Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Rajmonda Bulku: S'ishte i gjithë populli i gatshëm për ndryshim, kishte nga ata që besonin se Ramiz Alia s'duhej rrëzuar

20 Shkurt 2021, 21:50Dossier TEMA

30 vite më parë mijëra qytetarë shqiptarë të revoltuar përmbysën bustin e diktatorit Enver Hoxha në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë.

Rrëzimi i bustit të diktatorit u iniciua nga greva e urisë e ndërmarrë nga qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. Ajo lëvizje shënoi edhe rënien e sistemit komunist në Shqipëri. Shqipëria u shkëput nga e shkuara dhe nisi një “epoke” të re, ajo e demokracisë.

Ish-deputetja Rajmonda Bulku ka rrëfyer kujtimet e saj për atë ditë, ku është shprehur se jo i gjithë populli ishte i gatshëm për ndryshim, pasi disa besonin se ishin mirë dhe s’kishte pse të rrëzohej Ramiz Alia.

Përpjekjet në atë kohë për ne ishin një shok psikik, sepse nuk ishim mësuar se çfarë ishte greva. Grevë mund të kishin bërë të burgosurit politike, të cilat ne nuk i dinim kurrë. Nuk na i tregonte askush, aq më tepër që në atë kohë në grevë urie ishte futur rinia dhe pjesa më intelektuale e rinisë, studentët. Janë të rinj për ata që janë prindër, janë fëmijë, janë intelektualë në fillimet e jetës së tyre dhe janë e ardhmja e vendit. Ishte sa impresionuese, sa shokuese, aq edhe të tërë u bëmë njësh me këtë gjë.

Nuk ishte gati i gjithë populli për ndryshim. Kishte mosbesim, por kishte dhe natyra të ngurta që akoma besonin se ishim më mirë dhe nuk kishte pse të rrëzohej Ramiz Alia.

Kishte shumë familje të tilla në atë kohë. Ashtu siç kishte edhe studentë aty brenda. Kjo ishte luftë e tyre. Megjithatë, ata treguan se ishin gati të merrnin përsipër dhe të bënin atë sakrificë që nuk ishte bërë në më shumë se 40 vjet të diktaturës. Ishte një guxim dhe ishin ata që në fund të fundit duhet ta bënin, ata që do të merrnin stafetën dhe do ta bënin këtë vend. Rinia ishte e bindur që duhet të lëvizte”, tha Bulku në Ora News.

10 komente në “Rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Rajmonda Bulku: S’ishte i gjithë populli i gatshëm për ndryshim, kishte nga ata që besonin se Ramiz Alia s’duhej rrëzuar”

  1. u dhime duke qesh says:

    Tik – Tak Tik – Tak
    Doli prape kjo debilja ?

    1. Gjergji says:

      Po ti po, sigurisht, te orientonte Eleni, spiune e vjeter. Eh familje plehrash qe ju pallonte Kadri Hazbiu me radhe, sa para prapa.

      1. Kaçi nga Skrapari says:

        Nuk i shtoj asgje komentit tuaj, Gjergji!!!

  2. ben says:

    Shume drejt a ka Bulku. Sali Berisha ishte ai qe mendonte se Ramizi dhe klika komuniste nuk duje te rrezohej. Ndryshoi mendje kur a pa se sa i kalbur ishte komunizmi dhe sidomos kur pa se mund te merrte pushtetin per te cilen enderronte.

  3. Kosovarja says:

    Kujtuam se kur u rrezua busti u rrezua dhe denimi me vdekje, por vetem dje beme marreveshje qe te ekstradojme persona qe te denohen me vdekje. Busti i Enverit rron ende…

    1. puc puc says:

      Enveri do te rroje ne jete te jeteve ne historine dhe zemrat e shqiptareve!

  4. Orest Lamaj says:

    Per ke demokraci e ke fjalen moj hajdute ordinere ???? Per ate te pervetesimit ndaj te pamundurit ??? Se gjithe keto vite , dmth per 30 vjet veten skandale , pervetesim te prones publike , krime shteterore te organizuara , korupsion te llahtarshem , vrasje te kundershtareve politike dhe deshmitareve, nje drejtesi te kalbur dhe per pak njerez ……..keshtu e paske kuptuar ti moj debile demokracine ?????? Ptuuuuu plere na tregoke dhe rezimin e bustit …..

  5. Komunisti i papenduar says:

    Kishte ne popull dyshim dhe mosbesim. Koha tregoj se ai popull kishte te drejte. Demokracia dhe mireqenia nuk kane ardhur akoma. Kane ardhur disa gjera te mira bashke me shume gjera te liga. C’do njeri vendos ne peshoren e tij c’fare kemi humbur dhe c’fare kemi fituar mbas 30-vjeteve. Nje gje eshte e sigurte, njerezit kane humbur sjelljen normale te nje njeriu normal.

    1. ben says:

      Komunisti i papenduar-ki miresine e mos i permend fjalet “demokraci” dhe sidomos fjalen “mireqenie”.
      Ne kohen e merhumit, nuk kishim demokraci, por as “mireqenien” qe predikuan komunistet gjat luftes. Nuk e di se cfare moshe keni, por brezi im dhe i prinderve te mi (qe te dy intelektuale) e kane jetuar “mireqenien” e komunizmit duke shpenzuar kohen me te madhe ne rradhat e gjata pa fund, qe krijoheshin cdo dite ne mbremje para dyqaneve te ushqimeve per te blere te nesermen nje liter qumesht dhe 7 kokrra veze, gjithmone ne se do ishe aq me fat qe te arrije ti bleje. Me mire mbylleni halen e mos flisni. Idealet komuniste mbajini per vete se nuk i duhen kujt. Zaten, kusuret e komunizmit po i paguajme edhe sot e kesaj dite, te shprendare si zogjte e korbit, nga te kater anet e globit.

      1. ec aty says:

        Ben rri o torrollak e mos thuaj idiotizma! Natyrisht qe kishte mireqenie relative ne ate kohe dhe nese prinderit e tu kane qene intelektuale, aq me shume qe kane jetuar mire dhe shendetshem. Nuk thote njeri se jetonin ne luks, por nuk jetonin aspak keq. Prandaj mos na caj derrasat fort, se ne kemi jetuar ne ate kohe. Ceshtja e “rradheve” ne dyqane ishte ekzistenciale vertet pas viteve 1985, kur kishte krize ne furnizime dhe produkte, per shkaqe te ditura. Por nuk ka patur gjithmone krize mor tuhaf. Mjaft i mate gjerat me kokrren e vezes dhe shishen e qumeshtit, se e tregon veten njeri te vogel me intelekt te ulet dhe me interesa minimale.
        Sa per demokracine, amon mos na caj koken fort, se demokraci do te thote shteti i popullit!!! Une per vete jam i bindur se Diktatura e Proletariatit eshte Demokraci e vertete, diktatura e shumices eshte demokraci dhe jo diktatura e pakices (e parase dhe atyre qe e kane) sic eshte sot!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje