Qeveria synon të joshë pensionistë të huaj e… të pasur

17 Shkurt 2021, 19:06Sociale TEMA

Qeveria synon që të tërheqë në Shqipëri pensionistët e vendeve të zhvilluara që dëshirojnë të përfitojnë nga klima dhe kostoja më e ulët e jetesës në vendin tonë përmes hartimit të një ligji të ri për të huajt.

Projekligji është depozituar në Parlament dhe pritet shqyrtimi i tij në komisionet parlamentare. Synimi është që veç thjeshtimit të procedurave, dokumentacioneve dhe kritereve të tjera për të rinjtë, apo personat që aplikojnë për një vend pune në vendin tonë, është që të përthithet edhe ai që njihet si “emigrimi i pensionistëve”.

Propozimi i Qeverisë, që shfuqizon ligjin aktual për të huajt krijon një leje të posaçme qëndrimi për pensionistët. Në nenin 85 thuhet shprehimisht se:

“Kushtet që duhen plotësuar saktësohen në pikat e tjera të këtij neni. Në pikën dy thuhet se ai duhet të provojë përmes një dokumentacioni nga vendi ku merr pensionin, ky pension duhet të jetë të paktën 1 mln lek të vjetra në muaj dhe të tërhiqet nga një bankë në territorin e Shqipërisë”.

Leja e qëndrimit si pensionist mund të rinovohet çdo vit, ndërsa me këtë leje ndalohet ushtrimi i çdo aktiviteti tjetër, si punësimi apo hapja e ndonjë biznesi.

Me regjimin aktual ligjor, të huajt nuk mund të aplikojnë si pensionistë, por me leje si vullnetarë dhe u kërkohet që të paguajnë taksa dhe kontribute shoqërore.

Një tjetër kategori e re e përfshirë në këtë ligj është edhe “leja për punonjësit lëvizës digjitalë”, që jepet për një vit dhe përfshin kategorinë e atyre personave që duan të jetojnë në Shqipëri, por punojnë në distancë për një kompani që nuk ndodhet në vendin tonë.

Projektligji që është në procedurë në Kuvend pason lehtësimin e ndërmarrë në vjeshtën e vitit të kaluar me ndërhyrjen që Qeveria bëri në VKM-në “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave e të dokumentacionit për hyrjen, qëndrimin dhe trajtimin e të huajve”.

6 komente në “Qeveria synon të joshë pensionistë të huaj e… të pasur”

  1. Refugjate says:

    Po ,po kjo eshte “trategji e duhur” Te Rinjte Shqipetare ikin nga syte kembet per nje Cope Buke ne RRuget e Europes, dhe Plakaruqet.dhe “Shtrigat” e Eu-se te vijne ne Shqiperi dhe Shullehen ne Diellin Shqipetare….C´fare Hipokrizie dhe cinizmi!!!!!!!!!!!!

  2. Lani says:

    Shumë mirë dhe madje pak si vonë po kujtohen.

  3. taso kume says:

    PO lere se tallin by..en, kur çmimet e shtepive jane me te lartat ne EUROPE.

  4. Lili says:

    Po , po ama pleqet e pasur te evropes kerkojne spitale ne nivel!

  5. a says:

    ….ne artikull nuk saktesohet gjeja me kryesore: sa persino do te taksohet pensioni i pensionisteve. P.sh. pensionistet italiane ne Itali taksohen ne 22%, ne Portugali 8%, ne Tunizi 2%.

  6. sapa says:

    Behet fjale per budallenjte?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje