashikohet rrite e pensioneve për 650 mijë pensionistë.

Lulzim Basha tha se nëse fiton në zgjedhjet e ardhshme do të dyfishojë menjëherë asistencën ekonomike për familjet në nevojë.

“Unë angazhohem për rritjen e pensioneve për 650 000 pensionistët shqiptarë, dy herë më shumë se  norma e inflacionit dhe të paktën 5% në vit!

Ne nuk do t’i braktisim kurrë pensionistët tanë, që i dhanë kaq shumë vendit tonë të mrekullueshëm dhe familjeve tona.

Angazhohem të dyfishojmë menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Nën qeverisjen tonë, askush nuk do të braktiset, shpërfillet dhe nëpërkëmbet” – tha Basha.

4 komente në “Basha “revizionon” programin e PD: Persona me aftësi të kufizuar pjesë e qeverisjes! Dyfishojmë pensionet dhe asistencën ekonomike. 20 mijë çifte të reja, zero interes për kreditë”

  1. Zana 01 says:

    Pikën e parë e ka realizuar qysh tashti: të gjithë drejtuesit e PD, përfshi veten e tij, persona me aftësi të kufizuar janë.

  2. Kozmo says:

    Kur te besoj e te gjithe idiotet me PREMTIME BOSHE Jepi. Po ku do ti gjesh more mavri . NE kohe Pandemie, E gjithe BOTA po na shkurton cdo GJE, TI KU DO DI GJESH???! MJAFT ME PERRALLA. MEGJITHATE VAZHDO FUSHATE E TE MARREVE, SE NUK DO TE FITOSH ME SHUME SE 15 %.
    PD E RRENAVE, E RRUMPALLES, E KORRUPSIONIT GALOPANT, E PA DREJTESISE, E QELBESIRLLEKUT. POSHTE.

  3. Ceku bardhe says:

    Shqiptare, votoni Bashen dhe rrini e beni palle.

  4. qytetar says:

    enderrat e duam te gjithe por nje gje nuk kuptoj…. !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Ku jane burimet finanaciare per realizimin e endrrave!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje