Zbardhet vrasja e dy vëllezërve në vitin 1998 në Vlorë, identifikohet autori

12 Shkurt 2021, 11:34Kronika TEMA

Pas 23 vitesh, autoritetet hetimore kanë mundur të zbardhin vrasjen e dy vëllezërve në Vlorë në vitin 1998.

Policia dhe Prokuroria e Vlorës kanë identifikuar autorin e vrasjes së dyfishtë. Ai është 47-vjeçari Gerti Selimaj, i cili është shpallur në kërkim.

Ndaj tij, Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg në mungesë për veprat penale të vrasjes me paramendim dhe armëmbajtje pa leje.

23 vite më parë, 47-vjeçari Gerti Selimaj vrau me armë vëllezërit Beqir dhe Elmaz Hasho në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar.

Policia vijon punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje