Shansi i fundit: I vetmi aleat pa marrëveshje me PD-në, Fatmir Mediu takim me Lulzim Bashën

10 Shkurt 2021, 19:03Politika TEMA

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu po zhvillon një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, ku pritet të arrihet një marrëveshje për zgjedhjet e 25 prillit.

Mediu është i vetmi aleat me të cilin Basha nuk ka ende një marrëveshje, pasi kryetari i PR ka disa kërkesa më shumë se partitë e tjera aleate të PD.

Ai ka kërkuar të paktën 2 mandate të sigurt, ndërsa 3 apo 4 kandidatë të tjerë t’i ketë në zona të diskutueshme.

Takimi i sotem cilesohet neper koridoret e PD si shansi i fundit per Mediun qe te jete ne listat e PD ne zgjedhjet e 25 prillit.

Po ditën e sotme Basha arriti edhe marrëveshjen me kreun e PDIU Shpëtim Idrizi, i cili do të kandidojë nën logon e PD.

2 komente në “Shansi i fundit: I vetmi aleat pa marrëveshje me PD-në, Fatmir Mediu takim me Lulzim Bashën”

  1. Gjimnazisti says:

    Kryetari i Partise Republikane ?! Partise Republikane ?!?!?!
    Paska dale parti e re para zgjedhjeve?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje