Temperaturat e ulëta në Amsterdam të Holandës kanë ngrirë kanalet e ujit, gjë e cila ka gëzuar tej mase shumë qytetarë, ku disa prej tyre shfrytëzuan këto ditë të ftohta që të rrëshqasin mbi kanalet dhe lumenjtë e ngrirë.
Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin një të ri i cili po bënte patinazh para turmës që e duartrokiste, por në një moment ai hasi në shtresë të hollë të akullit që nuk e mbajti dhe ai përfundoi në ujë.
Fatmirësisht ai nuk pësoi lëndime. (TemA)
#Amsterdam #ijsnietoveralgoed #keizersgracht pic.twitter.com/mhZAuCQ9x6
— Geertje (@ikkomuitdrenthe) February 14, 2021