Në një kohë kur Serbia po ecën me ritme të shpejta në procesin e vaksinimit, duke çdo vaksinë, mjafton që të jetë e sigurtë dhe e efektshme, vendi ynë është përqëndruar te Pfizer, Astrazeneca dhe ka përpjekje edhe për vaksinën Moderna. E pyetur në Ditari në A2 CNN se pse Shqipëria refuzoi vaksinën ruse, zëvendësministrja e Shëndetësisë u shpreh se objektivi i qeverisë ishte për të marrë vaksinën e parë të certifikuar nga organizata ndërkombëtare të licensuara si EMA apo FDA.
“Dy qëllimet kryesore të qeverisë shqiptare për imunizimin e popullatës. Ishte objektiv për të marrë vaksinën e parë të certifikuar nga organizata ndërkombëtare të licensuar si EMA apo FDA dhe dhe për të pasur vaksinën e parë të licensuar dhe sa më shpejt për t’u aplikuar, ndërkohë që edhe vaksinat ruse rishtas kanë fituar certifikimin dhe ajo kineze gjithashtu, por Pfizer ishte në listën e parë. Tratativat me Pfizer kanë filluar gati në 6 mujorin e parë të vitit që lamë pas, prandaj tendenca ka qenë për vaksina që i kanë përkrahur dhe aplikuar shtete evropiane. Asnjëherë nuk thuhet jo për vaksina të tjera, por të sigurta e certifikuara dhe ky do jetë objektivi në vijim të strategjisë së imunizimit në vend”.
Tomini kujtoi që pas 15 shkurtit do të vijnë fillimisht 10 mijë doza nga Pfizer që do të jenë për personelin shëndetësor dhe të alternuar me grupin e riskut që janë personat mbi 75 vjeç.
“Qeveria shqiptare ka patur kanalet e komunikimit me Pfizer, Astrazeneca dhe përpjekje edhe për Moderna. Sipas planit pas datës 15 shkurt ka plan për 10 mijë doza e më pas 20 mijë të tjera, Astrazeneca ka shprehur shpërndarjen mes 180 vendeve me 20% të mbulesës të popullatës sipas programit në të gjithë vendet që janë në instrumentin Covax. Brenda javës tjetër vjen sasia tjetër e Pfizer që do jetë për personelin shëndetësor i alternuar më pas me grupet e riskut mbi 75 vjeç”.
E pyetur për protokollet e mjekimit dhe skandalet e publikuara në media, Tomini i bëri thirrje popullatës që të jetë bashkë për të minimizuar këtë fenomen.
“Duhet të zbehet fakti kundrejt spitaleve publike dhe duke parë fenomenet e tjera, i bëj thirrje popullatës që të jemi bashkë për një qëllim për të minimizuar këtë fenomen që baltos bluzat e bardha. Duhet të gjykohen nga prokuroria dhe të mos ketë hezitim për shërbimin spitalor. Trajtimi ambulator po zbatohet”.
Ik moj tru laraske! Ti nuk di nga lidhet gomari. Nje dite do te vije turp nga vetja
Z.Tomini…..
Ne luften per shpetimin e jetes se shqiptareve dhe te ekonomise kombetare duhen perdorur te gjitha mjetet.Askush nuk ka te drejte ,edhe,, zoti,,te kritikoje qeverine shqiptare ne perpjekjet e saj per sigurimin e vaksinimit te popullates.E kam te qarte se hezitimi per marrjen e vaksinave jo perendimore, vendoset nga Rama.Por ju si specialiste duhet ta detyroni Ramen te lere menjane gjeoplitiken,….me shendetin che ekonomine nuk luhet.Epoka e ideologjive ka vdekur ne 89..Bota bashkekohore eshte pragmatike ku interesat vendosin politikat dhe jo e kunderta.Kjo eshte nje lufte e vertete ,themelorja eshte fitorja me sa me pak humbje.Cdo vaksine eshte nje jete e fituar..Prandaj merrini ku ti gjeni.Ne se Lancet ,EMAetj konfirmojne sigurine edhe te Sputnik apo Sinofarm mos u hardallisni debateve idiote por merrini dhe perdorini.Nuk besoj qe Putin apo Xi te rrezikojne popullsite e tyre .Perderi sa Perendimi po na injoron ne menyre te paturpeshme,kur per vehte ka kontraktuar dy tre fishin e vaksinave,ne djall, vafshin ,siguroni ku te mundni dhe beni vaksinimin. Lavdia per te vdekurit u sherben vetem te gjalleve .Ata qe ikin nga kjo bote nuk kthehen me dhe nuk mund te gjykojne me.Me mire jeta se lavdia per te larguarit pergjithmone.. Lavdine idiote le tia leme kohes qe vjen prapa ta gjykoje.