PARADOKSI/ Cili është premtimi më i bujshëm i PD-së, ai që zhbën ligjësitë politike dhe i zhbën ambicien?

21 Shkurt 2021, 17:27Politika TEMA

PD artikuloi dje një prej premtimeve më të bujshme të saj, ç’prej kur nisi të ofrojë, këtu e gati tre javë, një paketë me sosh, të shoqëruara me shifra në euro, të cilat ngjallën debat sidomos për nonsenset arithmetike.

Ndërkohë, kryedemkrati Basha ofroi dhe një konvertim të termit “premtim” duke e zëvëndësuar atë me “angazhim”. Kjo paketë ofrohet dhe si program, por që vuan, edhe në lexim të parë, nga risitë.

Risitë janë ato që reflektojnë stadin ku ndodhet Shqipëria, kontekstet e reja të diktuara nga koha, rrethanat dhe zhvillimet sidomos globale, por dhe llojin e kundërshtarit që ke përballë.

Por risi, në planin e një befasie, pa shifra, pa debat arithmetik, është premtimi më i fundit, ofruar nga sfera morale, e cila deri më tani ka qenë inekzistente si në paketën premtuese e si në ligjërimin opozitar.

“Ne do të zbatojmë gjithë planin tonë kur të fitojmë dhe nëse nuk do ta bëjmë, nuk do të kërkojmë mandat të dytë.

Këtë bëjnë kryeministrat e vërtetë”, është fraza e një deklarate të fundit nga PD, artikuluar të shtunën. Por PD, si për shumë teza të tjera, nuk ofron referencën, pra modelin që i referohet.

Historia e demokracisë moderne njeh akte dorëheqjeje, për shumë arsye, por nuk njeh akoma ndonjë precedent kur një parti qeverisëse nuk kërkon tjetër mandat; të dytë, të tretë, të katërt, si rregull pafundësisht kështu, por kjo terorikisht pasi praktikisht është e pamundur.

Në mbrojtje të këtij premtimi, për t’i dhënë një veshje logjike, PD duhet të sillte një rast të vetëm kur një kryeministër, apo një qeveri, i drejtohet popullit duke i thënë se “unë nuk dua mandat tjetër, pasi nuk mbajta premtimet në katër vjet”(!!!).

Një qeveri mund të shfaqet e dobët apo anemike në ndërtim kauzash pas një apo dy mandatesh, por, edhe si ligjësi demokratike, nuk ka gjasë të mos synojë vijimin e tjetër mandati.

Shembulli për këtë na vjen nga fushata e Nanos në 2005. Ish-kryesocialisti, pas dy mandatesh, vërtet u shfaq në fushatë i pamotivuar, gati i përtuar për ta vijuar më tej qeverisjen, por nuk tha nuk dua mandat tjetër. Madje me pak sforco mund ta kishte marrë dhe një mandat tjetër, pasi siç u pa, sërish e kishte shumicën e votave, e vetëm faktori “Xhuveli” si dhe “hiletë” e tjera të kodit zgjedhor e bën Berishën të dilte fitues.

Nonsensi tjetër i këtij premtimi është politik. Nëse një parti harton një program qeverisës, një program që ka vertikalitet në kuptimin e thellësisë së të rrokurit të problematikave shoqërore, një program që tenton reforma kurajoze dhe delikate, një program që është revolucionarizues në thelb dhe që përfshin shumë zëra shoqërorë, ai shkon tej një mandati, madje dy, tre a më shumë. Dhe, me vetëpërkufizimin e PD vetëm në një mandat, ajo zhvlerëson premtimet që bën, ul pjacën e pretendimeve dhe synimeve, banalizon vizionin qeverisës nëse pretendon që e ka. Sepse premtimet janë dhe të natyrës vizionare, të pakufizuara në një kohë të caktuar.

Premtimet janë gjithashtu dhe çështje debati, pasi palët iu qasen nga këndëveshtrime të ndryshme. PD e di këtë, pasi nuk vjen nga hëna por ka përvojë qeverisëse dhe e di fort mirë që çfarë premtohet, çfarë është në një program elektoral, në kushte qeverisëse pëson devijacione të pashmangshme, të cilat janë të natyrës objektive dhe jo domosdoshmërisht subjektive. Dhe jo në të gjitha rastet është mosmbajtje premtimi.

Nëse i referohemi dy modeleve të “disa mandateve” – Merkel dhe Erdogan – që janë më të suksesshmet e transformimeve të mëdha ekonomike dhe shoqërore, ka tek to një mal me mosmbajtje premtimesh, të cilat janë prezente dhe në ligjërimet respektive opozitare. Por në finale, askush nuk i diskuton arritjet e tyre gjeniale.

Ndërkohë, ato thjesht kanë prekur e jo realizuar vizionin e tyre, atë me të cilën startuan qeverisjen që në vitet 2000, i cili në shumë zëra nuk përputhet me atë që kanë premtuar.

Nëse PD apo Basha, do ishin thelluar në studime modelesh, apo do josheshin sadopak për t’u kulturuar në filozofi politike, në funksion të ndërtimit të një mendimi politik simpatik, të cilin dramatikisht as s’e synojnë e as implementojnë dot, gjë e cila dallohet te një ligjërim i pamençur dhe i mbushur me folklorizma e patetizma të konsumuar, nuk do ishin vetëkufizuar në një mandat e të ofronin premtime që injorojnë ligjësitë politike, e këtë pasi kanë injoruar ligjësitë ekonomike e financiare.

Dhe realisht, nëse të mungojnë në ligjërim dy termat e një vizioni ambicioz qeverisës – “reformë” dhe “strategji”, domosdo që vetëkufizimi do shkojë në një mandat, pa e premtuar në planin moral. (tesheshi)

10 komente në “PARADOKSI/ Cili është premtimi më i bujshëm i PD-së, ai që zhbën ligjësitë politike dhe i zhbën ambicien?”

  1. Qim Peka, figjura viva says:

    Ekonomia eshte e rendesishme por kryesorja jane parimet!
    PD nese fiton zgjedhjet do:
    Te denoje krimet e komunizmit, do arrestoje Nexhmije Hoxhen dhe Ramiz Aline e do i denoje per krime kunder njerezimit!
    Do rregulloje problemin e prones, do ktheje mbrapsht ligjin e prones!
    Ish komunistet nuk do jene me anetare te PD( kjo do realizohet pas vdekjes se Saliut).
    Do shkaterrojme nga themelet hidrocentralet te ndertuara ne kohen e monizmit!
    Arsimi 8 vjecar do jete me deshire!
    Do ringjallim te perndjekurit politik dhe do i demshperblejme brenda dites!
    Laptop , kufje per te gjithe!

    1. Kalec Dega says:

      Premtimi me i bujshem eshte ai i Edvin Rames, nuk kane te sosur……:
      1.Do fus Saliun ne burg….e nxorri edhe ne pension?
      2.Do shkarkoj Presidentin Meta….pasi vete ngriti kartonin per te mos e shkarkuar?
      3.Do hyj ne BE…ne Prill 2016?..ky ishte deshtimi me skandaloz i kesaj mostre komuniste
      4.Do sjelle vaksina naten dhe heret ne mengjez , nga Hena ……..per “personalitetet”..mashtrues patalogjik
      5.Do mbjell geshtenja ne Vlore dhe portokalle ne Tropoje…e kojoi nga Sala kete te fundit etj……si me siper, mashtrues numero uno…
      6.Teatri Kombetar nje vjetersire e se kaluares prandaj ta zevendesojme me Pemet e Lai Erit dhe Projekte moderne te piktorit te deshtuar.
      etj etj
      ..ahaha, per pak harova, Shqiperia ka potencial te madh per te ricikluar plenat toksike te Italise, botes
      =
      LOL

  2. Zot na ruaj says:

    Të bëjë çorap ekonominë…të mbushë vilat me lek…të zhbëjë REFORMËN në drejtësi

  3. Taulant says:

    Hapi i pare i PD-se duhet te jete denimi i pergjegjesve per humbjne ne arbitrazh te 450 miljon eurove prej tekeve te Rames&Veliajt e pergjegjesve te tjere.
    Kush do ti paguaj 450 miljon euro Bechetit &Co .
    Per zhvillim ekonomik me keq sesa sot nuk ka ku te shkoj.
    Sfidat e Ramutit kane qene dhe jane ndertimi i 2km lungomare ne Vlore, 1km ne Sarande edhe te ndonje qendre shendetesore ne ndonje fshat.
    Aq eshte horizonti i tij .
    Ok neser do shkoj ne spitalin e Lezhes t’ju bej vaksinen 10 pleqve atje.
    Nuk ka faj populli qe mbajti Enver Hoxhen 45 vjet eshte i kenaqur me Ramen .
    Ate nivel kemi popull shume fshatar buke dhe bar.

    1. Alergjiku says:

      Taulant! Na rrofsh lesht.

    2. Tomas Willson says:

      Ti Taulant duhet te jesh nga ata te barit, perderisa je i sigurte qe ky popull kete nivel ka….nisesh nga vetja….qenke shqepur ne bar sic duket gjithe kete kohe…..
      Nuk e kuptoj pse flitet ne emer te popullit…… ku e gjeni kete te drejte….

  4. L'imperatore Diocleziano says:

    Dhe vazhdon:
    Lana do mbushet me kjoska, ku pas tyre njerezit te dhjesin e te shurrojne.
    Sheshi do te kthehet ne lines si ishte ne kohen e lulit per nenen Shqiperi.
    Te dogana do te vihet prap shqiponja dhe rruga do te kthehet si me te pare.
    Ne Vlore, do te prishet lungo mare, do te ndertohet prap pallati i hedhur ne ere ne det.
    Ne Fier, Gjanica do te kthehet si me te pare koshe plehrash, ku firmat te shakrojne c’te duan.
    Pedonalet si me pare.
    Pra do te veprohet si ne 1992: te shkaterrohet gjithcka qe eshte ndertuar nga oligarket, hajdutet, barbaret, qe na pine gjakun keto 8 vjet.
    Ti nostagjik i asaj kohe (sa e bukur ishte) voto PD.
    Ti analfabet nese do te behesh dikush voto PD.
    Ti qe nuk paguaje driten, ujin e me thoje shpesh sa i marre qe je kur une paguaja, voto per PD.
    Ti qe edhe qenin e kishe ne pune ne alpetrol (pervec familjarisht veti 4) voto PD.
    Edhe ti qe nuk pate mundesi te zije nje toke, se u kujtove vone, voto PD.
    Ndersa ti qe silleshe si i forte voto per PD.
    Edhe ne fund: te gjithe ju qe saliun e ngrini ne qiell votoni PD.
    Per te mira e gezime ju ardhsha pas 25 prillit.

  5. cdo mer Flamurit Shqiptare ku bir kurve serbie !
    Ky eshte armiku i Kombit Shqiptare dhe kte e ka treguar
    qarte ne Kosove ku i sherbeu Serbise kunder UCK-se
    dhe ne Shqiperi duke i sherbyer Greqise duke firmosur me prostituten salih berisha
    Teritorin Detare Shqiptare ne favore te Greqise o ta shkerdhefte gjithe Shqiperia faren e cte permban Vila

  6. Hollandezi says:

    Pllani..i PD.se qe edhe vete nuk e di..se ku e ka HUmbur eshte:Do te “Angazhohet” qe BUnkeret e kohes se Enverit,do ti Shkul,nese MUndet ..nese jo..disa do ti beje Hale,per Kerricat,dhe Vicat…
    @@PD-ja nuk ka ne Plane qe “tu marre Pasurine” Oligarkeve,prandaj kerkon Ndihmen e tyre qe te Fitoj,se ata do te Shperblehen nga “Qeveria Basha”..dhe se pari do te Shperblehet Kunati..i Lulit,pastaj edhe Zeni i Berishes,qe te mos i Mbetet Hatri Berishes…
    ne piken 3-te Pllanit te PD-se eshte edhe “HUmanizmi” i kesaj Partie per te Bere te gjithe Qente e Rrugeve Synet….do te japi Para,dhe Bonuse per Kurvat e PD-se qe punojne te Instituti-Byreku.si dhe do te Legalizoj Homoseksualet brenda PD.se,,,,.ka edhe me????????????

  7. Kasbi says:

    Ore po ky edhe diplomen se ka marre akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje