Pas flakëve, lëndët kimike tek ish-trikotazhi po rrezikojnë banorët, ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes nisen drejt Korçës

20 Shkurt 2021, 22:13Kronika TEMA

Sot pasdite një zjarr i madh përfshiu fabrikën e ish-trikotazhit në qytetin e Korçës. Situata vijon të jetë problematike pas lëndët kimike janë djegur dhe kanë bërë reaksion, çka është tepër e dëmshme për jetën e qytetarëve.

Përgjatë gjithë ditës zonë ka pasur çlirim të gazrave toksikë. Sipas burimeve për mediat, nga Tirana janë nisur ekspertë të cilët do të futen në brendësi të godinës për të parë më nga afër gjendjen.

Do jenë ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes ata të cilët do përcaktojnë masën e rrezikut dhe më pas të vendosin se çfarë do të bëhet me këto kimikate.

Në zonë është në gatishmëri zjarrfikësja, por edhe efektivë policie. Ndërsa banorët nuk kanë dalë nga shtëpitë.

2 komente në “Pas flakëve, lëndët kimike tek ish-trikotazhi po rrezikojnë banorët, ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes nisen drejt Korçës”

  1. Zana says:

    Ky problem është i mbartur që nga privatizimi,ose me mire te themi qe nga rrënimi i K.Trikotazheve.Sepse ata që e shkatërruan menduan si të rrëmbenin dhe vidhnin ato që ju duheshin ,të tjerat i kanë lënë në mëshirë të fatit.Me sa di unë edhe kjo pjesë është më pronar ,i cili duhet të përgjigjet për to.

  2. Kritiku says:

    Çfare eshte kjo “fabrika e ish-trikokatizhit”? Nese ishte ish po tani çfare eshte?
    Gazetare dru-me-pre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje