“Çfarë bëmë kështu! Vramë veten me duart tona”! Gazetari rrëfen si ndryshoi PPSH pas rrëzimit të bustit të Enverit. Kusht i Fatos Nanos për të marrë drejtimin e saj

21 Shkurt 2021, 13:09Dossier TEMA

Publicisti i njohur i gazetës “Zëri i Popullit”, Hamdi Jupe, në librin e tij, “Shënimet e gazetarit”, tregon momentet e rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës, si dëshmitar okular i ngjarjes në sheshin “Skënderbej” në 20 shkurt 1991.

Sipas tij, populli u provokua nga udhëheqja e Partisë së Punës, për shkak se i ngriti një kult prej faraoni Enver Hoxhës duke i ngritur monument, piramidën si muze, por dhe emërtimet e disa institucioneve të rëndësishme me emrin e udhëheqësit komunist duke rritur zemërimin e njerëzve.

Jupe tregon dhe ngjarjet e ndodhura më pas, siç ishte Kongresi i qershorit 1991, kur PPSH-ja u transformua në Parti Socialiste dhe kushtin e Fatos Nanos për të marrë drejtimin e partisë, nëse vetë partia e re do të shkëputej nga Enver Hoxha.

KONGRESI I FUNDIT

U desh të kalonin edhe tre muaj deri në Kongresin e Dhjetë të Partisë. Delegatët erdhën nga rrethet gati fshehurazi, nga frika e sulmeve prej turmave të opozitës. Situata në Kongres ishte e elektrizuar. Shkrimtari Dritërori Agolli në diskutimin e tij kritikoi ashpër regjimin e kaluar dhe vetë Enver Hoxhën. Kjo irritoi sallën dhe bëri që ajo të ndërpriste disa herë diskutimin e tij me thirrjet: “Enver Hoxha”, “Parti – Enver, jemi gati kurdoherë”.

Kjo e detyroi Dritërorin të deklaronte nga tribuna e Kongresit: “Ju ma vërtetuat mendimin tim, të fshehur në vetvete, se Partia e Punës nuk rinovohet. Bërtitjet tuaja jashtë çdo civilizimi dhe jashtë çdo kohe të qytetëruar, janë pasqyrë e një partie që është shtrirë në shtrat e po jep shpirt … Unë kot mora mundimin ta shpëtoja. Shpëtojeni vetë, po mundët. Unë do të largohem, pasi nuk e duroj dot erën e këtij të vdekuri”.

Ngjarjet po rrokulliseshin me shpejtësi, minutë pas minute.

Nëpër korridoret e Pallatit të Kongreseve, grupe delegatësh që kishin dalë nga salla thërrisnin të alarmuar, duke shkulur faqet me thonj: “Çfarë bëmë kështu! Vramë veten me duart tona, duke ngritur dorën kundër njeriut tonë, poetit Dritëro dhe e bëmë të ikte! E kush mbeti tjetër tani në këtë parti!”.

Ata që kishin sulmuar Dritëroin në sallë, ishin delegatë nga rrethet, pjesa më e pandriçuar e partisë, e bombarduar prej dyzetë vitesh vetëm nga propaganda komuniste për “udhëheqësin e pagabueshëm”.

Ata tani e shikonin veten të tradhtuar nga të gjitha anët, prandaj po përjetonin halucinacionet e zhgënjimit të madh. Në ditën e tretë të Kongresit u “zgjodh” më në fund udhëheqja e re e partisë, Komiteti i ri Qendror i saj. “U zgjodh” me thonjëza, sepse emrat e rinj dukeshin sikur ishin zgjedhur nga një dorë e kujdesshme, pavarësisht nga votimi i Kongresit, me qëllim që në listë të mos mbetej asgjë nga e kaluara.

Në atë listë bënte pjesë edhe Dritëro Agolli, që kishte deklaruar një ditë më parë “largimin” e tij. Atë nuk e kishin lënë të largohej, e kishin mbajtur “me zor” nga krahët ata që kishin ndërprerë fjalimin-funeral të tij ndaj regjimit një ditë më parë. Le të ikte “i vdekuri që vinte erë”, por jo Dritëroi. Dhe ai qëndroi atje deri në fund të jetës së tij, për të shtyrë “gërdallën histori majtas, majtas, majtas!”.

