Vaksinimi i personaliteteve, Rama i përgjigjet kritikëve: Reagim i padenjë dhe shumë mizerabël. Po e përdorin edhe këtë rast për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë

21 Shkurt 2021, 09:38Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama e konsideron stuhi në gotë kritikat për të vaksinuar personalitetet në moshë të thyer.

Gjatë një takimi në Elbasan, Rama tha se edhe ky rast u përdor për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë.

“Bëhet fjalë për të filluar vaksinimin e 80 vjeçarëve me disa personalitete për të dhenë një mesazh solidariteti me ta, mesazh përkujdesje me ta. E vë re me një far sëkëlldie që kur këta njerëz ndahen nga jeta ka një moment lotderdhje dhe një mori fjalimesh për ta.

Nuk ma ha mendja që do dukeshin më bukur, do të duhet të përballeshim larg qoftë me humbjen e ndonjërit prej tyre për shkak të mungesës së vaksinës dhe nga ana tjetër për të ruajtur imazhin tek njerëzit në kushtet kur vaksinimi është fushatë kudo, pra sensibilizimi i atyre që dyshojnë tek vaksina apo është e dëmshme apo produkt i një konspiracioni botëror.

Të parët nuk janë me diferencë, por të parët në një ditë të parë kur fillon edhe me njerëz të tjerë të zakonshmëm. Është bërë një reagim shumë i padenjë, shumë mizerabël lidhur me njerëz që kanë mundësi të komunikojnë me publikun që edhe këta rast ta përdorur për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë por ky nuk është rasti.

Nuk besoj se do të ishte e dejtë që të ngrihej kjo stuhi në gotë kur bëhet fjalë për një dozë të tillë vaksinash.”- tha Rama.

7 komente në “Vaksinimi i personaliteteve, Rama i përgjigjet kritikëve: Reagim i padenjë dhe shumë mizerabël. Po e përdorin edhe këtë rast për të shfryrë mllefin ndaj qeverisë”

  1. vlonjati says:

    Ke shume te drejte sepse lexova tek gazeta sot qe e ke nisur me artiste Tinka Kurti ndersa nje djale 16 vjeçkishte humbur jeten pa asnje semndje tjeter.

    1. Pema, Cadra dhe Bunkeri says:

      Mizerabel, thot Corapekuqi…po i iken truri dhe nuk gjen dot fjale shqip….
      =
      nderkohe nuk na thote sa me numer vaksina ka marre , ku eshte kontrata, sa kushtojne, kur do vijne etj…pervec atyre qe mbrriten naten, nga nje vend mik dhe te tjerat jane ne plan, te vijne heret ne mengjez, lol
      =
      LOL
      Albanistani dhe Gjigandi i Ballkanit

  2. Vlora1912 says:

    O Derman,
    Ti kemi bere Hallall te tëra, po na Vaksinove edhe;
    -Fahri Balliun,
    -Ymer Bazen,
    -Kapterr Pezen
    -Lorrrenck Vangulin etc..etc

    Te shpetojne Ju me keta, pa çi q* tëmën per te tjeret.

    ******
    Po te rroni ju, bashke me te pjellet biologjik dhe ideologjik te PD dhe LSI, nuk ka pse te rrojne Shqiptaret e tjere.

    Ju, se bashku, mund te shtoni nje rrac shqiptaresh si puna juaj, pasi te zhdukemi ne te tjeret!!!

    ****
    Problemi eshte se ne nje shtet normal, edhe ne ato afrikane, planet e vaksi imit nuk behen per te shpetuar ca te privilegjuar POR ne funksion te nje pergjigje kombetare per menaxhimin e situates qe te mos bjer sistemi shendetsor.

  3. Konjak says:

    Reagimet , s’jane mllef , s’jan te padenja , s’jan mizerabel , s’jan kundra qeverise ; jan kunder nje ideje te gabuar dhe fyese ndaj popullit ne pergjithesi , te lishuar gabimisht nga individi KM Rama . Te shprehesh : Do zgjedhim figura inteligjente intelektuale , “baballaret e kombit ” te moshes se tret , tju bejme vaksinen te pareve ; nuk eshte e njejta gje , te thuash ; do vaksinojme moshen e tret , mbi 80 vjec . E cila eshte shprehie e drejt dhe e duhura . Askush , nukse vlen asnje cent me shume se tjeteri , para zotit , apo natyres . Personalitetet i respektojme , por gjithkush vlen sa per nje , jeta eshte e shenjt per gjithsecilin , dhe duhet respektuar si e tille . Nuk eshte turp te gabosh , eshte fatkeqesi te mos reagosh .

  4. TONI says:

    Dhe im ate eshte 82 vjec….kur do vaksinohet? Ka 100 vjecare qe po vaksinohen mbas perdonaliteteve 81 vjecare…kjo eshte barbari….turp

  5. I-LIR says:

    Është në interesin Tuaj dhe jo “tonin” që të bëni shumë kujdes me thëniet sepse po e thelloni gabimin, duke e urryer, fyer e sulmuar MENDIMIN NDRYSHE. Mëso prej të gjithëve dhe mos i quaj kritikat “STUHI NË GOTË”, pasi shumë stuhi në gotë do të të kthehen në CIKLON NË VOTË!
    Dhe pastaj kujtohu se Ilir Metën dikur e ke akuzuar për TRADHTI NDAJ ATDHEUT, kur veprimet e tij politike mundësuan sjelljen në pushtet të Berishës!
    Edhe armiq po të jenë ata që të kundërshtojnë, dëgjo se çfarë thonë dhe si argumentojnë e jo si votojnë apo se në çfarë konkluzioni dalin. Një udhëheqës shumë i njohur, diku në botë, pat thënë: “Mësoj prej miqve, por MË SHUMË MËSOJ PREJ ARMIQVE.”
    E ç’do të thotë se të kundërshtojnë konceptet aspak demokratike? Rasti për të cilët ngrihet “stuhia” sot është pikërisht “për jetë a vdekje” dhe çdo jetë është e barabartë dhe e njëvlershme me të tjerat. Të paktën lexoje mirë Kushtetutën.
    A ke bojkotuar ndonjëherë votimet në kohën e Enverit të shumë kritikuar dhe a ke votuar kundër tij? Shumë nga komentuesit dhe shkruesit nuk vuajnë nga ky kompleks. Na lër të flasim edhe kundër, sepse disa prej tyre mund të votojnë edhe njëlloj…! Kjo është e munduar!

  6. Shqiptari Ilirise says:

    NUK ËSHTË E VËRTETË SE TË GJITHË PO SHPREHIN MLLEFET PARTIAKE PËR KËTË DIFERENCIM QË TI Z.K/MINISTËR BËRE PËR MOSHËN MBI 80 VJEÇ MBI BAZËN E MERIRAVE!
    PO TË THEM SE UNË JAM NJË VOTUES PERMANENT YTI.
    POR NË KËTË RAST E KE DH..RË!
    DHE SA MË SHUMË PËRPIQESH TA MBROSH,AQ MË SHUMË E DHJET!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje