Po pëson LSI tkurrje? Meta flet si kryetar: Kemi që në 2004 që e dëgjojmë këtë fjalë, por kemi pasur vetëm rritje

10 Shkurt 2021, 22:04Politika TEMA

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se LSI që nga krijimi i saj është rritur dhe ka pasur anëtarësime vit pas viti.

I pyetur nga gazetarja Dhoriela Çule, nëse LSI po pëson tkurrje, Kreu i Shtetit ka deklaruar se më së miri për këtë çështje mund të flasin drejtuesit e kësaj partie.

Por nga ana tjetër Meta theksoi se fjala ‘tkurrje’ për LSI-në dëgjohet që prej vitit 2004, ndërsa shtoi se nuk është kjo gjëja më e rëndësishme për të, por fakti që “fushata për zgjedhjet e 25 prillit të bazohet në alternativa dhe jo në fake news.”

Presidenti Meta: Është një çështje që i takon për t’u përgjigjur drejtuesve të LSI. Por kemi kohë që e dëgjojmë fjalën tkurrje, që nga viti 2004 kur është krijuar dhe deri tani. 

Ndërkohë është parë që ka pasur një rritje të vazhdueshme të saj, por kjo nuk është çështja më e rëndësishme për mua. 

Për mua është e rëndësishme që fushata për zgjedhjet e 25 prillit të bazohet në alternativa dhe jo në fake news.

2 komente në “Po pëson LSI tkurrje? Meta flet si kryetar: Kemi që në 2004 që e dëgjojmë këtë fjalë, por kemi pasur vetëm rritje”

  1. Arbërori says:

    Don Like bajga edhe kur të ngelet vetëm me Mona shurrën në atë parti, prapë do thotë që kemi rritje dhe do fitojmë zgjedhjet.
    Vazhdon dhe lufton me mullinjtë e erës. Pas 25 prillit do dredhë tespijet bashkë me Mona moldaven…

  2. Kozmo says:

    ASNJE PRESIDENT SHTETI NUK ESHTE DHE KRYETAR PARTIE. ?‍♀️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje