Nga Dritan Hila
Në një prononcim pas vizitës në Vlorë, presidenti Meta deklaroi se nuk është i shqetësuar por duhet të tmerrohen ata që mendojnë se do bëjnë tërmet në Vlorë. Aludon me udhëheqësin e fushatës për këtë qark, Damian Gjiknurin, dhe thënien e tij në përgjime se fitorja e socialistëve në Dibër ishte “tërmet”.
Ilir Meta nuk njihet për frikacak. Në fakt gjithmonë ka pasur pas krahëve PS-në ose PD-në kur bënte të fortin. Gjithsesi nuk ngjan natyrë që trembet kollaj. Vetëm se këtë rradhë po tregon shenja frike. Kërcënimet e tij, më shumë se për të trembur Ramën, ngjajnë me këngën e atij që kalonte natën në pyll. Dhe ka të drejtë. Makineria e PS-së i është sulur si asnjëherë që ta shkërmoqë.
Ndërkohë PD-ja duket sikur nuk e ka mendjen në betejën e aleatit të saj, dhe kjo për faktin se më shumë se aleancë organike ajo mes PD-së dhe LSI-së, ka qenë mes Berishës dhe Metës. Vetë LSI-ja nuk duket në ditët më të mira të saj.
Tashmë në LSI nuk ka një themelues të saj. Po ikën edhe skalioni i dytë i saj i përfaqësuar në emrat e Nasip Naços, Lefter Kokës apo Ylli Manjanit. Dhe me emra të tjerë të panjohur, që janë rradha e tretë e kësaj partie, ditët e mira të saj janë larg. Mbledhjet fshatrave me njerëz anonimë, e ulin më tej nivelin edhe kështu të cfilitur të LSI.
Ndaj kërcënimet e Metës më shumë se të fusin frikën, tregojnë frikën e tij se mos ndodhet i vetëm pas 25 prillit. Ky vend ka parë ‘97-ën, ndaj është e vështirë që ta trembin pesë të fortë që i tremben edhe inspektorit të Tatimeve; ashtu sikurse ka të freskët dy vjetët e fundit ku politika e forcës dhe kërcënimeve mori në qafë jo vetëm LSI-në dhe PD-në, por tregoi qartas se më tepër se kaq nuk ka çfarë bën as Meta e as Berisha. Janë të lodhur. (dritare.net)
Partia e shpelles se çepanit
Asnje Parti nuk eshte e lodhur, por LSI eshte e braktisur , dhe se shpejti do te shkermoqet
Ngushellime LSI.
Nuk e besoje te jete frikacak Kacaku i pesahave
AI do qendroje Si Burre ne Burg deri sa te vdesin Po Si Burre..
Kapedani ILIR META,me doren e majte dhe me gishtin tregues larte E TUND DOREN E MAJTE ,si baballaret ua tregonin femijve per ti trembur per te na thene “..rini urte dhe beni si u them une sendryshe DRU do te hani”. Pale kur thote se “..do e ngre popullin ne kembe..”
Gjithsesi është farë e keqe LSI. Bëni kujdes, se fara e keqe mbin kur nuk e pret. Duhet shkulur me gjithë rrënjë.
Ajet nuk ka nevoje per sondazh se e dine te gjithe jo vetem te urryer,por edhe te shpifur e te shemtuar,hajdute e kriminela
Ajet nuk ka nevoje per sondazh se e dine te gjithe jo vetem te urryer,por edhe te shpifur e te shemtuar,hajdute e kriminela
Ju lutem beni nje sondazh kush eshte familja me e urryer ne Shqiperi….
Partia bastarde familjare…iku per lesh….vec vjedhje dhe krime…kurve parti..majtas, djathtas..Rama e shkaperdheu ….
Partia e derrave (PD-k) dhe ajo e Leshit te dhise (LSI) po te bashkohen bashk do ti rruajn topet Edi Rames ne 25 Prill.Rama do marin mbi 80 mandate. Imazhin e keq opozites se rruges,jasht parlamentit,ja prishin disa figura te keqe si Gjekmarkaj,Andi Bushati,Salianji.Bardhi gazmend,Paloqja,Sali Berisha,Balliu,Basha,Meta,Fallxhorja,te cilet i japin nje ngjyre te keqe,te zeze sterr.Prandaj nuk kane per te fituar ne 25 Prill.
SUPER DRITAN HILA si pérheré ??????????