Kreu i PD Lulzim Basha ka folur pas takimit me ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó. Gjatë deklaratës së tij Basha tregoi disa detaje nga biseda me zyrtarin e lartë, duke shtuar se pas 25 prillit do të nisë një epokë e re për vendin tonë.
Ai tha se me të ka diskutuar çështjen e integrimit të Shqipërisë në BE, duke premtuar se me ardhjen e tij në pushtet do ta bëjë të mundur.
“Rama ka vendosur interesat e veta mbi atë të shqiptarëve. Pas zgjedhjeve e garantova se do kemi një epokë të re bashkëpunimi me vendet anëtare të BE dhe të të gjitha vendeve të tjera. Ishte pikërisht dëshmtim i Edi Ramës që shtoi kushtet dhe do jetë 25 prilli ai që do të bëjë ndryshimin dhe afrimin e integrimit.
E garantova mikun hungarez se pas 25 prillit nis një erë e re marrëdhëniesh me Europën. PD dhe opozita do të bëjnë gjithcka që pas 25 prillit siç arritëm suksesin duke futur qytetarët në NATO dhe duke hequr vizat, na takon që pas 25 prillit të hapim negociatat dhe të përmirësojmë klimën e biznesit”, tha ai.
Kujtojmë se Viktor Orban, kryministër i Hungarisë dhe Mik i Lulzim Bashës është në konflikt të hapur me BE, aq sa dhe buxheti i veneve anëtare është miratuar pa votën hungareze.
Orban është akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, ndërkohë që Parlamenti Europian votoi me shumicë pro hapjes së procedurave kundër Hungarisë për shkak të shkeljeve të shtetit ligjor.
Pikërisht nga ministri i Orban, Basha shpreson të bindë shqiptarët se ka të garantuar integrimin në BE!
O perendi….po ai takoi dhe Xhacken apo nuk quhet….kur takon Bashen eshte I keq…..pa lidhje kazan komplet