“MANIFESTI” POLITIK I NANOS

Problemi tani ishte zgjedhja e Sekretarit të Parë të saj. (Ishte akoma terminologjia e vjetër për organet drejtuese). Përfliteshin disa emra, midis të cilëve edhe Fatos Nano. Ky nuk pranonte të zgjidhej dhe prandaj mbledhja e Komitetit të ri për zgjedhjen e Njëshit të saj po zgjatej pa mbarim. “Konklava” e partisë nuk mund të mbyllej pa zgjedhur “Papën” e ri. Në diskutime u ngrit edhe një delegate e Gjirokastrës me mbiemrin Shapllo. “Ne, shoku Fatos, nuk kthehemi dot në Gjirokastër, nëse ti nuk pranon të zgjidhesh Sekretar i Parë – tha ajo gjithë patos, por edhe me një lloj trishtimi njëherësh, që nuk po zgjidhnim dot të Parin e partisë.

Nga vendi ku ishte ulur në sallë, Nano iu drejtua asaj: “Dëgjo, ti motër nga Gjirokastra: Nëse unë zgjidhem në krye të partisë, unë nuk kam më punë me Enver Hoxhën. E pranoni ju gjirokastritët këtë apo jo?”. Heshtje varri në sallë. Deklarata politike e Nanos për ndarjen përgjithmonë nga emri dhe trashëgimia e Hoxhës nuk i drejtohej vetëm “motrës” nga Gjirokastra. Ajo u drejtohej të gjithë atyre tetëdhjetë e një anëtarëve të rinj të udhëheqjes së lartë që ishin në atë sallë. Domethënë: “Dëgjoni dhe merreni vesh ju, anëtarë të rinj të udhëheqjes se si do të jetë partia e re, nëse unë zgjidhem në krye të saj”. Ky ishte “manifesti” politik i Nanos. Pas pak çastesh topitjeje, delegatja nga Gjirokastra e mblodhi veten:

– Po, shoku Fatos, do ta pranojmë!

Duartrokitje në sallë. Ai togfjalësh, “do ta pranojmë”, e kishte çliruar situatën nga ngërçi. Ajo dhe gjithë salla e kishin pranuar “manifestin” politik të kandidatit për udhëheqësin e ri.

Fatos Nano u ul në tavolinën që shërbente si presidium në sallën e vogël të katit të dytë të Pallatit të Kongreseve. Po fillonte një erë e re në politikën shqiptare, duke shënuar kështu lindjen e vështirë të një formacioni të ri politik, që po ngrihej mbi gërmadhat e së vjetrës. Nga “mitra e përgjakur” e Partisë së Punës po lindte Partia Socialiste, siç do të thoshte më vonë Dritëroi.

Kjo parti e re do të mbijetonte me sukses të paktën për tridhjetë vitet e ardhshme, duke qeverisur vendin në katër mandate politike dhe duke kërkuar tani edhe të pestin.

11 komente në ““Çfarë bëmë kështu! Vramë veten me duart tona”! Gazetari rrëfen si ndryshoi PPSH pas rrëzimit të bustit të Enverit. Kusht i Fatos Nanos për të marrë drejtimin e saj”

  1. qytetar says:

    Pa e lexuar…..çfare vlere kane sot perrallat !!!!???.
    Z. Juuupeee i thoshte Berisha ….dhe Jupja…si pule e lagur…..ikte ….aq

    1. Loni pe Kolkondasi says:

      Si nuk paskan vlere perrallat? Do ti zoteri te zere gjumi apo jo?

    2. Fisniku says:

      Hamdi Jupe ka qene gazetari me besnik (tani del bythelepires) i Zerit te Popullit,ndersa tani na citon D.Agollin se “Ju nuk rinovoheni”
      Por ne fakt nuk eshte e vertete!
      Sot,pas 30 vjetesh PPSH e shndruar ne PS,jo vetem eshte rinovuar,por eshte SHPARTALLUAR dhe i eshte ukur ne gjunje Edi Rames!
      Kjo do te thote se edhe Enver Hoxhes ia kane patur me hile,ashtu sic ja paten edhe Fatos Nanos!
      Nuk behet shtet demokratik me tru pjerdhur qe ulurijne tere diten se “Po iku Rama do vije Basha”!

  2. qytetar says:

    Jeni drejt vdejkes dhe nxirrni helmin e fundit.
    Edhe njehere ….Berisha ta mblidhte se mbase te njihte mire.

    1. Astrit Pllakekthyesi says:

      Ju zorraxhinjte e Berishës, kujtoni se po shkruani ndonje gje te madhe, por vetem i bëni nder Ramës me komentet tuaja idiote. Vazhdoni se do merrni nga 30 euro shperblim ne 26 Prill, per sherbime te veçanta ndaj PS.
      Paradoksale, apo Jo? Natyrisht, se ju Jeni paradoks i gjallë. Gjoja antikomunistë, qe shkoni mbrapa nje komunisti te betuar. S’keni turp. Shkelet mbi gjakun e atyre qe vuajten nen diktaturën e Enverit.

      1. ben says:

        Astrit Pllakethyesi-faleminderit per komentin tuaj. Me sakte nuk mund te behet.

  3. E megjitheate shume shkrim i bukur , jo te gjithe paskan qene tru shperlare nga kjofte largu , mjafton te shikosh se si paska pas fol , ose si e ka cilesuar diktatorin i madhi Dritero … e pse jo edhe Fatosi , por duket se ky ka pas te tjera probleme ma vone ……..

  4. katarakti says:

    Jo. Dritëroi nuk ka përdorur këto terma si “si nuk duroj dot erën e një të vdekuri”. Ai kërkoi rinovimin e partisë, shkëputjen nga pe-riudha e Enver Hoxhës, hapjen me Perëndimin etj etj. Është e vërtetë që turma u hodh përpjetê e revoltuar nga fjalët e Dritëroit dhe brohoriste për Enver Hoxhën. Por Dritëroi ruajti qetësinë dhe tha vetëm se “kam frikë se kjo parti nuk rinovohet dot”! Nê atë kongres merrte pjesë edhe Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia. Dhe Partia e Punës ishte akoma në pushtet!

  5. Agim says:

    Si ka guxim te genjen e ne kete fare feje ky fundrine e gazetarise shqiptare? Nuk jane te verteta ato qe I a tribuon replikes se Driterot pas dislutimit, ca me pak eshte sajese e plote ajo qe I veshit delegates gjirokastrite Shaplloj ( Elvira quhet ) dhe gjoja pergjigjes se Nanos..Shpifjen jupja e ka zanat .Te kete turp.Turp edhe per ata qe ja publikoje. ..

  6. Per Yyyyyy , perse revoltohesh ,ti e din qe sharjet jane arma e te dobetve , e injorantevE e frigacakeve ??!! nuk dua te perdor sharje mbasi mjafton qe komentet e mia te revoltojne jashte mase duke e humbur kumplet kontrodhin , pse , sepse je kumplet tru shperlare , e pa asnje ndjenje njerezore …. KJO e fundit nuk eshte asgje nga ato qe meriton ti …… si pershembull te permend vajzen gruan ose nenen , megjithese nena jote mbase meriton te shahet jashte mase mbasi ka lindur nje njeri si ti ,….. Shiko sa shume ndryshojme une edhe ti , une e urrej djadhin ti e dashuron , e megjitheate eshte e drejta jote ……

  7. Konjak says:

    Gjith te dobetit menderisht , te pa aftet , jane pjese e pa ndare e krimit , e injorances , e barbarizmes . Ne sistemet moniste , Tiranike , kjo pjese e shoqerise , paguheshin , nderoheshin e respektoheshin , beheshin sherbetor te perulur dhe besnik te sistemit , perkundrejt nje shperblimi , rrogetar , dhe perkrahies sociale e shoqerore , nga sistemi ;, padron –skllavopronar — te kesaj kategorie shoqerore , te cilet ishin baza besnike dhe e keqperdorshme e sistemit . Ne mungese te levizies demokratike , per ndryshim e perparim , ne 90-ten ; nukse ndodhi as eleminimi e politikes aktuale dhe as eleminimi i forcave politike dhe sherbetoreve te tyre besnik , ata jane edhe sot ne balle te pengesave serioze te zhvillimit te vendit . Vetem nje mbrekulli mundet ta shpetoje vendin nga kete uzurpator , pengese serioze per zhvillim e perparim . Pa nje pastrim idesh e midesh dhe zbatimit te ligjit , nukse ka asnje garanci per te ecur drejt mirqenies kolektive .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje