Mario Draghi rrëzon taksën e sheshtë (të cilën e propozon në Shqipëri, Lulzim Basha)

11 Shkurt 2021, 10:42Bota TEMA

Progresivitet, barazi, luftë kundër evazionit fiskal dhe më pak taksa. Por, jo taksë e sheshtë. Këto janë themelet mbi të cilat kryeministri në detyrë i Italisë, Mario Draghi, mendon të ndërtojë Reformën Fiskale.

Sipas AGI (Agenzia Giornalistica Italiana), Draghi ia ka paraqitur idetë e tij partive, të cilat, pas takimit, kanë thënë se taksa e sheshtë përjashtohet plotësisht. Kjo ide i pëlqen Partisë Demokratike dhe Leu, por Lega Nord dhe Fratelli d’Italia mendojnë se taksa e sheshtë garanton progresin.

Taksa progresive

Sistemi financiar gjerman, që bazohet në progresivitet, parashikon që taksa rritet në përpjestim me të ardhurat. Sistemi është i përbërë nga 4 fasha të ardhurash. Në fashën 9169 euro deri në 55961 euro, ku janë kontribuesit më të mëdhenj, taksa rritet nga 14 deri në 42%. Nga 55 962 euro, taksa është 45%.

Taksa e sheshtë

Taksa e sheshtë, “kalë beteje” i Lega Nord, nuk përfshihet në idenë e Draghit. Por, Lega propozon një taksë maksimale prej 15% dhe mendon se progresiviteti nuk arrihet vetëm me taksën progresive.

Ulja e taksave

Lëvizja 5 Yjet dhe Viva kanë qenë gjithmonë për ulje taksash. Lëvizja kishte propozuar 3 taksa: 23% për të ardhurat 10 000-28 000 euro, 37% për të ardhurat 28 000-100 000 euro dhe 42% për të ardhurat mbi 100 000 euro. Dhe taksat duhet të llogariten në bazë të një koeficienti që ndryshon me numrin e anëtarëve të familjes. Edhe Italia Viva mendon për një sistem të bazuar në 3 taksa, por është kundër koeficientit familjar.

3 komente në “Mario Draghi rrëzon taksën e sheshtë (të cilën e propozon në Shqipëri, Lulzim Basha)”

  1. Shenjestra says:

    Nuk ka ekonomist PD-ke.Lul Basha po eshte trap fare dhe bejne esapet pa hanxhin.

  2. Shqiperia e bukur says:

    Hajde lajm hajde….po clidhje ka me Shqioerine kjo? Ku Italia ku ne.Ne sjemi administrate tatimore se Rama e ka mbushur me ekselenta 22 vjec e kujton se IT mbush buxhetin…. .Nuk ka lloj tatimi te mire a te keq, ka vetem administrim te keq e jo te barabarte.Ne Shqiperi me administrate bashobozukesh me mire taksa sheshte jo per gje por seine te llogarisin shkallet….

  3. Shefqet Cela says:

    LEGA NORD NJËSOJ SI PD E SALËS.
    SALVINI NJËSOJ SI LULI.
    FJALËT E TJERA JANË TEPËR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje