Moti i keq, ARRSH njofton mbi situatën e rrugëve: Problematika kryesore aksi Milot -Lezhë, qarkullimi vetëm me zinxhirë në të gjithë vendin

14 Shkurt 2021, 09:57Sociale TEMA

Autoritete Rrugor Shqiptar ka informuar mbi gjendjen e  akseve nacionale në të gjithë vendin.

ARRSH-ja njofton se  gjatë natës reshjet e borës kanë vazhduar pothuajse në të gjithë territorin, shoqëruar edhe me erëra të forta e temperatura shumë të ulëta.

Problematika kryesore është rruga Milot–Lezhë, e cila ka patur borë shoqëruar me erëra shumë të forta, është punuar gjatë gjithë natës.

Aksi është i kalueshëm, përveçse një pjesë në kryqëzimin e Tales, ku kalimi realizohet me një korsi dhe po menaxhohet trafiku. Është punuar pa ndërprerje për pastrim e kriposje.

Sipas ARRSH në rajonin e Veriut, akset rrugore ku qarkullimi bëhet me zinxhirë: Sopot – Qafë Luzhë, B. Curri Valbonë, Krumë-Kukës-U.Zapodit, Kukës-Bushtricë (vasije), Kryqëzim Domaj-Draj Rec Krumë–Qafë Prush, Kryqëzim plepa – Kam, Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë, Ura Matit(lapidari)-Lis, K/Ulëz-Ulëz, Trebishtë-Doganë, Qafë Mali-Fierzë.

Në rajonin qëndror qarkullimi bëhet me zixhirë në akset Krujë-Sari Salltik, në segmentet e Dajtit, në Prrenjas – Qafë Plloçë, në Rrugën e Stëblevës.

Në rajonin rrugor qarkullohet, me goma dimërore ose zinxhirë. Kontraktorët janë në terren  për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

ARRSH apelon që të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë̈ shpejtësinë dhe të respektojnë̈ sinjalistikën rrugore.

1 komente në “Moti i keq, ARRSH njofton mbi situatën e rrugëve: Problematika kryesore aksi Milot -Lezhë, qarkullimi vetëm me zinxhirë në të gjithë vendin”

  1. Opinion says:

    Ku ta dinin këto te shkretët qe do binte borë, çuni im 5 vjeç e dinte, po këto jo. Ikni nje orë e me parë, ju lutem, pa rrëmujë e pa potere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje