Stadiumit "Air Albania" do i ndryshohet tapeti: Një kompani turke do zëvendësojë barin që vendosi kompania greke

17 Shkurt 2021, 19:33Sport TEMA

Pas më shumë se një viti tentativash nga më të ndryshmet për të bërë fushën e “Air Albania” të ishte ajo që duhet të ishte në këtë impiant modern, Top Channel ka mësuar se është arritur marrëveshjen me një kompani turke për ndryshimin e tapetit nga natyral në hibrid.

Gjithsesi, sic duket sot tapeti i Air Albania është në kushtet optimale, që nga 4 dhjetori kur është zhvilluar ndeshja e fundit dhe më pas nuk u lejua më të zhvillohet ndeshje, për arsyen e vetme të përgatitjes për ndeshjen e parë eliminatore të boterorit në Tiranë, ajo ndaj Anglisë më 28 mars.

Për të kanë ardhur specialist edhe nga Anglia që sëbashku me llambat dhe sistemin e ventilimit do të ndërhyjnë për ta ripërtërirë të paktën për atë ndeshje, më pas sistemet artificiale llambat ngrohëse dhe ventilimi do të përdoren edhe për tapetin hibrid.

Ndeshjet e ardhshme ne shtator, Shqipëria do t’i luaj në “Air Albania” me tapetin e ri artificial për të cilin kompania tregon se i mjaftojnë vetëm 4 javë për ta sjell atë në kushtet optimale, ndërkohe që kosto e tij do të jetë rreth 1 mln euro.

2 komente në “Stadiumit “Air Albania” do i ndryshohet tapeti: Një kompani turke do zëvendësojë barin që vendosi kompania greke”

  1. Laku says:

    DHE PAS TURQVE DO VI NJE KOMPANI NGA DUBAI DO TA SHTROI ME PILAF.

  2. VRKRT says:

    Po,sa “shekuj” ka qi osht ndertu ky stadjum.
    !
    Se ndertuesi ka pergjegjsi me riparu kur diçka s funksjono mir..
    Apo ,nga kari grek,ke hajdari turk kta shqiptart!
    Greku t pagoj riparimin !
    Kshu osht dhe n americ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje