Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari reagoi pasi u gjobit me 50 milionë lekë të vjetër për moszbatimin e masave anti-COVID.
Sipas tij, gjoba tregon se kryeministri Edi Rama i frikësohet LSI. Ai i bëri thirrje policisë që të mos merret me gjobat për maskat, por të kapë kriminelët.
“Kryeministri Edi Rama është i tmerruar nga rritja e pandalshme e LSI në Qarkun e Korçës. Gjoba tregon tmerrin që Edi Rama ka ndaj LSI.
Edi Rama, Niko Peleshi nuk mund të intimidojnë simpatizantët e LSI me ushtarin e tyre në drejtorinë e qarkut të Korçës, Ferdinand Mara. Ferdinand Mara është ushtar i Edi Ramës, Niko Peleshit dhe Rragamit të bëjë kujdes të respektojë ligjin dhe të merret me trafikantët dhe trafikun e drogës dhe jo të gjobisë qytetarët e ndershëm.
Më 25 prill të rinjtë dhe të rejat e Korçës do të çmontojnë këtë treshe që ka marrë peng Korçën”, deklaron numri dy i LSI!
Braimllari u gjobit pas takimeve masive që kishte zhvilluar në Korçë, me qytetarë që nuk mbanin maska dhe nuk respektonin distancën.
O Brahimk…i edhe ne zgjedhjet parlamentare globale (shpikje e imja), LSI pritet te dale e para. Hajduter, vrases dhe bandit. Ne vend qe te kerkoni falje, kercnoni. Populli duhet tu largoje nga skena politika njehere e mire.
Ceshte ky Karagjos !
Po cfare jane 50 milion per keta LSI.
O kokë bosh po grumbullimet në këtë situatë çojnë në humbjen e jetëve të njerëzve nga infektimi,apo punë e madhe për ju njerzit e “ndershem”
Kriminelet vrasin njeri tjtrin , ndersa ju kafshe per pes vota merni ne qafe qindra fukarenj.
C’hyjne trafikantet ketu? Denohesh se ke thyer ligjin. Pergjigju ligjit jo Maliqit.