Brataj zbulon sasinë: Të hënën vijnë 7 mijë vaksina në Shqipëri

12 Shkurt 2021, 21:49Sociale TEMA

Duke folur për ‘Java në RTSH’, kreu i Urgjencës Kombëtare komentoi sasinë e vaksinave që pritet të vijnë në 15 shkurt në Shqipëri.

Skënder Brataj tha se ditën e hënë pritet të vijnë nga Pfizer 7 mijë vaksina.

Vaksina është hapi i fundit për t’u mbrojtut nga pandemia. Por për fatin e mirë dolën disa dhe jo vetëm një.

Sepse pati një përqëndrim të botës së pasur për të zgjidhur një problem botëror.

Ritmi i prodhimi i vaksinës u mbështet mbi eksperiencën e MERS-it dhe Ebolës.

Mirëpo me daljen e mutacioneve të reja u ngjallën dyshime, por për fatin e mirë ajo ka efekt.

Ne nuk e prisnim që në janar të vinin dozat e para.

Por ja ku jemi kur të hënën do të vijnë 7 mijë vaksina“, tha Brataj për ‘Java në RTSH’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje