Sheshi i Shirokës kandidat në BE për arkitekturën, Benet Beci: Kënaqësi që projekti dhe bashkëpunëtori ynë, pjesë e këtij nominimi

20 Shkurt 2021, 15:53Sociale TEMA

“Qilimi Shqiptar” në Shirokë është  nominuar për Çmimin e BE-së për Arkitekturën Bashkëkohore 2022 ku konkurron me veprat arkitekturore nga 40 vende të tjera.

Përmes rrjetit social “Facebook” , Benet Beci, si iniciatori i këtij projekti kur mbante postin e Drejtorit të FSHZH-së  shprehet se për të është  kënaqësi  që sheshi i Shirokës në Shkodër është emëruar si një nga kandidatët për çmimin prestigjoz të arkitekturës të BE-së.

Sipas tij arkitekti drejtues i këtij projekti, Jesus Hernandez prej vitesh ka qenë bashkëpuntori i tij në projektet e mëdha. Përpos “Qilimit Shqiptar” ata së bashku  kanë realizuar edhe projektin e transformimit të bregut të liqenit të Shkodrës si dhe Muzeun e Fotografisë Marubi. Më tej Z. Beci shton se aktualisht ata po realizojnë edhe një tjetër projekt të rëndësishëm, atë të  Muzeut të Energjisë në Koman.

Z.Beci e mbyll postimin e tij me një urim të arkitektit dhe qytetit të Shirokës në këtë garë ku ata po marrin pjesë me këtë projekt që në fakt është pjesa e parë e një programi më të madh transformimi për bregun e liqenit.

Njoftimi i plotë

Eshtë kënaqësi të mësoj që sheshi i Shirokës në Shkodër është emëruar si një nga kandidatët për çmimin prestigjoz të arkitekturës të BE-së Mie Van de Rohes. (Më shumë detaje këtu: https://eumiesaëard.com/ëork/4354)

Me studion Casanova and Hernandez dhe arkitektin drejtues të studios Jesus Hernandez mardhënia e bashkëpunimit nis që nga viti 2014 ku me @BlendiBushati e të tjerë kolegë, ndërtuam Muzeun e Fotografisë Marubi e më pas, në 2016-tën me të njëjtin ekip punuam për konceptimin dhe financimin e projektit të transformimit të bregut të liqenit të Shkodrës.

Bashkëpunimi ynë vazhdon e po punojmë serish bashkë për projektin e Muzeut të Energjisë në Koman.

Vetëm para pak javësh patëm mundësi ta vizitonim së bashku projektin e zbatuar, që në fakt është pjesa e parë e një programi më të madh transformimi për bregun e liqenit, ku ndërhyrje të tjera do të fillojnë së shpejti.

Ndërsa liqeni i Shkodrës ka përjetuar reshje e prurje të shumta këto 2 muaj të vështirë duke kërcënuar edhe në Shirokë, jam i bindur se të gjithë, qytetarë, biznese e institucione shtetërore duhet të bëjmë më shumë për ta mbrojtur e më pas edhe për ta shijuar të plotë bukurinë e kësaj zone.

I uroj arkitektëve së pari, por dhe qytetit suksese në hapat e mëtejshëm në këtë garë. Besoj fort se kjo ndërhyrje transformuese e kthen zonën e liqenit të Shkodrës atje ku i takon, si një nga më të veçantat në vend e rajon.

2 komente në “Sheshi i Shirokës kandidat në BE për arkitekturën, Benet Beci: Kënaqësi që projekti dhe bashkëpunëtori ynë, pjesë e këtij nominimi”

  1. njaci says:

    Me te vertete qe eshte bere nje pune e bukur buze liqenit dhe ne Shiroke por zoti Beci rruga deri ne Koman ka qe ne kohen e Enverit qe nuk eshte vene dore duke u bere nje skandal i vertete, sigurisht qe turpi i bie Sali Berishes sepse per te shkuar ne Tropoje me traget ate rruge do pershkosh pa folur pastaj per venqendrimin e trageteve qe jane si ne mesjete.

  2. Jimi says:

    Nder te pakta punime serioze e bashkekohore ne Shqiperi qe me plot gojen eshte konkuruse me punime europiane. Bravo!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje