Nga Gjon Ndreja
Arrestimi i kardiokirurgut Edvin Prifti, nga ana e Prokurorisë së Posaçme, të cilit ju gjetën shuma të mëdha parash në banesë dhe zyrë, ka ngjallur këto ditë debate e analiza nga më të ndryshmet. Analistë dhe pseudoanalistë, gazetarë dhe kolegë të mjekut, janë aktivizuar këto ditë dhe me opinionet e tyre kanë pushtuar faqet e medieve. Për hir të së vërtetës opinionet janë edhe pro edhe kundër arrestimit të mjekut por në dominancë janë ato kundër, që fajësojnë Prokurorinë e Posaçme për arrestimin e mjekut.
Sot isha duke ndjekur emisionin “Shqipëria Live” në TCH dhe gazetari drejtues i emisionit, kishte mobilizuar mjekë, gazetarë, opinionistë, madje disa edhe me banim jashtë vendit, për të ju kundërvënë veprimit të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme për arrestimin e mjekut. Disa nga të ftuarit në studio e mbështesnin tezën për mbrojtjen e mjekut, duke i paraqitur shumat e parave të sekuestruara, si dhurata që i kanë bërë qytetarët e ndryshëm për shërbimet cilësore që ai mjek u kishte bërë.
Disa të tjerë e argumentojnë shumën e konfiskuar, me faktin se ai mund të ketë pranuar dhurata ose mund të ketë marrë edhe para, pasi mjekët kanë shpenzuar shumë kohë për t’u kualifikuar dhe pagat e tyre në sektorin publik janë shumë të ulëta. Të tjerë për të zbehur aktin e mjekut e vendosin atë në një sfond ku gjithë shërbimi i mjekësisë në vendin tonë është i korruptuar etj.
Meqenëse këto ide apo teori kanë filluar të zënë shumë vend në diskutime dhe në opinione, si një njeri që kam studiuar dhe publikuar shkrime mbi korrupsionin, e ndjej si detyrim qytetar që të jap edhe unë ndonjë opinion modest rreth kësaj çështje.
Më duhet të theksoj që në krye të herës, se sensi i diskutimit për të shfajësuar mjekun më duket tërësisht i pakuptimtë. Sistemi i ri drejtësisë, objekt i të cilit është bërë edhe mjeku kardiokirurg, ka gjithë ekskluzivitetin për trajtimin e kësaj çështje. Në se arrestimi i mjekut do të ishte një vendim i padrejtë, shkallët e gjyqësorit do të nxirrnin të vërtetën dhe do të vendosnin drejtësinë. Disa nga ata prokurorë që kanë marrë vendimin për arrestimin e mjekut dhe që i kanë kaluar shkallët e vetingut, i njoh personalisht dhe kam bindjen se asgjë nuk do të pranonin në këmbim të integritetit të tyre profesional.
Nga ana tjetër nuk ndodh askund në botë që kur një çështje ka filluar nga Prokuroria, media të bëhet palë në gjykimin e veprimeve të vlefshmërisë apo pavlefshmërisë së veprimeve të saj. Unë do ta kisha pritur me shumë dëshirë hapjen e një diskutimi qytetar, se përse ka ndodhur kjo, cilët janë faktorët socialë dhe ekonomikë që e kanë mundësuar një gjë të tillë dhe çfarë duhet të bëjmë për ta ndaluar këtë fenomen.
Por le të kthehemi te opinionet. Në shumicën e rasteve dominon opinioni se shumat e parave të gjetura në banesë e kanë burimin nga dhuratat e bëra nga qytetarët për shërbimet që mjeku ju ka bërë atyre. Një gazetar, madje solli një shembull nga eksperienca e tij se përpara disa ditësh një i afërm i tij, kishte bërë një ndërhyrje kirurgjikale dhe pas përfundimit me sukses të ndërhyrjes, ky i kishte bërë një dhuratë mjekut e cila nuk ishte kondicionuar më parë nga mjeku dhe ky i fundi e kishte pranuar.
Teoritë mbi korrupsionin japin një përkufizim mbi dhuratat dhe dallimit midis dhuratës dhe ryshfetit ose korrupsionit. Sipas këtyre teorive çdo përfitim i realizuar, në formë materiale ose monetare, nga një person që është duke ushtruar një detyrë publike,dhe marrja ose pranimi i këtyre dhuratave është rrjedhojë e shërbimit publik, konsiderohet korrupsion. Për të dalluar dhuratën nga korrupsioni marrësi i dhuratës duhet t’i bëjë pyetjen vetes. Në se unë nuk do të isha në këtë detyrë, a do të më ofrohej kjo dhuratë apo ky përfitim?
Në se përgjigja e pyetjes është negative, atëherë dhurata nuk duhet pranuar, pasi ajo nuk është e tillë por është një ryshfet. Siç shikohet edhe nga arsyetimi i mësipërm dallimi lidhet drejtpërdrejt me ushtrimin e funksionit publik. Sigurisht edhe një zyrtar publik mund të marrë ose të pranojë dhurata por që ato të mos konsiderohen korrupsion, ofruesi i dhuratës nuk duhet të jetë përfitues i shërbimeve publike të dhëna prej zyrtarit. Dhurata, nuk është shpërblim i një shërbimi të përfituar por ajo është diçka shpirtërore, simbolike dhe nuk përfaqëson kurrsesi çmimin e shërbimit apo përfitimeve të siguruara nga dhuruesi.
Ama “dhuratat” që marrin në përgjithësi, mjekët nuk është e vështirë për t’i dalluar, për faktin se ato jepen menjëherë pas kryerjes së operacionit apo të një shërbimi tjetër mjekësor. Evolucioni i këtyre “dhuratave”, siç kam dëgjuar, ka ardhur deri edhe në caktimin paraprakisht të shumës që duhet të paguajë pacienti, nga mjeku që kryen shërbimin dhe dhuruesi është i detyruar ta plotësojë, pasi nuk e merr shërbimin.
Por nga shërbimi varet jeta e një njeriu dhe dhuruesi nuk merr parasysh kostot, mjafton që të marrë shërbimet. Por edhe këto raste që janë shfaqja më e shëmtuar e korrupsionit, konsiderohen si “dhurata”. Por a ndodh kjo në spitalet publike jashtë vendit apo në spitalet private brenda vendit. Kam dëgjuar që edhe jashtë mjekët mund të pranojnë dhurata në nivelin e vlerave simbolike por kurrsesi si një çmim i shërbimit. Ndërsa në spitalet private brenda vendit nuk jepen as dhurata simbolike dhe as kurrkush nga mjekët apo personeli nuk guxon të marrë para për shërbimet që kryejnë.
Disa opinionistë e ligjërojnë marrjen e këtyre”dhuratave” si më sipër, me faktin se mjekët kanë paga të ulëta në krahasim me shërbimet që ata kryejnë. Sigurisht ka vend për ta përmirësuar sistemin e shpërblimit të mjekëve por kurrsesi në nivelin e premtimeve elektorale, siç jam shprehur edhe në një shkrim tjetër por siç sugjerojnë edhe teoritë mbi korrupsionin, ai nuk lind kryesisht nga nevoja. Nëpunës të niveleve të ulëta apo punonjës të thjeshtë, janë më pak të prekur nga korrupsioni.
Por me që është rasti, përse mund të lindë korrupsioni ? Në përgjithësi vlerësohet se tre janë faktorët që mundësojnë korrupsionin. Së pari mundësia, që do të thotë se sistemet e projektuara antikorrupsion sido që janë projektuar për të ndaluar korrupsionin, përsëri nuk janë perfekte dhe njerëz të prirur për këtë gjejnë mundësinë për të realizuar veprime korruptive. Në këtë drejtim bashkohem pjesërisht me disa opinionistë që fajin për ekzistencën e korrupsionit e adresojnë te sistemi i korruptuar shëndetësor në vendin tonë. Për të shfajësuar mjekun ato shkojnë edhe më larg dhe tërë fajin ja hedhin këtij sistemi por sigurisht që nuk kanë drejtë. Në sistemin shëndetësor ka në shumicë mjekë dhe personel shëndetësor që janë brenda këtij sistemi por nuk janë të korruptuar.
Njeri syresh madje deklaroj hapur, se ai nuk pranonte asnjë lloj dhurate nga pacientët për shërbimet që u kryente atyre. Nga ana tjetër mendoj se strukturat qeveritare kanë shumë për të bërë në lidhje me vendosjen e sistemeve dhe procedurave antikorrupsion në institucionet shëndetësore. E pra fajin nuk e ka tërësisht sistemi por faktori i dytë që lidhet me lindjen dhe ekzistencën e korrupsionit është motivi. Shumë njerëz priren të kryejnë veprime korruptive sepse bien pre e dëshirave për pasuri dhe të mira materiale pa kufi dhe kjo bëhet e mundur në kushtet kur sistemi e lejon një gjë të tillë.
Faktori i tretë po kaq i rëndësishëm ka të bëjë me racionalizimin e veprimeve korruptive. Personat që kryejnë korrupsion fillojnë e bindin veten se një gjë e tillë është e drejtë dhe se atyre ju takon një shpërblim ose përfitim më i madh. Elementë të këtij faktori gjejmë edhe në arsyetimet e opinionistëve tanë që mua më duket se kjo i kalon kufijtë e korrupsionit dhe merr përmasat e kalbëzimit të shoqërisë.
Sektori i mjekësisë është më i ekspozuar nga korrupsioni, për shkak se shërbimet mjekësore nuk sigurojnë mbulimin e plotë të gjithë qytetarëve dhe për t’i siguruar këto shërbime qytetarët përdorin mekanizma nga më të ndryshmet në funksion të realizimit të shërbimeve. Kështu disa nga personeli mjekësor që ka prirjen dhe motivimin e shfrytëzon këtë situatë në favor të përfitimeve falë edhe mungesës së mekanizmave antikorrupsion. Përfundimisht në opinionin tim të gjitha të ardhurat e siguruara nga një zyrtar publik, jashtë burimeve të ligjshme por në sajë të ushtrimit të funksionit publik , duhet të konsiderohen të ardhura të paligjshme dhe me karakter korruptiv.
Jam dakord me arsytimin tend.
Viktimat jane hallexhinjte, ai i eshte xhahili!
Une punoj si mjek specialist ne USA, rroka vjetore eshte dicka mbi $100,000, plus bonuse. Dhurata qe mund te pranojme, nje shishe vere $50-100, ose dicka e ngjashme.
Thjesht, nese te heqin licencen ke marre fund!!
Kam patur shoke studimesh, qe edhe pas 10 vitesh pune si doctor, nuk kishin paguar ende kredine e shkolles.
Une nuk mund ti kursej aq para per 10 vjet pune, se jeta ka kosto. Nuk besoj se z. Prifti ka qene murg.
Nese ka fituar dy here cmimin Nobel ne mjeksi, mbase … dhe une nuk e kam marre vesh ?
Ky eshte rast flagrant korrupsioni.
Sipas nje deshmitari, i afermi i tij vdiq, dhe dr. Prifti i ktheu gjysmen e shumes!!!
Sa te tjera do degjojme!
@Tironsi ZZ
Mos e ke ngaterruar shumen zoti Doktor……….ose punon nje te treten a nje te katerten e vitit ose e shumta je Physician Assistant
Ndoshta gabimi i tij i madh ishte se dhuratat i shenonte ne nje bllok si presidenti Ilir Meta .Ndoshta e bente per te mos harruar miresite qe i benin pacientet . Per tu kthyer tek presidenti pse mos i japim dhe atij me shume dhurata eshte president i nje populli te veshtire .
( Une dua 1, anestezisti do, dy antaret e tjere, duan, sanitaret post operatore, duan, pra bejne rreth 2 ), keshtu me tha “doktorri”.
Keto fjale jane thene ne restorantin ne podrum perballe hyrjes se QSUT, ne rr e “Dibres”, nga nje djale rreth 40 vjeç, i pa rruar, me nje fytyre tejet te lodhur e te pikelluar, qe u thoshte 3 a 4 veteve te moshuar, ulur ne tavoline para pjatave me fasule.
Djali sapo ishte kthyer nga “konsulta” me kirurgun, emrin e te cilit ai nuk e tha, tha vetem “doktorri”
Nuk e di si shkuan punet. Nga sa lexohej ne fytyren dhe veshjen e tij, ai ishte troke.
Faktori i trete sic shkruhet me siper, ku keta “gjeni te pa arritshem” e bindin veten se jane ne te drejte qe te korruptohen, mendoj qe tregon mendesine dominuese ne shoqerine tone.Duhet te filloje kthesa sa me pare sepse jemi pothuajse te pashprese.Respekte per shkrimin
Nuk JUstifikohen 400.MIje Euro..si “Dhurata”…..eshte e Peshtire nga atra KOmentues te Studjove te Dhera ne Shqiperi qe bejne Avokatin Mbrojtes te Dr.Priftiti …ne kete Menyre kerkojne ti Hapin rrugen Korrupsjonit Masive ne Mjekesi..
me Daten 20-Januar isha ne nje Klinike ne GJermani me Rekomandim(Überweisung)..te Mjekut ,per nje Broncoskopi…(Eshte nje ERkzaminim Specjal ne Mushkri qe behet edhe me anen te MIni-Kamerave)…sepse kisha nje Kolle-te thate,prej afersishte 2-Muajesh..
Se pari me Bene Testin COVID 19….dhe pasi doli Negativ,me thane se do te Qendroja 2-Dite ne Klinike..e Detyrushme..GJate KOhes Bene Ekzaminimet e GJakut…Aktinografi..ect…
Ja me ne Funde erdhi edhe Ora e Radioskopise…KIsha pak Frike sepse ishte Hera e pare,qe do te merrja edhe nje Doze Narkoze…shkuan te gjitha Mire…Nuk njihja Doktorin,nuk NJihja Infermjerin…qe me Shikonte..nuk NJoihja askende nga Personeli..ASKUSH nuk me Kerkoj Para….
Dale nga Klinika me 22-Januar 2021…pas disa Ditesh me erdhi ne Shtepi nje LLogari pagese e Detyrushme..dhe ne RRuge Bankare prej 30-te Eurosh…..e Pagova…dhe Takoj Mjekun qe me Rekomandoj,duke i dhene edhe Rezultatet e Ekzaminimit te Klinikes…Shume mire me tha….ke nje Bronkit te shkalles se pare…dhe me shkroj nje Recete :Antibiotikum Amoxiciline…..Per KUrjozitet e Pyeta:Sa KUshton nje Broncoskopi???Disa Mijra Euro me THa……(Te gjitha te paguar nga Sigurimi Shendetesore i imi-Shteterore)…pse i them keto te gjitha:Me Fate qe huk isha ne Shqiperi,sepse duke pare se C´fare Doktoresh “HUmane” si Prifti qe ke mi aty DO TE LIJA gjithe Kursimet ose nuk do ta bejea Fare…
@@NUk JUstifikohet askush qe Kerkon te pasurohet duke Shantazhuar te tjeret..une keshtu e shikoj:Ose me Jepe kaq ose aq leke :OSE nuk te Operoj dhe le te Vdesesh::KU eshte DETYRA HUMANE E MJEKUT????????????????????????????
Shqiptari në Gjermani,
Respekte. Duke qënë vetë në Perëndim, të kuptoj shumë mire, sepse sistemet shendetesore, pra sherbimet shendetesore Jane pak a shumë të njejtë.
Por te mos fajësojmë as Ramën as Berishën për menyren se si veprojne mjekët.
Ajo qe duhet thënë është se nje ndryshim duhej, dhe qëlloi te fillohej nga ky Edvin Prifti. Kjo nuk e shfajëson, por ai do ishte viktime e politikes ne qofte se do perdorej si kokë Turku, sa per day e faqe.
Ne qofte se do pasohet nga te tjere mjekë te korruptuar, atehere ta gezojë burgun, dhe kembën zvarre per Saliun dhe Metën.
Nuk e lexoj dot shkrimin, sepse qe ne titull eshte tmerr; doktori eshte viktime e dhuratave apo e korrupsiont? Doktori nuk eshte viktime. Eshte karnefice.
Eshte e vertete qe mjeku Prifti eshte i afte.
Per kete bravo i qofte.
Por te tregohemi pak te kujdeseshem.
Nuk na vjen mire, sidomos ne te moshuarve qe nje mjek i mire dhe relativisht i ri ne moshe largohet ne kete menyre.
Nuk e dijme se te kujt jane parate qe i u sekuestruan ketij mjeku. Kete le ta thote drejtesia, por e verteta eshte se dr. Prifti eshte i njohur per vesin e gjobes, apo te kushteve qe u ve te semureve para se te hyjne te operohen, pa marre parasyshe se pjesa me e madhe e pacienteve jane te varfer, detyrohen te marrin borxhe neper te aferm te tyre, marrin kredi, shesin deri edhe shtepi per te shpetuar nga semundja.
Degjojme shume njerez, sidomos militante te opozites qe kerkojne te nxijne tere ate pune te bere ne sherbimin shendetesor.
Ka prej tyre dhe mjeke qe paturpesisht si Tritan Shehu, doktor Mortja, etj qe pa pike turpi dizinformojne ne menyre kriminale aq sa te terrorizuar vijne e u pergjerohen ketyremjekeve matrapaze qe ti nenshtrohen operacioneve kundrejt shumave marramendese, them marramendese per njereeq qe familjarisht e shtyjne muajin me 400 mije leke te vjetra, per pensioniste te varferuar ne kulm. Te pasurit nuk pyesin, i hipin avionit per jaashte shtetit.
Mirepo fatkeqesisht njerezit shume pak dijne per ndryshimin e madh ne mjeksi. Psh
– nje i semure me zemer ka te drejte te vizitohet tek mjeku i cili i cakton daten per te bere koronarografine ne QSUT. Ne se eshte ne kriza dhe ne rrezik, Shteti te dergon ne spitalet private dhe paguan deri ne cent per koronarografine.
– ne se pacienti duhet ti nenshtrohet operacionit, atij i caktohet data per ne QSUT. Ne se gjendja eshte kritike, i semuri shtrohet ne nje spital priivat dhe Shteti merr persiper pagesen per operacionin dhe 7 apo 8 dite fjetje dhe i semuri nuk paguan asnje cent.
Ka edhe shume paketa te tjera qe mjerisht qytetaret nuk i dijne dhe ketu perfitojne mjeket xhambaze qe vejn kushte, biles parate i kerkojne pa hyre ne operacion.
Edvin Prifti eshte mjek qe punon edhe ne QSUT edhe ne spital privat, por te semuret i dergon vete ne spitalin privat dhe kerkon ne dore parate e operacionit, ndryshe ngordh. Kjo eshte e verteta e kesaj gjeje. Kjo qe po them une nuk e rendon ligjerisht kete mjek, kjo nuk eshte prove, por dua te them se nuk ka qofte edhe nje rast te vetem qe Prifti te kete bere nje operacion pa marre pagesa te larta, biles i kerkon ne euro.
– gjendja e brendeshme e spitaleve eshte si nata me diten pas reformes Rama. Deri pa u bere reforma, spitalet ishin kthyer si kazerma ushtaresh, i semuri sillte nga shtepia carcafet, kellefet e jastekeve, batanijet, ushqimet 3 vakte, dysheket pis e te shqyer.
Ilacet jane te gjitha dhe jipen me rregull e jo si dikur qe nuk gjeje nje aspirine apo shiringe e jo me ilace te shtrenjta., kurohet dhe ne baze te
Sot carcafet te bardhe si bora, kellefet e jastekeve, batanijet, ushqimi per cdo te semure sipas porosise se mjekut, nuk te le njeri te fusesh ushqime, ka pasterti dhe personeli me veshje te pastra.
I semuri shtrohet, operohet, qendron disa dite dhe nuk duhet te paguaje asnje cent.
C eshte ky rrugac Luli qe do behet kryeminister qe rri e mashtron se Rama genjeu se mjeksine do e beje falas.
Une marr 7 ilace ne farmaci me rimbursim dhe paguaj rreth 20 perqind me lire se para 7 v jeteve.
– sot per 3 minuta te vjen urgjenca tek dera.
-Cekéupi na shpetoi pasi bejme falas tere ato analiza.
Prandaj kane pergjegjesi keta mjek qe u marrin te semureve ne men§yre te padrejte para qe u duhet te shlyejne per 4 a 5 vjet borxhet apo kredite. Nuk ky§ nje krim qe duhet ndeshkua?
E d1himbshme por i duhet dhene goditje e forte ketij fenomeni.
Nuk mund ta kuptoj se si mund te mbrohen keta lloj mjekesh. Pyetja eshte e thjeshte ” ka shkelur ligjin apo jo ” si mund te mbrohen nje njeri qe shkel ligjin. Po e dini sa cfare thote nje mjek kur nje polic e ndalon ne rruge dhe i merr nje 500 lekesh. Ndersa per veten e tyre lejohet korupsini.
Po ju tregoj nje barcelete me doktore. Nje polic ndalon nje mjek per shkelje te rregullave te qarkullimit. Pasi polici i prezanton shkeljen i komumikon gjoben. Me nje mua se kush jam i thote mjeku. Jo i thote polici, e c’ rrendesi ka. Po ka rendesi i thote mjeku se une jam mjek dhe jam mesuar duke dhe jo duke dhene.
Pershendetje z. Ndreja, pa dyshim artikulli juaj eshte korrekt, ne perputhje me ligjin dhe me opinion publik te shendoshe.
Le te kujtojme se ambasadores amerikane ju ofrua nje dhurate qe kushtonte me shume se 20 dollare dhe ajo e ktheu pas sepse ligji amerikan nuk ju lejon nepunesve te shtetit dhurata me vlere me te madhe se 20 dollare nga nga individet. (http://revistaditore.com/2021/01/12/blendi-fevziu-i-dergon-dhurate-ambasadores-por-yuri-kim-ia-refuzon-ja-arsyeja/).
Personalisht kam pasur rastin te vizitohem tek otorinolaringologu ne shpital shteteror ne Parma (Itali). Meqe nuk kisha siguracion, i ofrova doktorit ta paguaja, te cilin ai e refuzoi ne menyre katigorike.
Cdo lloj indulgjence ndaj keyre milionereve eshte e pafaleshme, ngado qe te vije.
Ajo qe me ben te ndjehem mire eshte dhe gjuha korrekte letrare pa asnje gabim gramtikor apo sintaktik.
Linguist i dashur,
Të bësh gabime është njerëzore por të korrigjosh gabimet, është hhjnore… Kështu kemi nxjerrë mësime nga kritikat e miqve..
Nuk e di në se Jeni vërtetë shkruesi i artikullit, por në qoftë se Jeni, keni respektin maksimal jo vetëm nga unë, por nga shumë lexues.
Njeri shumë i lartë. Ne që kemi vite jashtë Shqipërisë, nuk kemi urrejtje partiakë dhe duam vetëm që të bëhet vendi sa më mirë. Nuk ka rendësi e bëri PD apo PS, sepse ne fakt e bën populli, nuk e bën Partia.
Po e vazhdoi qeveria Rama deri ne fund këtë që kane nisur, hallall votat.
Linguist i dashur,
Të bësh gabime është njerëzore por të korrigjosh gabimet, është hhjnore… Kështu kemi nxjerrë mësime nga kritikat e miqve..
Doktoret jane viktima te sistemit as mish-as peshk qe po zbaton Shqiperia ish-socialiste,
qe po zbaton ne te gjitha fushate jetes moton revolucionare: “Kap cka te kapesh!”
Dhurata….jam plotesisht dakort…..por nuk mund te quhet dhurate kur dikush te kerkon perpara nje shume te caktuar lekesh, ne kembim te ofrimit te profesionit qe ai ushtron.KCK ka gjetur strehimin me te mire ne mjeksi….interpretimet e tjera jane dhe behen nga njerezit qe vet jane zhytur ne batakun e korupsionit dhe qellimisht, ose nga frika i dalin perpara me interpretime favorizuese,mjekut qe shperdoroj jo vetem profesionin si mjek,por dhe rolin drejtues qe kishte …..une do ta quhaja si koka e korupsionit ne mjeksi,e pa dyshim nje mjek qe ka dale me qellim jashte kornizes se betimit qe ka ber ai si mjek….KCK eshte nje nga plaget e medha qe i hapi SALI BERISHA shoqerise aq te brishte shqipetare ..
Asnje dhurate o shqipo, se po u lejua “dhurata” hajde te gjesh kufirin ku mbaron “dhurata” dhe ku fillon korrupsioni! Shqieria nuk do shpike ligje te reja per keto gjera, te jete njesoj si perendimi ku po shkojme. Jane te gjitha genjeshtra ato qe thone disa te korruptuar qe diku ne perendim pranojne kete apo ate dhurate. Absolutisht asnje dhurate! Ky eshte sherbimi publik korekt!