Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Europian, Zef Mazi dha detajet nga takimi që zhvilloi sot kryeministri Edi Rama me Komisioneren e BE-së, Ylva Johansson.
Mazi tha se Shqipëria është në prag të çeljes se negociatave.
“Sot kryeministri pati kënaqësi që të presë në një takim komisioneren për çështjet e brendshme në BE, zonjën Johansson, me të cilën pati një diskutim të hapur mbi bashkëpunimin tonë të deritanishëm me BE, rreth gjithë gamës së çështjeve që përfshirin tematika e çështjeve të brendshme.
Kjo vizitë zhvillohet në kohën e duhur, me një fokus të rëndësishëm për Shqipërinë. Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE. Çështjet që diskutuan kryeministri me komisioneren kanë ndikim në përparim tonë përpara.
Kryeministri dhe komisonerja ranë dakord se bashkëpunimi i ngushtë mes Shqipërisë dhe BE, bazohet jo vetëm tek vlerat e përbashkëta që ndajnë, por te interesi ynë i ndërsjelltë, për më shumë siguri për qytetarët tanë. Kryeministri evidentoi listën e gjatë të arritjeve të shënuara nga autoritetet tona.
U prekën aspekte të rëndësishme, bashkëpunim policor, me agjencitë ligjzbatuese të BE, çështjet e kontrollit ndërkufitar dhe çështjet e emigracionit”, tha Mazi.
Erdogan (birazereve): qafirat e mi,mos besoni evropianet,ata nuk na duan neve sunitet,thjesht tallin kart me ne,kshq me ndihmen e allahit ne do tia “mbeshtesim” njeri tjetrit,te gjithe sebashku ne OBI ……. gezuar ramazonin.
Ca thu o Maz,mbajeni sekret ju lutem,apo doni qe Saliu me Meten te fillojne perseri nga hunjt dhe bombat,ti e di qe sa here vjene haberi mire nga Europa ata fillojne protestat.
Nje ish zyrtar i prtise senpunes shkoi ne nje fshat te malesise dhe duke folur me fshateret tha se kjo mase qe ka marr partia eshte nje hap i madh perpara ne rrugen drejt fitorjes! Nje nga fshatret e duroj e duroj dhe i tha: o shoku sekretar, po sa do rime keshtu shal shqyer me keto hapa kaq te medha?! Dhe puna r ketyre kane 8 vjet u futem su futem u hapen su hapen! Na cat garin! Shihemi me 25!
Gari, une do te shikoj me 26
UE ?