Mediu tregon negociatat me PD për 25 prillin: “Ngërçi”me Bashën?! Të vlerësohen historia, pesha e besnikëria e PR

20 Shkurt 2021, 16:05Politika TEMA

Kreu i PR Fatmir Mediu ka folur për negociatat me PD për zgjedhjet e 25 prillit.

Ai theksoi se në bazë të aktivitetit të saj politik dhe elektoral gati 30-vjeçare, PR ka një bazë të vetën elektorale e cila i shërben në radhë të parë PD-së, kandidatëve të PD-së por dhe PR-së dhe partive të tjera që të kthehet në një votë e vlefshme dhe pastaj këto vota të kthehen në mandate.

“Unë e kam konceptuar koalicionin si të tillë, ne nuk po futemi tek lista e PD-së, por po ndërtojmë një koalicion me PD-në, të gjitha partitë dhe në bazë të peshës elektorale përcaktohet dhe mundësia se ku është për të kandiduar gjithsecili subjekt”, u shpreh Mediu në studion e neës 24.

Teksa u pyet se në cilën pikë kanë mbetur me zotin Basha, Mediu theksoi se: Ne kemi një dakordësi që do të jemi në një koalicion.

Unë nuk do të resht deri në momentin e fundit në gjykimin që kam që të jetë efektiv si trupa e kandidatëve dhe çdo subjekt politik në çdo qark. 

Nuk mendoj që të ketë dy standarde në disa deputetë ose kandidatë për deputetë janë njerëz të garantuar, disa të tjerë janë të pa garantuar.

Mendoj që trupa zgjedhore duhet të jetë në të njëjtin stad, duhet të ketë një marrëdhënie sa morale dhe juridike për të qenë ne të paktën të vetëdijshëm me veten tonë që kemi nevojë për një garë ku maksimalizojmë votat në çdo qendër votimi, çdo kandidat për deputet dhe në bazë të rezultatit ai bëhet ose nuk bëhet deputet.

Është shumë e rëndësishme që partitë politike në kandidaturat ose marrëveshjet që përcjellin nuk krijojnë një raport preferencial për një individ të caktuar, por një raport të qenësishëm për kandidat në bazë të votave që ata kanë”./

4 komente në “Mediu tregon negociatat me PD për 25 prillin: “Ngërçi”me Bashën?! Të vlerësohen historia, pesha e besnikëria e PR”

  1. eli says:

    Mire qe Basha harron,por si shkon mendja edhe pse ia freskoi memorjen ‘Report TV’,me nje nga “punet”,qe kane bere bashke Mediu me baben e vet politik.Kjo eshte mosmirnjohje!

  2. Vlesh says:

    Si te vleresohet PR? Ka 20 vjet qe nuk eshte eshte futur vetem ne zgjedhje! We per “besnikeri” Mediu njihet! I ka qendru besnik Sals e Z. dhe dhendrit per Gerdecin dhe Ks partixhani!
    Dihet se LB nuk ka byth ta heqi nga lista! Mehdia eshte mallkim i PD.
    Qari i Rames.

  3. Bato says:

    O pleher si ke sy e faqe qe çfaqesh me 26 te vraret ne Gerdec ku u vure ne sherbim te Sali VDEKJES per te pasuruar sy peshkaqenin me gjak femijesh te pafajshem.A e ndjen vehten kreminel.

  4. Shoku says:

    Per mua po fitoi Dash Shehi, Nard Noka , Vangjel Dule me ca te tjere ,asnje mos fitofte! Edhe vetem me keta Shqiperia ecen perpara. Mencuria e tyre ka tronditur jovtem ne shqiptaret ,por mbare boten. Nardin Psh po e kerkon Amerika per president pas kater vjetesh.. Te shohim !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje