DEBATI/ Avokati: Kardiokirurgu paguhet sa një picë për një operacion zemre, duhet ta ketë rrogën 2000 euro në muaj. Gazetari: Ai i fiton brenda ditës aq

16 Shkurt 2021, 22:06Kronika TEMA

Avokati Adriatik Lapaj duke komentuar situatën aktuale lidhur me arrestimin e mjekut Edvin Prifti, tha se ai merr për një operacion që bën në ditë 10 mijë lekë të vjetra, gjë të cilën e konsideron turp.

Ai tha se duke i garantuar një rrogë të mirë për të bërë një jetë dinjitoze, situata mund të ndryshojë. Nuk është i të njejtin mendim gazetari Mentor Kikia, i cili tha se asgjë nuk do të ndryshojë.

Lapaj: E dini sa merr një kardio-kirurg? Merr 90 mijë lekë të reja në muaj, 3 mijë lekë të reja në ditë, për tre operacione zemre që bën në ditë i bie merr 1 mijë lekë të reja për një operacion, sa një picë.

Duhet t’i garantojë shteti që të bëjnë një jetë dinjitoze, se është kardio-kirurg ai, duke i inkurajuar që ta bëjnë këtë jetë dinjitoze me një pagë dinjitoze.

Mjekët duhet të dalin të gjithë bashkë dhe të refuzojnë korrupsionin dhe rryshfetin, por të kërkojnë rritje rrogash, bashkë në kor.

Debati

Kikia: Nuk funksionon!

Lapaj: Funksionon, nëse ja rrisim rrogën atëherë i stimulojmë të bëjnë më pak korrupsion.

Kikia: Po të ishe ti kryeministër, në mënyrë hipotetike sa do ja rrisje rrogën mjekut?

Lapaj: 2000 euro.

Kikia: Po çfarë i ka ai 2000 euro në muaj kur ato i merr në ditë.

Lapaj: Epo atëherë kanë vlerë prangat, sepse shteti ia mundëson këtë të mirë dhe ai s’e vlerëson, atëherë prangat.

16 komente në “DEBATI/ Avokati: Kardiokirurgu paguhet sa një picë për një operacion zemre, duhet ta ketë rrogën 2000 euro në muaj. Gazetari: Ai i fiton brenda ditës aq”

  1. Shqipetari-Gjermani says:

    @@Avokat Lapaj:jame shume Dakorde ta kete rRogen edhe 3.mije Euro..por te mos kerkoj Zarfe me Para,dhe beje Pazare..jo e bej dhe jo se beje Operacjonin…
    1-Deri sa e ka Pranuar rrogen e tanishme,kjo nuk JUstifikon Shantazhin qe u Bene Pacjenteve.duke u marre para Cash…
    He do te shkoj te Privati le te shkoj…..le te vije me mire ketu ne GJermani….se akoma sa do i Talentuar qe te jete Do ta Filloj Punen si nje Ndihmes-Infermjere ne nje Azil-Pleqesh ose KLinike..dhe do te marre nje Rroge 2300-euro Bruto..si dhe nje Pune me Turne…nuk ka Bakshish ne GJermani…se te ndjekin me Hu ne Bythet GJermanet brenada 24-oresh..lol

    1. E verteta vonon por nuk harron says:

      Mos e ul aq poshte komentin. Dr.Prifti ka diplome kardiokirurgjie italiane qe eshte e njohur automatikisht ne Gjermani. Ti ndoshta punon ne azil pleqsh se profesori me eksperiencen qe ka ne kardiokirurgji , edhe ne Gjermani brenda specialitetit do mbetej. E dime dhe sa fiton legalisht nje Kardiokirurg i mire ne Gjermani, e tejkalon realisht shumen e gjetur te Prof.Prifti ne shtepi. Eshte e drejte e tij ta mbaj ku te doj parate e fituara me pune shumevjeçare, persakohe nuk ka patur denoncim per mitmarrje. Arrestimi i tij eshte akt politik hakmarres. Mesymja ne pronen private se te permendi filani ne tel eshte akt i paligjshem. Nese do ecim me kete llogjike pse nuk kontrollohen pseudorilindasit ne shtepi se i permendet emri ne tel.Ndraghetes. Eshte koha per reflektim.

      1. AAA says:

        O è verteta
        Doktorret ne ndihmen e shpejte ne Itali rrogen e kane 2000 euro.
        Por 2000 euro ne veri te Italise eshte equivalente me ate 900000 lekshin qe merr ky doktorri ne Shqiperi.
        Ndryshimi eshte qe ky doktorr ne Shqiperi paska te drejte te zhvase te semuret ose perndryshe I le te vdesin ndersa ketu marrin ate rroge dhe mjafte.
        Ketu ka 2 sherbime
        1 shteteror.
        2 Privat
        Ne rastin shtet nuk ekziston mundesia qe te kerkoje njeri zarfin.
        Se po nuk ja dhe te le te vdesesh.
        Meqe ky kardio kirurg paska studiuar ne Itali dhe qenka kaq i zoti cudi qe u kthye ne Shqiperi.
        KA SHUME DOKTORR SHQIPTARE QE PUNOJNE NE ITALI DHE ME TE VERTETE JANE SHUME TE ZOTE DHE SHUME HUMAN.
        Sa per leket qe I gjeten ne banese normale qe ne cdo vend te botes duhet ti justifikoje me fattura perndryshe kemi te bejme me pastrim parash.
        Dhe kjo perben veper penale.
        Dhe e fundit
        Si ka mundesi qe njerez si puna e ketij avokatit apo edhe gazetareve te ndryshem te mbrojne krimin ne menyre publike pa iu dridhur syu???!!!!!
        Gezohem qe Jane shtruar njerzit qe po denuncojne raste te tilla.

  2. Astrit says:

    E ke gabim kikia!Sipas avukatit te tije ne qoftese bene 3operacione ne dite i thone 6000€ dhe jo 2000€ sa thua ti,por kjo eshte prape e diskutushme se une besoj qe mere me shume se rasti i pergjimit ishte me mik dhe ka pasur dhe ulje cmimi.Roga nuk ka te beje fare se ate justifikim e kane.

  3. Rrumpalla says:

    O Llapaj, a e di ti se sa e ka rrogën një doktor në shtet në U.S.A? 150.000 deri 200.000$ në vit, por ai paguan taksa, që ta garantoj që nuk janë më të ulta se 25%, paguan insurencë mbrojtjeje nga pacientët, sigurishy pastaj paguan dhe koston e lagjes ku ka shtëpinë. Por ta garantoj që në fund të vitit i mbesin në dorë shum më pak se mjekët në Shqipëri. Mjekët që fitojnë llotarinë për të emigruar për në U.S.A. vetëm familjet sjellin për tu shkolluar apo për të jetuar, kurse vet mjeku kthehet në Shqipëri dhe vazhdon zanatin e tij, duke mbijetuar më pagën e tij të vogël dhe atë bakshishin ditor që e ka jo më të vogël se 500$ në ditë se përmënd ose nuk hynë tek taksat.

    1. Kaci nga Skrapari says:

      Je me te vertete Rrumpalle , po vertete Rumpalle. Doktoret sidomos ata specialiste ne spitale publike apo ato privavate as qe imagjinohet se sa marrin. Nje profesion fare i thjeshte merr ne North Amerika, mer shume me teper se doktoret me te shquar ne Shqiperi. Kjo eshte arsyeja qe doktoret marrin bakshishe apo para per sherbimin qe bejne.
      Edhe 2000 euro qe thot ai gazetari jane shume pak ped nje doktor te specializuar.

  4. Tikumatrapiku says:

    Ky Lapaj eshte nje lapangjoz. Nje idiot ae ben si parimor por nderkohe eshte i korruptuar deri ne maje te flokut. Vjehrrin ja shkarkoi vetingu si gjyqtar i tej korruptuar. Ndersa ky eshte asistent i Argita Berishes. Normal qe mbron kirurgun e korruptuar.

  5. zgalem says:

    E ke idene se nga ku eshte nisur Shteti yne ? Eshte nisur nga niveli Zero , qe na keshilloi Saliu . Tha troc : Juve merrni zero , ai te merrte 100. Ky eshte Saliu , ky kriminel shume dimensional . Zgalem

  6. Sherifi says:

    Me argumentet e tij, Lapaj u tregua i anshem. Kisha kujtuar se ishte njeri i drejte dhe parimor, por nuk qenka i tille. Me sa duket edhe ai, ashtu si disa te tjere qe i dolen ne mbrojtje doktorit, mund te kene pasur mundesine ne te kaluaren qe nepermjet lidhjeve te perfitojne sherbime pa rryshfet. Gjithsesi, nese mbrojtja do te behej per vete doktorin kjo eshte gje tjeter, por diskutimi shkon deri atje ku mbrohet edhe fenomeni. Kjo eshte alarmante.
    Prandaj po perpiqem me poshte te bej nje analize ne parim te fenomenit, ku ndonese i referohem rastit konkret, per te qene korrekt, nuk kam se si t’i quaj te mireqena akuzat ndaj doktorit perderisa ato nuk jane vertetuar. Meqe ra fjala, nuk eshte hera e pare qe organet tona, me qellim apo nga paaftesia, nuk procedojne me pergjime kur ka indikacione, por arrestojne menjehere te dyshuarin dhe pastaj germojne (me se shumti pa sukses) per faktet.
    Se pari, duke iu referuar shifrave, argumenti lidhur me rritjen e rroges per nje jete dinjitoze nuk ka se si te qendroje. Logjika eshte fare e thjeshte. Nese doktori e do rrogen 2 mije euro ne muaj, kjo do te thote se ai do te merrte vetem 2 mije euro per nje operacion dhe operacionet e tjera te atij muaji do t’i bente “falas”. Nese e do 4 mije euro, atehere duhet te bente vetem dy operacione ne muaj me pagese dhe te tjerat “falas”. Dhe keshtu me radhe. Por jo, sipas indikacioneve, pagesa eshte 2 mije euro per cdo operacion. Pra faktikisht pyetja qe shtrohet eshte nese nje doktor do te kenaqej me nje rroge qe do te llogaritej 22 dite pune x 2 mije euro per operacion = 44 mije euro ne muaj. Dhe kjo rroge duhet te kete opsionin per rritje nese do te beheshin me shume se nji operacion ne dite. Pergjigja ndaj kesaj pyetje eshte perseri e pasigurt, duke pasur parasysh se nje person qe i eshte futur asaj rruge veshtire se do te ndalonte. Thene ndryshe, nje doktor qe ka mbledhur 500 mije euro, do te duhej qe ne 250 operacionet e ardhshme te mos merrte me rryshfet dhe megjithate te bente jete dinjitoze. Por kur babezia behet huq, ajo nuk ndalet me, pavaresisht nga rroga.
    Se dyti, ne diskutime mbizoteron nje mbivleresim i profesionit te mjekut ne krahasim me profesionet e tjera. Megjithe respektin per shume prej tyre, per talentin, studimet dhe perkushtimin ne pune, ata nuk jane te vetmit njerez me talent, qe kane studiuar dhe kane derdhur djerse ne profesionet e tyre. Ka plot profesione te tjera apo pozicione pune, qofte edhe publike, ku njerezit meritojne shperblime shume me te larta. Bota e zhvilluar ka gjetur nje balance midis kerkese ofertes per cdo profesion. Doktoret paguhen mire, por po aq mire paguhen edhe inxhinieret, informaticienet, profesoret, etj. Kurse ne nga halli ku e kemi futur veten kemi krijuar nje situate abuzive dhe jemi gati t’u japim doktoreve cdo gje, sepse ata na kane jeten ne dore. Kjo pastaj ka bere qe nje kategori e tille doktoresh te sillen si kusare qe te vene pushken ne balle, parate ose jeten.
    Se treti, nese nje doktor ka pretendime per te ardhura me te larta se sa aty ku punon, ai eshte i lire te hape kliniken e tij ose te punoje per nje klinike private. Por ne rastin konkret kemi abuzimin qe doktori shfrytezon resurset e shtetit per te nxjerre perfitime private shume e shume me te larta se rroga e tij. Dhe me sa duket llogaria i bie me mire keshtu se sa i punesuar te privati ose me klinike private. Por kjo nuk eshte e ndershme dhe as e ligjshme. Duhet ndare mendja.
    Se katerti, ne diskutim u perdor si argument nga Lapaj se personat qe paguajne rryshfet e kane fajin vete, sepse nese atyre u kerkohet rryshfet, ata duhet te bejne denoncim. Ky pretendim nuk ka logjike, persa kohe qe njerezit nga halli jane gati te shesin cdo gje qe kane per te sheruar apo per t’i shpetuar jeten njeriut te tyre. Fatkeqsisht kjo eshte situata qe ne kemi krijuar dhe qe shfrytezohet nga doktoret qe marrin rryshfet.

  7. pjeter says:

    Shteti duhet tu rrise rrogat? Avukati duheta ta saktesoje mire,Shqi0taret duhet ti rtisin taksat per te pagua rrogat e larra te mjekeve.Fuhrt nje ligj special per nje takse te vecante per mjekedine,por ne te njejten kohe edhe nje ligj special te korrupsionit shenderedor.Kush abuzon me profesionin e mjekut dhe si pasoje, ve ne rrezik jeten e pacientit,jo qe karrieren e hedh ne hale,por,per vec familjes se pacientit,duhet ti pergjigjet efhe shtetit si pale e demtuar.Vlera e atj mjeku,nuk mund te matet me rrjepjen e fukarenjve ne Shqiperi sot per sot,por po qe se eshte kaq i zoti,i duhet te punoje ne privat,te paguaje taksat e ta cmoje punen e zotesine e tij privatisht.Ne te kundert,i duhet re jete mjeku personal te Bilk Gatesit o te Bezos,qe te marri 200-300 mije euro ne muaj te pastra rroge.Ne Shqioeri,pervec se ndonje milioner,qe j nuk jane me miliona njeres,te ngelen trafikantet,e fukarenjte qe jane me shumice.Edlshte shume kkllaj te ti bejne llogarite pse rri nje specialist kaq i zoti ne Shqiperi,prandaj sikur edhe 10 mije euro ne muaj te kene rrogeketa,hajdutllekun nuk e humbin kollaj ne Shqiperi,pervec se frika qe mund te bejne shume vite burg,dhe qe u sekuestrohet pasuria njesoj si krimit te organizuar,atehere,ne Shqiperi,me qofte se dote kete mjeke te zote,do te jene ata qe e kane pasion ate zanat,se te tjeret,humbasin interesin te behen te pasur sa hap e mbyll syte.

  8. Asd says:

    Ne se mjekut i duket pak nje pice, e ka rrugezgjidhjen; te largohet nga puna ne shtet. Prangat duhet te tringellojne sa here shkel ligjin. Nuk ka kufij 900 mije leke apo 2000 euro sic flet kuturu avokati.

  9. Konjak says:

    Mir ja bene , keq ishte ne Itali apo ku tjeter ka punuar ne Evrope !?. Shko andej nga hapsana ca kehe , te vesh mend . Mendia e madhe e keqia e te zotit , kujtoje se s’te thyenin dot !. Bej ate burgun sa te te thon , dhe hidhu e mos e kthe koken pas . E kush ka bere ferk ne shqiperi , edhe ata qe mblodhen dicka , me menyrat e tyre , vrasin njeri–tjeterin!. Ne fund , ne fukarenjt do ngelemi , duke shpifur e share njeri–tjeterin , sa te na vije , prifti me thimjato , te na coje ne boten e cudirave ..

  10. Ish klubi i Partizanit nga varri says:

    Se c’me ngjaso pak me fytyren e Adriatik Dhalltes , apo mos te gjithe grabitesit kane nje surrat , nga surrati i Adriatikut nga qetesia dhe dashuria i ngjan Ilir Metes

  11. k says:

    Llap,llap nuk e kupton more degjeneratë se populli ju urren dhe mezi pret
    t’ju arrestojnë dhe t’ju fusin në burg të gjithëve mjekë,infermjerë,avokatë,gjykatës,prokurorë,
    ministra,zyrtarë,politikanë,parlamentarë,kusarë,hajdutë,profesorë etj.etj.

  12. Outspoken says:

    Keshtu I bie qe edhe Zjarfikesit te te kerkojne jo €2mije euro
    Por €20mije euro qe te te Shpetojne Nenen tende dhe femijet e tu nga Zjarri,
    apo Policet qe te shpetojne ty nga kriminelet ,
    Kur e kercenuan, Sa shpejt shkoj ky mjeku per te bere denoncim ne Polici, ke ata polic qe marin rroge sa gjysma e tij,
    Denim
    Sekuestrim pasurie dhe Burg me pune te Detyruar !

  13. Outspoken says:

    Keshtu I bie qe edhe Zjarfikesit te te kerkojne jo €2mije euro
    Por €20mije euro qe te te Shpetojne Nenen tende dhe femijet e tu nga Zjarri,
    apo Policet qe te shpetojne ty nga kriminelet ,
    Kur e kercenuan, Sa shpejt shkoj ky mjeku per te bere denoncim ne Polici, ke ata polic qe marin rroge sa gjysma e tij,
    Denim
    Sekuestrim pasurie dhe Burg me pune te Detyruar.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje