“Sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç”! Rama publikon videon me vogëlushin: Unë në televizor punoj, po ti?! Ja batutat mes tyre

20 Shkurt 2021, 19:55Sociale TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Instagram një video, ku zhvillon një bisedë interesante me një vogëlush nga Elbasani. Kreu i qeverisë e pyet djalin sesa vjeç është, ndërsa i thotë se është 20 vjeç.

Gjatë bisedës nuk kanë munguar batutat nga kreu i qeverisë, por edhe nga vogëlushi, i cili gjatë bisedës duket shumë i lirshëm dhe sipmatik.

Ja biseda mes tyre

Edi Rama: Ma thuaj sa vjeç je

Djali: 20

Edi Rama: 20 vjeç apo 20 kile

Djali: Vjeç. Po ti ke dalë te televizori?

Edi Rama: Po ça të bëj aty punoj unë te televizori

Djali: Ty të ka shiku babi në televizor

Edi Rama: Ashtu e? Unë në televizor punoj. Ti punon në Play Station a?

Djali: Jo unë nuk punoj, vetëm shkarkoj ca lojëra. Unë shoh GTA. Edhe nuk e kam frikë se ajo është me arma

Edi Rama: Mos luaj me arma jo.

Djali: Epo unë s’e kam frikë se jam burrë tim

Edi Rama: Je burrë trim ti? Ç’është kjo me armë?

Djali: Jam burrë trim e ba, se ta thashë iher

Edi Rama: Ma the iher ma the po unë s’marr vesh, duhet të ma thush shpesh. Tani ma thuaj sa vjeç je

Djali: 20

3 komente në ““Sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç”! Rama publikon videon me vogëlushin: Unë në televizor punoj, po ti?! Ja batutat mes tyre”

  1. Baulant Talla says:

    Elbasanasit u shkulen se qeshuri me shakate e kripura te Duce Rames!
    ( kur qeveris me batuta te mesuara nga Endri Fuga, patjeter pastaj ai Borxhi Publik shkon te 90% )

  2. Sufllaqexhiu says:

    Vetem perpara o gjigand. Marrsh nga ditet tona o lider global.

  3. Beni says:

    FILLOI DHE KY PALLOSHI SI ENVERI ME SOKOLIN.SA DO JETE KENAQUR GRAMOZ SIGURIMSI ME TAULANTIN NGA LIBRAZHDI.APO JO MERO.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje