Demokratët paraqesin video tronditëse si prova në gjyqin ndaj ish-presidentit Donald Trump

11 Shkurt 2021, 09:34Bota TEMA

Anëtarët demokratë të Dhomës së Përfaqësuseve në rolin e prokurorëve treguan të mërkurën video të reja tronditëse të kamerave të sigurisë në gjyqin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, ku shihej turma duke hyrë me forcë në Kapitol, duke thyer dritare dhe dyer dhe duke kërkuar në mënyrë kërcënuese Nënpresidentin Mike Pence dhe Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi, ndërsa policia që nuk përmbante dot turmën lutej në radio për ndihmë.

Në regjistrimet e papublikuara më parë, prokurorët e Dhomës së Përfaqësuesve shfaqën skena shtangëse që bënin të qartë se sa afër ishin pjesëmarrësit në rebelim me udhëheqësit e vendit, duke qarkulluar lirisht nëpër salla duke brohoritur “Të varet Mike Pence”, disa prej tyre me veshje luftarake ndërsa anëtarë të grupeve ekstremiste ishin ndër të parët që kishin hyrë brenda. Jashtë, turma kishte ngritur një trekëmbësh të improvizuar.

Në një moment dramatik, në video shihet një punonjës i rendit që hap zjarr drejt turmës përmes një dritareje të thyer, duke vrarë një grua nga San Diego, Ashli Babbitt.

Pamjet tregojnë Nënpresidentin Pence, i cili po kryesonte seancën për të çertifikuar fitoren e Joe Bidenit ndaj zotit Trump – duke ngjallur zemërimin e zotit Trump – që shoqërohet me nxitim për t’u strehuar në një zyrë me familjen e tij, vetëm 30 metra larg protestuesve.

Zonja Pelosi u evakuua nga kompleksi ndërsa stafi i saj u fsheh në zyrat e saj. Punonjësit e rendit, të mbingarkuar nga turma, në gjendje paniku thonë “e humbëm kontrollin”. Një oficer shihet duke u shtypur nga turma dhe prokurorët thanë se një tjetër pësoi një goditje në zemër. Më pas një prej tyre humbi jetën.

Megjithëse shumica e senatorëve që shërbejnë si anëtarë të jurisë e kanë marrë vendimin e tyre mbi pafajësinë ose dënimin, ata shihnin të shtangur videon që tregonte si protestuesit morën kontrollin e të njëjtës sallë ku tani po zhvillohet gjyqi.

“Ata vepruan sepse zoti Donald Trump i dërgoi në këtë mision,” tha një nga prokuroret, Stacey Plaskett, delegate demokrate që përfaqëson Ishujt Virgin.

Paraqitja tronditëse hapi ditën e parë të plotë të argumenteve në gjyq ndërsa prokurorët argumentuan se zoti Trump nuk ishte një “spektator i pafajshëm” por “nxitësi kryesor” i trazirave vdekjeprurëse të Kapitolit, një president që për muaj me radhë përhapi gënjeshtra për zgjedhjet dhe ushqeu zemërimin e një turme mbështetësish, të gatshëm të ndiqnin thirrjen e tij për të ndalur fitoren e zotit Biden.

Demokratët argumentuan se ish-Presidenti Donald Trump mbolli farën për sulmin vdekjeprurës  Kapitol shumë  përpara datës 6 janar, me pretendimet e tij  rreme se zgjedhjet ishin vjedhur.

 ditën e dytë  gjyqit  ish-presidentit  Senat ata thanë se ligjvënësit kishin detyrimin për ta mbajtur ish-presidentin përgjegjës për ngjarjen.

“Trump e kuptoi pranverën e kaluar se ai mund t’i humbiste zgjedhjet e nëntorit dhe filloi  mbjellë farën e zemërimit midis mbështetësve  tij, duke thënë se ai mund  humbte vetëm nëse zgjedhjet vidheshin,” tha ligjvënësi demokrat Joseph Neguse.

Nëse duam  mbrojmë republikën tonë dhe  parandalojmë  diçka e tillë  ndodhë përsëri, ai duhet  shpallet fajtor,” tha ligjvënësi.

Ai vlerësoi ish-Nënpresidentin Mike Pence, i cili  6 janar drejtoi seancën e çertifikimit zyrtar  fitores  Presidentit Joe Biden, pavarësisht presionit nga zoti Trump për ta ndalur procesin.

Avokatët e zotit Trump argumentojnë se retorika e ish-presidentit mbrohet nga garancia e fjalës së lirë në bazë të Amendamentit të Parë dhe se individët që hynë në Kapitol dhe jo zoti Trump, ishin përgjegjës për sjelljen e tyre kriminale. Ata thonë gjithashtu se gjyqi synon thjesht t’i japë fund karrierës politike të zotit Trump.

“NXITËSI KRYESOR”

Anëtari i Kongresit, Joaquin Castro citoi ato që ai i quajti akte të qarta të frikësimit politik kundër punonjësve të zgjedhjeve në shtetet ku zoti Trump po humbte. Në Filadelfia, Atlanta dhe Miluoki, tha zoti Castro, mbështetësit e ish-Presidentit Trump u përpoqën të përdornin forcën e armatosur për të penguar numërimin e votave.

Delegatja Plaskett tha se në mënyrë të përsëritur, zoti Trump “inkurajoi qëllimisht” dhunën nga mbështetësit e tij.

“E vërteta është se Presidenti Trump për muaj të tërë u kishte bërë thirrje përkrahësve të tij që të marshonin në një ditë të caktuar, në një kohë të caktuar, në një vend të caktuar, për të ndaluar çertifikimin,” tha ajo.

Veprimet e zotit Trump kërcënuan një nga tiparet dalluese të demokracisë amerikane, transferimin paqësor të pushtetit, thanë menaxherët demokratë, duke e quajtur zotin Trump “nxitësin kryesor”.

“Kjo çështje nuk ka të bëjë me shpalljen fajtor të një spektatori të pafajshëm për dhunën e tmerrshme dhe dëmin që ndodhi më 6 janar,” tha në hapje të seancës ligjvënësi Jamie Raskin, që luan rolin e kryeprokurorit në gjyqin e Senatit. “Kjo ka të bëjë me kërkesën e llogarisë ndaj personit që ishte përgjegjës për nxitjen e sulmit.”

 zoti Trump  shpallet fajtorduhet  një shumicë prej dy  tretave e anëtarëve  Senatit  votojnë për një gjë  tillëçka do  thotë se  paktën 17 republikanë duhet  bashkohen me 48 demokratët e Senatit dhe dy  pavarur për  votuar kundër zotit Trump, i cili mbetet figura  e fuqishme e partisë  tij edhe pasi nuk është   detyrë.

Të martën, vetëm gjashtë nga 50 senatorë republikanë votuan së bashku me demokratët për të përcaktuar se gjyqi ishte në përputhje me Kushtetutën dhe mund të vazhdonte edhe pse mandati i zotit Trump përfundoi në 20 janar.

Senatori Republikan Ron Johnson, një aleat i zotit Trump, u tha gazetarëve gjatë një pushimi se procedurat do të bëheshin “mjaft të zvarritura”.

“Kjo është një lojë politike,” tha ai.

I pyetur nëse Republikanët kishin marrë udhëzime nga udhëheqësi i pakicës republikane të Senatit Mitch McConnell mbi votimin, senatori Kevin Cramer tha se senatorët do të votonin në bazë të “ndërgjegjes së tyre”.

NJË VEND I PËRÇARË

Në një sondazh të Ipsos për Reuters, rezultatet e të cilit u bënë publike të mërkurën, 47% e të anketuarve thanë se zoti Trump duhet të dënohej, ndërsa 40% u shprehen kundër, të ndarë sipas përkatësisë partiake.

Gjyqi në Senat nuk është hetimi i vetëm me të cilin përballet zoti Trump pas largimit nga Shtëpia e Bardhë. Prokurorët në distriktin më të madh të Xhorxhias kanë hapur një hetim penal mbi përpjekjet e zotit Trump për të ushtruar ndikim tek rezultatet e zgjedhjeve të atij shteti pasi doli në pah një telefonatë më 2 janar ku ai i bënte presion sekretarit të shtetit për të “gjetur” votat e mjaftueshme për të përmbysur humbjen e tij në Xhorxhia.

Gjyqi i Senatit mund të përfundojë të shtunën ose të dielën, sipas një këshilltari të lartë të Senatit.

Disa demokratë kishin shprehur shqetësimin se një gjykim i zgjatur mund të vonojë ecurinë e programit të zotit Biden, përfshirë një paketë të propozuar prej 1,9 trilionë dollarësh mbi koronavirusin. Zoti Biden nuk kishte në plan ta shikonte gjyqin, tha Shtëpia e Bardhë. I pyetur të martën në lidhje me procedurat, presidenti tha se ai ishte përqendruar në punën e tij.

Zoti Trump është i vetmi president  gjykohet nga Senati pas largimit nga detyra dhe i vetmi ndaj  cilit ngrihen dy herë akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve. Ai është presidenti i tretë  historinë e Shteteve  Bashkuara ndaj  cilit ngrihen akuza nga Dhoma e Përfaqësuesve.

Asnjë president amerikan nuk është hequr nga detyra pas ngritjes së akuzave nga Dhoma e Përfaqësuesve. Procesit të shkarkimit i janë nënshtruar Bill Clinton në vitin 1998 dhe Andrew Johnson në 1868, por edhe ata u shpallën të pafajshëm. Richard Nixon dha dorëheqjen në 1974 në vend që të përballej me procesin e shkarkimit për skandalin Watergate.(VOA)

1 komente në “Demokratët paraqesin video tronditëse si prova në gjyqin ndaj ish-presidentit Donald Trump”

  1. tropoja says:

    edhe ky i sulmon institucionet shteterore si edvin droga kministrine ku mbeten te vrare qytetaret njelloj u be dhe ne usa

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje