Haradinaj, mesazh Vuçiçit: Kur të bëhem President, bëhu gati të njohësh Kosovën ose do bashkohemi me Shqipërinë. Mos na vono

8 Shkurt 2021, 09:34Rajoni TEMA

Bashkimi kombëtar me Shqipërinë është përmendur shpesh në fushatën zgjedhore në Kosovë.

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dërguar një mesazh Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke i kërkuar atij ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Haradinaj ka deklaruar se nëse Vuçiç nuk e bën këtë gjë, atëherë do të vijë “bashkimi me Shqipërinë”. Deklarata është bërë gjatë aktivitetit të fundit zgjedhor të mbajtur nga AAK-ja këtë fundjavë.

“Jua kërkoj votën për një program që e ngjall ekonominë, për njerëz që i keni këtu, ndër ta 13 doktorë shkencash, ekonomistë, juristë, arkitektë, inxhinierë… Jua kërkoj votën edhe për postin e Presidentit që po do të kryejë punët e Kosovës, planin ndërkombëtar, edhe me Serbinë në mënyrë që çdo qytetar i këtij vendi të jetë krenar,” – u shpreh Haradinaj.

AAK ka si moto kryesore “Haradinaj për President” gjatë kësaj fushate zgjedhore duke deklaruar hapur se ajo synon të nxjerrë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit një situatë të re politike ku posti i Presidentit, i lënë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, t’i shkojë kryetarit të AAK-së.

“Kur të bëhem President […] i bëj të fala Vuçiçit, bëhu gati o të njohësh Kosovën… mos na vono më, se s’kemi nge të presim, sepse që kur kemi organizuar ushtri të re dhe pavarësim juridik, ne i ngehemi rrugës sonë, bashkimit me Shqipërinë, nuk ke nga t’ia mbash, ose do ta njohësh [Kosovën],” – u shpreh Haradinaj.

Më 17 shkurt Kosova bën trembëdhjetë vite nga shpallja e pavarësisë nga Serbia, e cila pas shpërbërjes së Jugosllavisë, deri në vitin 1999, e njihte vetëm si zonë nën autoritetin e saj me status të autonomisë.

Konflikti ushtarak që la mijëra të vrarë dhe të zhdukur, detyroi Aleancën e Atlantikut të Veriut (NATO) dhe Kombet e Bashkuara të ndërhynin ushtarakisht duke mbështetur ngritjen e një shteti të ri me bazë multi-etnike, shtet që u mëvetësua më 17 shkurt 2008. Mirëpo Serbia nuk e ka pranuar në asnjë moment këtë pavarësi, përkundrazi ka lobuar që sa më shumë shtete të mos e njohin dhe ta kundërshtojnë anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare

Ky lobim kundër Kosovës, u bë shkas që qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj të vendoste tre vite më parë taksa 100% ndaj mallrave serbe. Taksa përshkallëzoi marrëdhëniet duke ndërprerë përfundimisht procesin e dialogut, i nisur prej rreth 10 vitesh me ndërmjetësime kryesisht nga Brukseli.

8 komente në “Haradinaj, mesazh Vuçiçit: Kur të bëhem President, bëhu gati të njohësh Kosovën ose do bashkohemi me Shqipërinë. Mos na vono”

  1. Abc-Fox says:

    O Ramush je kaq i bindur qe mund te bashkohesh me Shqiperine? Por kjo nuk ndodh se do ti, kete gje e ke te qarte ti? Nuk besoj se kjo mund te ndodh pa u pyetur te dy popujt. Kedhtu qe lara se te flasesh me kaq siguri mendohu njehere se mund te kete nje shumice qe nuk e do kete bashkim.

  2. Abc says:

    Foli dhe ky mongoli. KOQE

  3. Kozmo says:

    TI MORE ZOTEROTE E SHIKONI VETEM NE ENDERR PRESIDENCEN E KOSOVES. TI ME 20% AS KANDIDAT NUK TE LEJOHET. DHE KETE E DIN FARE MIRE PRANDAJ BEN TE FORTIN ME PREMTIME BOSHE. TALLET GJITHE KOSOVA ME KETE KOMANDAR.

  4. arrifi says:

    Bashkohuni me vellezrit talebane te arabise Me Shqiperine ju ndan nje humnere e madhe. As 1 perqind e Shqipetareve nuk do deshin te kishin nje Kokeshtrember per president, boll I kemi Antikapatet tame.

  5. GENTI says:

    TE BASHKOJ FSHATIN E VET ME KOSOVEN PO.

  6. Din says:

    Ja keta gomar kane qeverisur Kosoven, sikur e vendos ky idiot bashkimin

  7. Viola says:

    Po ty mor king kong kush ta jep te drejten te flasesh me emer te Shqiperise.

  8. haga2 says:

    Vazhdon te talli bythen me Kosoven,komandanti legjendar ne vrasje te kosovareve dhe me pas ne te gjitha llojet e vjedhjeve dhe te grabitjeve,nga postet qe uzurpuan.
    I akuzuar dikur nga Haga per 33 lloje krimesh,cuditerisht del ´´i pa fajshem´´!
    Dhe vet Ramushi, duket qe pret nje ftese te re nga Haga,deri sa ka filluar te flase percart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje