A mbahen këta ‘jetimë’ pa pushtet?

12 Shkurt 2021, 16:53Politika TEMA

Nga Frrok Çupi

A mbahen këta pa pushtet? Them me vete cila kategori na kushton më shumë: Të burgosurit apo politikanët? … E di, nga statistikat, se një i burgosur na kushton rreth 500 euro në muaj, ndërsa paga mesatare e një njeriu të lirë e ta pa fajësuar- vetëm 30 mijë lek…

Po politikanët, këta rrondokopë të mbetur buzë përroit?

Po lexoj lajme e po shikoj fytyra prej këtyre dhe më vjen një mendim mëshire. Në radhë të parë më vjen keq për Lulin, mbi të gjithë për Lulin me barrën më të madhe. Pastaj edhe për Edin. Monika e ka punën ndryshe se kur t’i dojë qejfi ia le partinë Ilirit si pilaf, dhe merr rrugët.

Po çfarë mund të bëjë Luli me këta burra që, si klloçka, i ka mbledhur dhe i ngroh? Janë burra me nga 100 e më shumë kile, por lëpihen rreth një burri tjetër. Edhe në këtë rast Lul Basha del më i preferuari nga meshkujt se nga femrat, sipas një sondazhi të publikuar sot. Kryetarët e partive aleate, të gjithë burra, nuk i ndahen Lulit aq sa kënga e Naim Frashërit thotë për qengjin që ‘blegërin dy a tre herë/ edhe turret e merr dhènë…’.

Ky është halli i madh i Lulit, e prandaj e them atë fjalën ‘mëshirë’. Mëshirë, edhe mirënjohje ndaj Lulit, në fakt. Mirënjohja ka lidhje me barrën që ky lider i partisë ‘klloçkë’, në njëfarë mënyre, ia heq shoqërisë. Kryetari i PD ka marrë nën flatra nja gjashtë burra që ‘nuk i duhen as dreqit’, të gjithë kryetar partish por parti që nuk kanë asnjë anëtar partie, të gjithë qesharakë sa herë lakmojnë gazetarët e paditur që t’i shfaqin nëpër ekrane. Këta janë aleatët e Lulit, por në njëfarë mënyre edhe siamezët e të burgosurve.

Tani që i mori Luli në ‘furrik’, dhe iu ka dhënë vende të sigurt për anëtar parlamenti- tani këta vërtet na kushtojnë secili aq sa kushton çdo i burgosur. Por puna do të ishte më e rrezikshme nëse nuk do të futeshin nën flatrat e ‘nënës’. Nëse këta do të liheshin rrugëve, ju lutem a më thoni?, kush do t’i duronte lart e poshtë. E para, do të rrënonin estetikën e qytetit, duke rëndur nga një kafe në tjetrën për të kapur ndonjë mik të kryeministrit Rama në mandatin e ardhshëm. E dyta, do të na çudisnin duke sharë Bashën dhe PD-në. E treta, sa herë VV ose ca nevrikë të tjerë do të merrnin gurët kundër pemëve a godinave të qytetit, këta do të dilnin me krahë të shqyer.

Të paktën Luli bëri një mirësi: I futi në parti, i ‘vagjëloi’- thonë në Mirditë për fëmijët që qajnë, dhe ata tani po flenë rehat. Partia Demokratike dhe demokratët- natyrisht- e pësojnë keq, sepse nja dhjetë a dymbëdhjetë vende në Kuvend ua hanë aleatët ‘jetimë’, por kjo është mirësia e kryetarit.

Ka edhe një arsye tjetër pse Luli ndjehet shumë i qetë në mirësinë që bëri, pavarësisht se godet për vdekje PD-në. Luli e di se as në këto zgjedhje nuk ka ‘sy për çapje’ për të fituar gjë; dhe kjo është mençuri kur e di se jorgani yt do të jetë aq i vogël për t’i mbuluar gjithë demokratët. Kështu fitojnë ‘fëmijët e rrugës’ në çdo grupim mirësie, dhe mblidhen nën jorgan diku.

Ka pasur edhe plot arsye Edi, gjithashtu, që i la rrugës fajkonjtë socialistë, ata që nuk ecnin dot me tufën. Por ai bëri një gjë më të garantuar: I la atje, iu tha ‘më mirë djepin thatë’ se sa ju, dhe mori përpara. Disa prej tyre, ashtu çalë-çalë, nuk lanë gjë pa sharë, bënë edhe gazeta e portale, bënë edhe biznese…., por ‘atje larg!’, iu tha Edi. Ky e mori koston mbi vete, ndërsa Luli ia ngarkoi PD-së. Por hajde ndaje mirësinë nga politika…

Ndërsa më të pa lagur dolën Saliu dhe Monika:

Saliu e dha dorëheqjen, ashtu si ‘për gjasme’, pikërisht që të mos përballet me këso punësh e këso ‘jetimësh’. Sa për të mbledhur nën flatra gjashtë a shtatë kryetarë partish fantazmë, që kushtojnë secili sa një i burgosur; atëherë më mirë do të zgjidhte të mbante ca të burgosur të vërtetë. Se të paktën burgaxhinjtë ia dinë hallin liderit, të paktën kërcënojnë ca njerëz, ose e djegin qytetin, ose e vrasin dikë… Po rondokopët, pa vlerë?

Monika e ka zgjidhur ndryshe: Partinë e Ilirit e mban derisa t’i mbetet në dorë. Po iu hallakat si brumi, edhe më keq se kaq, Monika ia le në derë Ilirit; madje mund t’i thotë edhe se ‘mandatin tim po e çoj te kryeministri Rama, se ku bën ti!’.

Ja, vetëm kështu mund të durohen…

8 komente në “A mbahen këta ‘jetimë’ pa pushtet?”

  1. Taulant says:

    Nje bisturi e vertete, e mprehte dhe therese.
    Gallata fillon tani.
    Nga gojeshqyerit qe do plasin nga marazi, dhe nuk do i lene epitet pa i vene Frrokut.
    BravO GAZETAR.

  2. Ladi says:

    A ja vlen te komentosh? – nje mendim me vjen ne mendje nga ky shkrim: vampiri le njef lugatin.

  3. Shqiptar says:

    RONDOKOPÈ quhen nè Mirditè anètarèt e bandès, Frrok?
    Nejse. Parimor, u mundove tè na e shesèsh Edi Ramèn. Po tè kish qènè, do kish shpètuar Shqipèrinè dhe do kishte vènd nè historinè e kètij populli.
    Nuk pati kèllqe, Frrok.
    Atè qè bèn Luli (dordoleci i Saliut) me Mediun dhe Dulet , bèn Edi me Dakot dhe Doshèt.
    Shkurt, e ka marrè therra uratèn nè kètè vènd.
    Zotrote, shkruan me stil, nuk tè ngarkon nga ana intelektuale me çèshtje parimore, thjesht kryen detyrèn pèr tè cilèn paguhesh.
    Mentalitet semafori ky juaji, Frrok.
    Edhe aty paguhet dhe shèrbehet. Politika e atij qè pèrpiqesh tu shesèsh lexuesve, si diçka e mirè, pèrfundon me zgjedhjen e Metès president, me harresèn e gjakut tè 21 janarit.
    Hidh njè sy andej nga Kosova, Frrok, edhe pse nuk tè pèlqen personalisht ajo qè sheh, sepse ai qè po vjen atje, nuk e njeh dorovitjen.
    Ajo qè shohim atje,,,èshtè SHPRESA, Frrok.
    Ju, jini KAPTERRÈT, jo GJENERALÈT E USHTRISÈ SÈ VDEKUR.
    Ju, kini marrè fund moralisht.
    Vazhdoni tè kèrkoni hunj gardhi, Frrok.
    Mbasi gjysmèn e shqiptarève, mèrgatèn, e latè jashtè zgjedhjeve, provojeni tè bèni zgjedhje, vetèm nè fshatin e Taulant Pallès.
    Atje, do fitoni me siguri bindshèm. Pulat, nuk do hanè mè gurè atje, pèr nja njè muaj. Thesi i misrit qè do u jepni ju, do ti shpètojè.

    1. Edhe Une Shqipetar Jam, ashtu si ti...... says:

      Shqipetar…,
      kuptoj se artikuloheni me shume “Dipllomaci”, Epitete e Algorizma………
      Nje Pyetje shume te shkurter : Cfare e di Shqiperine Zotrote ?
      Faktet tregojne se eshte Vendi me i prapambetur i Kontinentit qe jetojme, jo per nga Buka e Ushqimi……por nga Mendja, nga Mendja o Shqipetar e cila te ballafaqon me ato qe sheh e degjon……..E kupton ti o Shqipetar se Shqiperise i ka ikur Mendja tash e 30-Vjet…jane te gjith diku larg ( e shyqyr qe ishin e jane se perndryshe as Buka e Ushqimi nuk do te kishin mjaftuar per ate Popull ) Ato Mendje ekzistonin edhe para shume Vitesh dhe ndoshta nje Pjese e tyre do te ishin kthyer ne Shqiperi, por Berishizmi kanzerogjen ja kishte vene Shqelmin ne Fyt atij Populli …..aty eshte edhe Indinjata e thelle e Autorit te Shkrimit……..por ti Shqipetar, Horizontin qe sheh e Faktorizon tek e shkuara e afert…..jo Shqipetar….shume Gabim……..te mbash Pushtetin , sidomos tani,…….me Dosh e Dako edhe me ke te te duket ty si i papranueshem per Demokracine e brishte shqipetare…eshte ne Konteksin e Kohes dhe veshtrimin tim modest…..Sherbimi me i madh qe i behet Vendit tend….per te vetmen Arsye…….Sal Ram Berisha , antishqipetari poskomunist duhet te mos ekzistoje me ne Skenen e Politike Shqipetare………vetem per kete e asgje me shume duhet qe Rama ta vazhdoje ate Detyre teper, teper, teper, me shume se teper te veshtire…….Ai Vend ka shume nevoje per Mendje i dashur Shqipetar….mendje e disipline……..Mirkuptim e bashkpunim ndermjet cdo Shqipetari qe mendon e punon per veten , Familjen e Vendin e tij…………………………. Partia ne kete Rast eshte Familja dhe me tutje Shoqnia e mire eme rradhe…….KLM Shqipetar

  4. Dule says:

    Frokut ose e i ka ngelur ora,ose ka ngrene diku nje luge corbe te prishur dhe vazhdon te vjelle duke ndotur tere dynjane.

  5. Realpolitika says:

    Bravo Frrok ÇUPI.
    Epara. Luli i mori nen flatra si kllocka qe te duket Opozite e madhe …qe jane shume parti leshi. Se keshtu shpreson te kap vota dhe te genjej nderkombetaret se Edi Rama eshte vetem. Eshte i pa mbeshtetur …te justifikoj pas 25 Prillit ulerimat se ja vodhen votat.
    E dyta LULZIMJA SIKUR TE FITOJ …SI DO TE QEVERISE.ME KETA RRONDOKOPA.???!!!
    PS DHE EDI RAMA EDHE I VETEM DO TE FITOJ.
    POPULLI YNE ESHTEI MENCUR.
    NUK GJYKON ME SI PARA 20 APO 30 VITESH.

  6. popull del nga pylli , sho shi vilat ne lalez says:

    FRROKU. jane te gjthe per skrap , per ne burge , te gjthe hajdute; e mendojen vetm per vet , e nje vend ne parlament nuk ashte = sa harxhon shtet me nje te burgosur; nje deputet nuk merr 500eur rroge po merr 3 a4 fishin , Frroku thirre mendjen.

  7. Atdhetari says:

    SPAK dhe JO-ASPAK Duhet Medoemos të Hetojë dhe Çoj në GJYKATË. DY FAMILJET MAFIOZE, BANDITE, TRADHËTARE, SHKATËRRUESE Berisha & Meta Ndaj Shqipërisë dhe Shqiptarëve. Nqs Kjo do të Ndodhë. Atëhere Vërtet Lind Shqipëria e Re Europiane. Atëherë SHPORRET URREJTJA ndaj vet Shqiptarëve. Për të Mbrojtur Gjithëçka BANDITE që i kanë bërë Shqipërisë deri Tek Përçarja Krahinore kanë Shkuar.
    KY Është Ilaçi për të Shëruar Shqipërinë.
    Jo Cironka Arrestimesh. Nuk Shërohet JO!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje