Tire Alldervishi - Edvin Prifti: Dy raste të ngjashme dhe dy qendrime të ndryshme nga politika e media

13 Shkurt 2021, 11:52Sociale TEMA

Tire Alldervishi, një pastruese që i mori 8 milionë lekë vajzës së një të moshuare që ishte infektuar me Covid, për dy javë u kthye në epiqëndër të debatit në Shqipëri.

Dhe jo debatit shoqëror, por atij politik.

Drejtuesit kryesor të opozitës u hodhën në sulm, duke përdorur rastin e Tires për të treguar se Edi Rama ka dështuar me systemin shëndetësor.

E përdorën aq shumë këtë rast, sa e përmendnin në çdo takim e deklaratë politike, ndërsa mediat merreshin veç me të, duke bërë dhjetëra emisione.

Dy ditë më parë, u zbulua një rast edhe më i rëndë, që nuk kishte të bënte veç me një paciente, por e dhjetëra, në mos qindra, që mendohet se janë vjedhur ngë nja mjek, Edvin Prifti.

Ky i fundit u arrestua pas një operacioni të SPAK në Gjykatën e Krujës, ku rastësisht doli edhe emri i tij, se merrte ryshfet nga pacientët.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë dhe zyrën e tij, mjekut iu gjetën rreth 500 milionë lekë, të cilat mendohet se janë përfituar nga pacientë të ndryshëm që ai i ka trajtuar në spitalin shtetëror.

Pa dashur ta fajësojmë mjekun, derisa një gjë të tillë ta bëjë drejtësia, duhet thënë se rasti i tij është shumë herë më i rëndë, pasi është simbol i mjekëve që nuk të prekin me dorë dhe të të operojnë, nëse ti nuk paguan.

Pra, është simbol i mjekësisë në Shqipëri, ku mjekët janë bërë miliarderë.

Çuditërisht, për këtë rast kanë heshtur si opozita, ashtu edhe mediat pranë saj.

Ndryshe nga rasti i Tires, për opozitën ky rast nuk tregon dështimin e sistemit shëndetësor të Edi Ramës.

Ata në fakt kanë arsye të fortë që nuk flasin.

E para, se mjeku Prifti është ‘viktimë’ e drejtësisë së re, së cilës i frikësohen disa nga drejtuesit kryesorë të opozitës.

Ndaj ata nuk mund të dalin e të flasin, sepse do të inkurajonin SPAK, gjë që deri më sot nuk e kanë bërë.

E dyta, se Prifti është produkt i sistemit shëndetësor të këtyre 30 viteve, ku një pjesë të madhe të fajita e kanë pikërisht ata që drejtojnë sot opozitën, pasi kanë toleruar korrupsionin në shëndetësi kur kanë qenë vetë në pushtet.

E treta, se nuk e lidhin dot rastin e tij me Edi Ramën, siç tentuan ta bëjnë me Tiren, edhe pse rastet në fakt janë të ngjashme.

E katërta, shumë prej mediave që sot heshtin, e kanë pasu promovuar mjekun Prifti, duke e ftuar nëpër emisione dhe duke botuar shkrimet e tij.

Ndaj, ndryshe nga rasti i Tires së “shkretë” dhe pa mbështetje, që iu hodhën të gjithë përsipër, sikur ajo të ishte mëkatarja e madhe e sistemit shëndetësor, sot heshtin për rastin e mjekut Prifti.

(TemA)

24 komente në “Tire Alldervishi – Edvin Prifti: Dy raste të ngjashme dhe dy qendrime të ndryshme nga politika e media”

  1. EdRama says:

    Kam ikur nga Shqiperia, dhe jetoj jashte. Ndoshta vendimi me i mire qe kam marre ne jeten time. Jam prape i varfer dhe ketej ku jam, nuk kam bere dot pare, por ndihem akoma njeri, dinjitetin nuk ma neperkembur askush. Imagjino te te kerkoje ai palo hajdut doktor 5 ose 10 euro njerzve qe nuk i kane keto pare, se nuk i ben dot aq pare ne nje vend plot me hajdute si perfundon. Detyrohesh tju kerkosh borxh njerzve te tu te njohur, te humbasesh edhe ate pak dinjitet qe ke si njeri, per te kenaqur oreksin e nje doktori hajdut. Do te thote qe po ti dhane borxh ato leke te behesh skllav duke punuar per tjetrin, aso te lesh vendin ne kerkim te nje vendi tjeter qe te trajton me mire. Zgjidhja per mua eshte rikthimi i denimit me vdekje, plumbin ne goje te gjithe hajduteve. Po u prit qe hajditet te kapin hajdutet te tjere njerez do ikin, dhe Shqiperia do te behet nje grope edhe me e madhe muti se eshte aktualisht.

    1. Bobi says:

      O SPAK te lutem shume hidhi njehere syte nga Petrela se te merr 8000 euro per operacion dhe te nxjerr te vdekur edhe kur nuk te nxjerr dihet fundi I shpejte I pacientit. Te lutem shiko dhe kirurget Mond Celiku dhe te shoqen ke onkologjiku se kane bere kerrdine mbi kete popull fukara
      Petrit Vargu po me lexon se shume qahesh vella dhe mbron keto te pafytyre

    2. Operacioni Zjarri says:

      Jo more, dashke mjekesi falas zotrote? Mos do edhe aresim falas? Me siguri do qe edhe ne pune te hysh pa paguar asnje lek? Po pse more zoteri çu be, koha e Enverit?

      1. Nje qytetar neutral says:

        E mo operacioni leshi mire e ke ti, dashke edhe mish me tallon ti, dashke edhe te ngrihesh qe ne 2 te mengjezit per nje shishe qumesht, dashke edhe te rrish tre ore ne rradhe per nje bidon vajguri, dashke edhe ta gatuash supen ne hale, dashke edhe te hysh ne burg se te shpetoi nje pordhe ne format e edukimit? Po pse more zoteri, ç’u be koha e Enver Bastardit?

      2. Tedi says:

        Pika e pare:

        Ne cilin vend te botes nga drejtesia paska ma shume frike ai qe eshte ne opozite se ai qe eshte ne pushtet?

        Pika e dyte: Ne 30 vjet tranzicion PD ka qeverisur 12 vjet ndersa PK-PS 18 vjet

        Pika e 3: Aq lidhje sa ka rasti i pare me Ramen aq ka dhe i dyti

        Ne permbledhje asnje nga pikat nuk eshte aresyja e vertete. Aresyeja e vertete eshte se Tires ju gjeten mesazhet si dhe personi qe e akuzoi direkt qe i kishte marre parate. Dr i jane gjetur vetem parate qe sigurisht le vend per dyshim dhe nuk eshte pak por ne kushtet kur asnje pacient nuk ka dale te thote se i ka dhene leke me se shumti qe mund ta akuzojne eshte evazion fiskal.

  2. Lani says:

    Po. Raste te ngjashme jane . E per fat te keq nuk ndryshojne shume as ne trajtimin financiar qe u ben shteti shqiptar. Tires i jep 40 mije lek ne muaj e doktorit qe te operon zemren i jep 60 mije. Ketij te dytit madje i kerkon qe te beje vec punes edhe shkencen edhe te formoje mjeke te tjere.
    Ky shtet duhet t’i therrase mendjes e te trajtoje me dinjitet njerezit e mendjes sepse po i reshkasin duke marre rruget e emigracionit e te pisllekut e ketu po mbeten vec hajdutet e injorantet.

    1. Hako says:

      Epo Shqiperi ku nuk don askush qe te paguaje detyrimet ndaj shtetit, prandaj kemi keto rroga.Por, ,askush nuk korruptohet nga nevoja,por nga motivi dhe rrethanat qe e krijojne mundesine,(kete shprehje e lexova te nje artikull,i cili permbi te gjithave ishte edhe mjaft i mire).

  3. DS says:

    Nje doktor delenxhi. Te tjerat dokrra klanrsh te peshtira

  4. Ceni says:

    Prifti mund te jete cfardo por jo mjek, pasi ben pazar para se te te fusi ne sallen e operimit. Po nuk pagove nuk ti hedh syte. Pasataj, politika nuk e ka te leht te flasi per hajdutet. Sepse vjedhja dhe genjeshtra jane cilesite kryesore te saj. Ka dhe nje arsye tjeter. Ne kete vendin tone te mallkuar, po je i dobet te mbysin fare. Po vure pak pasuri apo emer, shqiptaret kane droje.

  5. Doke says:

    I gjithe sistemi shendetesor funksionon ne kete menyr,nje pjese e madhe e fajit bie me qeverite qe kane drejtuar dhe drejtojne vendin se i kane lene mjeket me paga qesharake.
    Zoteria ne fjale eshte nje nga mjeket me te mire qe ka kardiokirurgjia por qe dihej qe kerkonte shuma te tilla per nje nderhyrje dhe njerezit nga halli detyroheshin te paguanin.Mendoj qe per te agriturismo ne nje ndryshim te gjendjes e vetmja rruge eshte rritja e pagave.

  6. sapa says:

    Shqiperia eshte grope muti dhe keshtu do mbese!

  7. Lam Kapshtica says:

    Shendetsia ka vdekur me kohe. E pordhi Sala dhe e dhjeu fare Rama. Njerezit e provojne perdite korrupsionin ne kurrizin e tyre tere plage nga qeverisjet e mbrapshta te kesaj klase politike, qe ndoshta do te thyej qafen me 35 prill.

    1. Nje qytetar neutral says:

      As Saliu pordhi gje, edhe Rama nuk dhjeu gje. Shendetsia shqiptare ishte e dhjere me kohe, qysh ne kohe te qoftelargut (Enver Bastardit), ku vertet dukej se qe falas (ne ket bote asgje nuk eshte falas, shendetsia shqiptare dukej se qe falas se e mbante shteti me punen e papaguar te shqiptareve qe rropateshin per pak leke ne dite), po neper spitalet vinte era shurre e kake dhe te jepnin per te ngrene ushqim bagetie, medikamentet mungonin dhe operacionet beheshin me vegla te pasterilizuara. Ketu nuk po flasim per kliniken e UDHEHEQJES MENDJENDRITUR, por per spitalet dhe ambulancat qe ishin per popllin e lavdishem.

  8. Martin says:

    Ne sistemin e Ekonomise se Tregut edhe Shendetesia duhet te privatizohet.

  9. Outspoken says:

    Shumica e ketyre Doktorave te korruptuar ne QSUT e ne Spitalet e tjera shteterore Jane Militant te PD dhe LSI
    Une kur u shtrova ne QSUT aty te gjithe Doktoret dhe infermieret ishin Maskarenj dhe hajdut, u kerkonin e u vidhnin leke edhe atyre qe nuk kishin buk,
    Pastaj dilnin e thonin qe Shqiperia ka mor fun, ktu sbohet ajer, ktu nuk ka shtet, etj,etj,etj,
    Keta Doktore qe mbolli PD dhe LSI vidhnin ilacet e Spitalit e ja shisnin Farmacive per €10 e pastaj Farmacia ja shiste families te semurit per €80
    Edhe pa piken e Turpit u Benin thirje e u thonin familjareve te pacienteve te dalin ne rruge e te protestojne ,
    Po ju them te drejten
    Une nuk jam edhe skam qene kurre me ndonje parti politike
    Puntor I thjeshte dhe I ndershem kam qen gjithmone kudo ku kam shkuar !

    1. Nje qytetar neutral says:

      Po vallai, ti dukesh qe je i thjeshte, i ndershem, po pak b.lepires kopil.

      1. Outspoken says:

        Eshte e drejta juaj zonje, te mendoni cfare te doni,

        1. Nje qytetar neutral says:

          Po zonjushe, eshte edhe e drejta jote te lepish bithen e atij qe do.

  10. Outspoken says:

    Shumica e ketyre Doktorave te korruptuar ne QSUT e ne Spitalet e tjera shteterore Jane Militant te PD dhe LSI
    Une kur u shtrova ne QSUT aty te gjithe Doktoret dhe infermieret ishin Maskarenj dhe hajdut, u kerkonin e u vidhnin leke edhe atyre qe nuk kishin buk,
    Pastaj dilnin e thonin qe Shqiperia ka mor fun, ktu sbohet ajer, ktu nuk ka shtet, etj,etj,etj,
    Keta Doktore qe mbolli PD dhe LSI vidhnin ilacet e Spitalit e ja shisnin Farmacive per €10 e pastaj Farmacia ja shiste families te semurit per €80
    Edhe pa piken e Turpit u Benin thirje e u thonin familjareve te pacienteve te dalin ne rruge e te protestojne ,
    Po ju them te drejten
    Une nuk jam edhe skam qene kurre me ndonje parti politike
    Puntor I thjeshte dhe I ndershem kam qen gjithmone kudo ku kam shkuar ashtu sic ishin edhe prinderit e mi ,
    I urroj suksese SPAKUT Qe ta pastroje Shqiperine time nga kjo Gangren !

  11. AI says:

    Nuk eshte faji i pagave te larta. Ata pagat i kane te larta aq sa eshte indeksi ekonomik. Por po te shohesh leket qe ju gjeten ato jane shume me te medha nga cdo page e larte qe mund ti jepej atij. Avokati i tij deklaroje se ai i ka leket e pastra te tijat. Ky avokat i ka pare ne se i ka paguar taksat ky mjek per ato leke qe ju gjeten? Mjeku duhet futut brenda vetem se nuk ka paguar taksat pa le se ai ato i ka me korrupsion. Per kete deklarat avokati duhet arrestuar. Keshtu ndodh ketu ne Canada ku une jetoje…

  12. Vlora says:

    Asnje gjithollog nuk pipetiu per kete doktor Tirja nje cop pastruese rotullohej ne goj te tyre si camcakiz nga mengjesi ne darke kurse doktor hajduti qe ka dhe nje betim tu sherbej njerezve u permend shkarazi nga 2 -3 media dhe asnje politikan perfshi dhe k/ministrin.Ketyre xoterinjve ai u sherben me devotshmeri me popullin keta bejne cubinedhe drejtesia veproi me dy standarte Pastrusen e futi brenda kete vetem e pezulloi deri sa te regulloj letrat e te dali I kulluar

  13. Shqiperia e bukur says:

    Outspoken qenke koqe….asnje mjek qe njoh une nuk I do… partite ….trap…mendja politike…mjeku nuk duhet te kerkoje leke e beje pazar kjo eshte e denueshme .Kush ka mundesi e jep tjeter gje….puna eshte kush do na operoje tani..ca arrest, ca iken….Apo kta Studenten e sotem online

    1. Outspoken says:

      @Shqiperia e bukur
      Me njerez si ty Nuk mund te kete Shqiperi te bukur!
      Keta Maskarenj Doktora I pashe me syte e mi kur u shtrova ne QSUT, edhe shumica e tyre aty te rrjepnin nga leket dhe po aty thonin qe ky vend sbehet,
      Keta Doktor Maskarenj jane si kancer qe nuk shkulet sepse korruptojne edhe studentet e rinj duke u mesuar qe te bejne te njejtat gjera,
      Por largqofte, po te ra ty ndonje infarkt ne Zemer apo te te semuren te afermit , te shikojme pastaj se cfare do shkruash
      Edhe ku do tja mbathesh,
      Per shkak te ketyre Maskarenjve Shqiperia po rrezikon te ekzistoje si komb apo shtet !
      Ne radhe te pare ne Shqiperi duhet te rindertohet Morali,Ndergjegjia,Buzeqeshja,dhe Deshira per te jetuar Mire

  14. Outspoken says:

    @Shqiperia e bukur
    Me njerez si ty Nuk mund te kete Shqiperi te bukur!
    Keta Maskarenj Doktora I pashe me syte e mi kur u shtrova ne QSUT, edhe shumica e tyre aty te rrjepnin nga leket dhe po aty thonin qe ky vend sbehet,
    Keta Doktor Maskarenj jane si kancer qe nuk shkulet sepse korruptojne edhe studentet e rinj duke u mesuar qe te bejne te njejtat gjera,
    Por largqofte, po te ra ty ndonje infarkt ne Zemer apo te te semuren te afermit , te shikojme pastaj se cfare do shkruash
    Edhe ku do tja mbathesh,
    Per shkak te ketyre Maskarenjve Shqiperia po rrezikon te ekzistoje si komb apo shtet !
    Ne radhe te pare ne Shqiperi duhet te rindertohet Morali,Ndergjegjia,Buzeqeshja,dhe Deshira per te jetuar Mire
    ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje