Rama lideri më popullor, Godole: Prej ndikimit të medias, Luarasi: Meritë e personalitetit

12 Shkurt 2021, 09:11Politika TEMA

Sondazhi i MRB-së për popullaritetin e liderëve politik nxiti debate në Euronews Albania teksa analistët mbajtën qëndrime të ndryshme për të arsyetuar rezultatet.

Drejtuesja e Institutit për Demokraci Media dhe Kulturë, Jonila Godole e komentoi popullaritetin e lartë të kryeministrit Edi Rama (49.1% pozitiv) kryesisht si rezultat i pranisë së madhe në media dhe përdorimit të tyre sipas zyrës së tij të shtypit. Godole tha se propaganda e madhe dhe PR-i i tij ka nxitur ndikimin te perceptimi i imazhit të liderit popullor.

“Përdorimi, lehtësia me të cilën mediat e kanë lënë veten të përdoren […] Nëse do të bënim një analizë të të gjitha ekraneve, për nga rëndësia se ku vendosen [liderët], jepet sikur vetëm ky ekziston, ndërsa tjetri jepet vetëm për gafat që ai bën, duke e futur një pjesë të madhe të shoqërisë në një spirale heshtjeje […] për këtë mediat duhet të tregohen të matura pasi mund ta përforcojnë [ndikimin],” – tha Godole.

Mirëpo ndryshe nga Godole, Iris Luarasi u shpreh se kryesor për popullaritetin është personaltieti i liderit. Duke mos e anashkaluar rolin e medias dhe postin si kryeministër në popullaritetin e tij, Luarasi tha se Rama është komunikues i jashtëzakonshëm dhe ka aftësi për të përbërë lajm.

Ajo theksoi se në përgjithësi dalja e shpeshtë televizive kthehet në bumerang dhe e largon audiencën.

“Për këto arsye kemi parë ditët e fundit ekipin e zotit Basha që ta fusë [me postime nga përditshmëria në rrjetet sociale] atë te ajo pjesë e elektoratit që nuk ndikohet kaq shumë nga portalet […] ndaj mendoj se nuk është se ka okupuar Rama televizionet, sepse deri në vitin 2012 Rama i ka akuzuar televizionet sepse shumica e televizioneve transmetonin qeverinë e asaj kohe,” – u shpreh Luarasi teksa këmbënguli se për popullaritetin nevojitet fryma politike.

2 komente në “Rama lideri më popullor, Godole: Prej ndikimit të medias, Luarasi: Meritë e personalitetit”

  1. katundari laraman pa din e pa iman says:

    I shohim dhe i ndjejme si laraska,qe kacafyten me njera tjetren,me krakerima fallco,per ´´probleme te medha´´,nga folezat e tyre te ngrohta,qe e dijne,qe nuja u rrezikon kush.

  2. Pensionisti says:

    Te krahasosh Lulin me Edin, eshte si te krahasosh njeriun me majmunin.
    Luli shkrete, bene nje hap dhe shikon mbrapa, e miratoi xhandari ( S. Berisha ) apo jo.
    Pse e ka kaq te veshtire PD te kete nje drejtues normal, jo kete klloun qe u ka rene dhurate nga qesja e patatinave blere nga familja skandaloze Berisha?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje