Aksi rrugor Lezhë-Milot ka pasur problemet më të shumta mbrëmjen e shkuar, duke shkaktuar probleme për qindra mjete.
Forcat e Armatosura bëjnë me dije se një mjet cisternë i ushtrisë ka mbërritur në zonë për t’i furnizuar me karburant makinat e bllokuara si dhe po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara.
Njoftimi:
Stuhi të tilla bore që rrallë përfshijnë ultësirën perëndimore kanë shkaktuar probleme në aksin Lezhë-Milot.
Megjithatë, Forcat e Armatosura janë angazhuar menjëherë për të ndihmuar sadopak në lehtësimin e situatës.
Një mjet çisternë i FA ka mbërritur për të furnizuar mjetet e mbetura pa karburant, ndërkohë që trupat Komando po ndihmojnë edhe me krahë zhvendosjen e makinave të bllokuara.
(TemA)