Rama: Mandatin e tretë e dua për juve, që të mos ju lë rrugëve. Se të jetë për Lulin, ai do gjysëm ore të bëjë flokët me xhel

10 Shkurt 2021, 18:57Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte ditën e sotme në fshatin Qinam të Zall Herrit ku pa nga afër shtëpinë e një familje të prekur nga tërmeti. Rama tha se shpërndarja e çelësave të shtëpive të rindërtuara nuk bëhet për propagandë por për të informuar qytetarët që janë në çadra në pritje të një banese të re.

 “Këta nuk kanë si ta kuptojnë punë. Kjo nuk është as propagandë. Është pjesë e informimit për të tjerë që presin në çadra. Kështu njerëzit shohin realitetin se me fjalë është e vështirë. Kështu ju shohin ju, ju shohin ku jeni. Kjo është arsyeja pse dalim ne.

Të marrësh të bësh triko duke shkepur e duke qepur është më e vështirë se të nisësh nga fillimi. Se thonë pse e doni mandatin e tretë. Mandatin e tretë e duam për të vazhduar betejat që kemi nisur, me pandeminë me infektimet.

Betejën me shëndetësinë që ta bëjmë si duhet në të gjitha drejtimet. Fshatrat kanë nevojë për punë shumë. Ka fshatra që janë pak larg dhe kanë nevojë për punë. 

Për të gjitha këto arsye do vazhdojmë punën. Rëndësi ka që çfarë vjen për keq, ta kthesh për mirë. Tërmeti erdhi për keq, dhe për ju u kthyer për mirë. Se tani keni një shtëpi që nuk do e kishit bërë dot kurrë vetë”, u shpreh Rama.

Ai tha se mandati i tretë i duhet PS për të vazhduar betejat që ka nisur me procesin e rindërtimit, pandeminë, vaksinimin. Rama ironizoi PD dhe kreun e saj Lulzim Basha duke kujtuar  tërmetin e nëntorit 2019.

Fëmijët shkojnë sot në shkollat më të bukura të Shqipërisë. Po kthehet për mirë. Mirë tërmeti e mirë COVID, por se lënë as mizat gamorin e shkretë. 

Po i thoja atij në Durrës që e imagjinon që gjysmë ore pas tërmetit të vijë Luli këtu. Luli është gjumë. Do veshë këpucët, do bëjë flokët me xhel ka ardhur dreka. Pastaj do hajë drekë e do dalë pak në televizor”, tha Rama.

15 komente në “Rama: Mandatin e tretë e dua për juve, që të mos ju lë rrugëve. Se të jetë për Lulin, ai do gjysëm ore të bëjë flokët me xhel”

  1. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Corapekuq,leri sunitet ne duart e ndonje suniti,fundja e meritojne….te vuajne a me keq te pergjysmohen.

    1. antipatrea says:

      Lëre çorapekuqin ti se i zgjidh vetë ato punë , po na thuaj ndonjë gjë për Agia Sofian se na është prerë oreksi fare … bjondo . S’ka bythë të rrijë kjo punë : T’a ndërtojë ai perandori Pellazgo – Iliro – Dardano -Alban – Shqiptar dhe një çiçkë helen , dhe të venë sunitët të ngrenë dëckën – kulmi …

    2. Operacioni Zjarri says:

      Edhe Rrapush Xhaferri keshtu thoshte, parate i kam per ju o popull

  2. Zeni says:

    Nje pietje per kumandarin kisha:
    Pse ne Kombinat, ne breg te lumit te Tiranes e neper fshatrat e malit te Dajtit puna per rindertimin ka nisur e po bitiset kurse ne Spitalle te Durresit (ku ra termeti realisht ne rradhe te pare se na hutoi lali Eri dhe po harrojme ku ra me tamam) ku nuk ka as probleme terreni te veshtire e as probleme shpronesimi se eshte ish kenete NUK KA FILLUAR PUNA FARE?!?!??!?

  3. Skenderbegasi says:

    Nje foto shume ironike qe botojne keta te Temes do t’ju lutesha te mos ta heqin derri ne 26 Prill.
    Luli duke vene doren tek floket dhe Edi duke qeshur.
    Une e kam lexuar keshtu kete foto:

    Luli duke I thene Edit:
    -Ta marre me floket!
    Edi I pergjigjet:
    -Po ma merre , por jo me ato poshte flokeve.

  4. marjani says:

    gjeja me e mire qe ben,i ke mundur me pune ,llogjike ,gjithshka,te therrmuar si jane katandisur,kokoshi nje thele po zihen kush do ja ngule dhembet perpara, po ti miku be punen se duhesh akoma edhe5 mandate te tjera

  5. ALBANISTAN TURKMENISTAN says:

    KY DROGAXHIU ME VESHJE QE VIN ERA KERME I PA LARE SHKON NE FAMILIET MUSLUMANE QE JETOJNE SI NE MESJETE DHE I GENJEN SE DO U BEJE JETEN SI NE PAKISTAN BANGLANDESH TURQIIIIIIIII TURKMENISTAN . INSHALLLAH JU THOT BEHEMI SI ATTA QE JETOJNE SI NE PARAJSE . PTUUUUUUUUU SHQIPTARE MUTIIIIIIIIIIIIIIIIIIIIII

    1. EF says:

      Nuk kisha lexuar koment me te ”zgjuar”se ky komentuesi ALBANISTAN TURKMENISTAN.Pse do thoni ju? Po kam degjuar se ky drogohet,eshte i palare ,nuk i afrohesh dot,as gruaja nuk e qas ne krevat,jeton si ne kope dhe do te beje jeten e myslimaneve afrikane.Gjithmone e shan vehten ”shqiptar’muti jam,por jam edhe pa shkolle,pa tru dhe hajvan prandaj dhe pelqej shume te drogohem qe truri te me behet dyst”.

  6. GASH says:

    Hallal or Ed!
    Po gjej tashe nje president qe te mos na thote “kokepalar”! Le te jete fshatar anipse, por jo me 7 mekate!

  7. Qerim Vidohova says:

    Rama dhe Veliaj bashke? Perendi, keta genjejne sa per nje brigade genjeshtaresh te marre se bashku! Mashtrues qe edhe Gebelsi do ti kishte zili. E dashkan mandatin e trete per te vazhduar punet qe kane nisur, thone birbot. Por, mbi kete llogjike mund te kerkohet edhe nje mandat i katert, nje i peste apo i gjashte, e keshu me radhe. Sepse pune te pambaruara do te kete perjetesisht.
    Zoterinj, na u bete si regjimi komuniste. Nuk maten treguesit me punet qe behen, sepse ky lloj regjimi e ka ne themel punen, pa te cilen nuk ka asnje fitim. Ne demokraci tregues jane te mirat qe vjelin njerzit nga politikat qeverisese. Ju vazhdoni si Enveri, ai numronte uzina e kombinate, tanke dhe bunkere, kur njerzit i kish lene me buke thate dhe nje pagure dhalle, ju tani po njesoj si ai filloni te numroni pune qe behen me paret e botes.

  8. cipini says:

    Luli edhe pa batutat e Rames del dhe ta jep pershtypjen menjehere ne TV. Tamam si nje i sapo “dale nga veza”, pa peshe ne mesazhet qe jep, pa besim ne ato qe thote, te njejtat sllogane…”bande kriminale”, “oligarket”,”kanabis” etj. Me nje grup te pa afte e antipatik qe e ndjek nga mbrapa dhe akoma falet per Saliun duke e quajtur aset te ketij vendi, njeri i cmuar qe shqiptaret kane nevoje. Po njerezit nuk harrojne historine e PD me gjithe ato kriza e te zeza qe i kane sjelle ketij vendi. Vete Luli te sqaroj pse nuk u perballua me Drejtesine per 230 mln euro vjedhje, po u be i semure per te kaluar afatet, apo 21i janari, apo deti me Greqine.

  9. Jurgeni says:

    Pse o vlla keta dy mandatet e pare i kishe per vete.

  10. Rama, një klloun që merret vetëm me batuta, një farsaxhi leshi! Ka 8 vitf qeverisje dhe nui bën asgjë, tani na dashka mandatin e 3 pëf njerëzit, se Luli s’ka kohë se bën flokët me xhel. Pu pu pu pu! Çfarë kllouni qesharak! Me çfarë merret ky palaço cirku! Me idiotsira! Kur gjen budallenj që i rrinë lepe peqe, apo hallexhinj në pikë të hallit, mirë bën. Çdo popull ka qeverinë që meriton. Nëse nuk e meriton, çohet dhe e rrëzon qeverinë me protesta, me votë. Nëse vota i vidhet, atëherë e rrëzon me forcë pastaj.

  11. rexha 10 says:

    KA FOLUR SHUME QARTE.ME DY MANDATE E PARA NUKE I MESOI RRUGET SE NGA BANONIT JUVE?TANI QE RRUGET I DI,E KA PROBLEM QE SAPO TE DILNI NGA SHTEPIA NUKE E GJENI DOTE RRUGEN PER TU KTHYER .OSE ME TROCE :MENDOVA PER VEHTE DY MANDATET E PARA ,DHE I TRETI I VERTETI ESHTE PER JUVE.Pore qe te jete e vertete ,edhe kjo shprehje duhet te perseritet 3 here.,sepse ka domethenien e te gjithe politikaneve te sistemeve te ndrysheme qe ka kaluar ai vende.

  12. Haxhi Qamili says:

    Eh! “Sa i dhemshur i shkreti djalë”! Nuk do të heqë dorë. E pse do të pyesni ju? “Vetëm nga dashuria”!
    “Eh, ç’dashuri paska”! “Rroftë, e na lëntë mbrapa”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje