Balla për zgjedhjet në Kosovë: I uroj fitoren mikut Albin Kurti! Edhe partitë tona pas 25 prillit të pranojnë rezultatin

15 Shkurt 2021, 10:37Politika TEMA

Pak pas mbarimit të mbledhjes së Shtabit Elektoral në selinë rozë në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla në një prononcim për mediat i ka uruar fitoren Lëvizjes Vetëvendosje, që do të krijojë qeverinë e re të Kosovës.

Balla theksoi se këto zgjedhje ishin shumë të mira, ndërsa ka përgëzuar partitë politike në Kosovë që pranuan rezultatin. Ai i uroi fitoren Albin Kurtit, duke shtuar se mezi pret që të bashkëpunojnë.

Teksa u pyet nga gazetarët nëse Shqipëria duhet të marrë shembull nga Kosova për këto zgjedhje, Balla tha se dy vendet janë si motër e vëlla dhe se këto eksperienca janë të vlefshme.

“Dua ta nis me një urim për Kosovën për mbajtjen e zgjedhjeve me një standard të larta, për një pjesëmarrje të admirueshme në zgjedhje.

Kemi diskutuar në mbledhjen e Shtabit, mbi zgjedhjet në Kosovë. Konstatojmë me kënaqësi që këto zgjedhje vajtën shumë mirë. Gjej rastin që të përgëzojë të gjitha partitë politike të Kosovës për frymën dhe standardin e zgjedhjeve.

Dua ta uroj me gjithë zemër Vetëvendosjen, mikun tonë Albin Kurtin për fitoren e këtyre zgjedhjeve. Uroj që krijimi i qeverisë së re të marrin kohën e mjaftueshme. Mezi presim bashkëpunim.

Ne jemi motër e vëlla dhe sigurisht që marrim nga njëri-tjetri mësime, eksperienca. Ajo që për mua është me rëndësi dhe që mesazhi që duhet të japim është se tashmë partitë politike të pranojnë rezultatin.

Uroj që dhe në Shqipëri pas 25 prill çdo parti politike të pranojë rezultatin. Është me rëndësi që të hiqet dorë nga historitë e së të kaluarës, nga bojkotet.

Ata që humbin zgjedhjet duhet të kuptojnë se nuk është faji i qytetarëve. Kur populli merr pjesë masivisht, edhe pse ishte pandemia, mesazhi ishte i qartë.”, tha Balla.

3 komente në “Balla për zgjedhjet në Kosovë: I uroj fitoren mikut Albin Kurti! Edhe partitë tona pas 25 prillit të pranojnë rezultatin”

  1. Shqiptari says:

    Mirmengjes

    Po ne 30 qershor 2019, ishit te vetem ne zgjedhje dhe nuk i numeruat kaq shpejt votat.
    Hipokrizi e madhe!

  2. Tironci says:

    Dolen hipokritet ne prononcim.
    Ai erdhi ne Shqiperi heren e pare dhe u prit jo si Shqiptar por si serb e si armik, ndersa vucici u prit krahehapur me puthje e perqafime. Dhe me e keqja edhe Vjosa Osmani si presidente ne detyre u prit ne te njejten menyre. Ju nuk keni turp dhe as keni pasur ndonjehere turp. Po ju vjen rradha qe te humbisni e te dilni para drejtesise sic e meritoni, per vjedhjet, tradhetite kunder atdheut si ndarje e kosoves apo shitja e detit. Populli ju fali besimin ju e shkelet me kembe. Tani po vjen edhe ora juaj te jepni llogari. I bej thirrje te gjithe atyre qe kane mende ne vend, mos e shisni voten, as per para e as per vende pune. Votoni partine Zgjidhja te Koco Kokedhimes ose Vetevendosjen se eshte futur edhe ne Shqiperi. Drejtesia vonon por nuk harron.

  3. trendafili Permetit says:

    Duhet ta dini se mik si Albini keni plot ne Shqiperi dhe s’ka nevoje qe nga presidenti e deri tek ai qe vetevendos te behet deputet.
    Kete shikoni ju e jo budallalleqet qe mezi prisni te bashkepunoni me Albinin. Me mire bashkepunoni me Ilirin e Saliun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje