Mbappe e Haaland “eklipsojnë” dyshen Messi-Ronaldo, një erë e re sapo ka nisur

18 Shkurt 2021, 14:53Sport TEMA

Dy ditët e ndeshjeve të Ligës së Kampionëve do të mbahen mend gjatë, sepse pas një dueli 15-vjeçar mes Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, që kanë ndezur botën e futbollit, duket se ka ardhur edhe dorëzimi i stafetës: Dueli që do të shënojë epokën e re të futbollit ndërkombëtar është ai mes Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Ndërkohë që Messi po përballet me problem të shumta që kanë përfshirë klubin e Barcelonës dhe Ronaldo është zhdukur në një natë të komplikuar për Juventusin në “Oporto”, yjet e dy talenteve të rinj kanë shkëlqyer sërish në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube.

Messi e Ronaldo sigurisht që do të vijojnë të bëjnë mirë sërish dhe të fitojnë trofe të tjera akoma, por duket se tashmë dyshja Mbappe-Haaland janë gati të marrin skenën e futbollit europian dhe t’i japin jetë një tjetër dueli spektakolar në futboll.

Rënia e Messit nga froni ishte e qartë mbrëmjen e të martës në “Camp Nou”, pasi Mbappe tregoi forcë fizike dhe aftësi tekniku, duke shënuar tre herë në portën e katalanëve dhe duke u bërë njëkohësisht futbollisti i tretë me më shumë gola me fanellën e PSG-së, plot 111 të tillë ndonëse ka vetëm 22 vite mbi shpinë.

“Kur kam parë Mbappe që shënoi tre herë në portën e Barcelonës, le të themi që jam motivuar edhe më shumë për të shënuar. E kam parë të shënoj dhe kjo ka qenë një shtysë më shumë për mua, që të bëj mirë në fushën e lojës”, deklaroi ylli norvegjez i Borussias së Dortmundit, Erling Haaland, i cili mbrëmjen e djeshme shënoi dy herë dhe dha një asist në suksesin 2-3 të gjermanëve në Andaluzi ndaj Sevillas.

Me dopietën e djeshme Haaland shkoi në kuotën e 41 golave me fanellën verdhezi të Dortmundit, të gjithë të shënuar në vetëm 42 ndeshje, duke konfirmuar shifra vërtetë të frikshme, që bëhen edhe më të ajshtëzakonshem në Ligën e kampionëve, ku ka shënuar plot 18 të tillë në vetëm 13 ndeshje.

Era e re e futbollit sapo ka nisur: Kylian kundër Erling, ose klasi i lartë i francezit, me potencën e jashtëzakonshme të norvegjezit!

1 komente në “Mbappe e Haaland “eklipsojnë” dyshen Messi-Ronaldo, një erë e re sapo ka nisur”

  1. haha says:

    me trukin ndeshjesh gjithmon ere e re fillon !!!
    thuaj te verteten gazetar leshi !!!!
    per para futbolli nxjerr edhe pele te dyte po te duash
    shiko bayernin te ike per lesh ne rome !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje