Prokuroria kërkon burg për tre infermieret dhe sanitaren që ndanin lekët me Tiren tek “Shefqet Ndroqi”

10 Shkurt 2021, 13:27Kronika TEMA

Prokuroria ka kërkuar burg për Sheqerije Koçi, Mira Bushi dhe Sidorela Çela të cilat akuzohen si se kanë  bashkëpunuar me Tire Alldervishaj për t’u marrë para familjarëve të pacientëve me Covid-19.

Burg është kërkuar edhe për sanitaren Rukije Hoxhaj. Në seancë infermieria Sidorela Çela ka shpërthyer në lot duke thënë se ka dy fëmijë të mitur.

Kujtojmë që dy ditë ma parë janë arrestuar katër persona që ndalin lekët me Tiren, 3 infermiere dhe një sanitare.

Bëhet fjalë për Mira Bushi, Sheqerije Koci, Sidorela Çela edhe sanitarja Rukije Hoxhaj. Këto emra kanë dalë nga telefoni i Tire Alldervishaj dhe pas hetimit të mesazheve që sanitarja ka shkëmbyer me këto punonjëse, është zbuluar se kanë bashkëpunuar për t’u marrë para familjarëve të pacientëve në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

5 komente në “Prokuroria kërkon burg për tre infermieret dhe sanitaren që ndanin lekët me Tiren tek “Shefqet Ndroqi””

  1. Mmmos says:

    Idiote, jane dhe femra. Nuk u mjafton vendi punes po vjedhin duke marre dhe jete njerzish.

  2. Rrumpalla says:

    Një gjë s’kuptoj unë akoma. Mirë lekët i merrnin, po shërbimin,pse nuk ja bënin? Infermieret dhe sanitaret në spital janë për të shërbyer në rradhë të parë.

  3. Erdogan says:

    Nga nje rast “i vecante” sipas Kryeministrit Rama “tani” na u ben groupe?
    Ky i shkreti si “Pellazge” dhe krenare per Origjinen nuk e ze gjumi dhe nuk ka lene vend Arabe apo Turqine te kontrolloje kulturen Arnaute.
    Mirepo,po Arnautet e tjere si “Pellazget” Berisha e company pse ferkojne duart nga gezimi per keto “vlera” qe do ja degjojme krismen jo shume large?
    A kane mbetur Patriote ne kete Pashallek te “pamvarur” nga Tur-qija?
    Ta “gezoni” Pashain e Sulltanit Erdogan te Vunoit Greke apo Malit Arnaut “njesoj eshte”.

    1. Andi says:

      Cfare lidhje ka Rama me kta mor derdimen.Korrupsion ka ne vendet me demokraci e drejtesi te konsoliduar dhe me paga te mira .Mitmarrja u ul kembekryq qysh diten e pare pas nderrimit te sistemeve.Ju ka futur Rama tmerrin sa qe ia vini fajin dhe kur ua dredhin grate tuaja.

  4. Tr says:

    E tmerrshme, i pafalshme, trajtimi i te
    Semureve ne Shqiperi. Cfare behet keshtu?!
    KU eshte humaniteti , per ata njerez, ku eshte kontrrolli, SI MUNDET TI SHERBEJE PASTRUESJA TE SEMUREVE. KATASTROF.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje