Kryemadhi mbështet Metën: Të larguarit nga LSI janë llum, shiten sikur kanë ikur. Në fakt i kemi larguar ne

20 Shkurt 2021, 18:51Politika TEMA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ftuar në emisionin “Kjo javë” në “News 24”, foli për largimet nga LSI, duke thënë se në fakt të gjithë këta persona janë përjashtuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Kryemadhi theksoi se LSI është partia e të rinjve, e pjesës më vitale të shoqërisë, që ka vendosur, siç tha ajo, të jetë përballë një sekti kriminal si Rilindja.

“Sigurisht që kam të njëjtin mendim për ata figura që ikën nga LSI siç tha presidenti, ne i kemi larguar ata persona.

E kemi larguar për shkak të dokumentacionit që kemi grumbulluar për këta njerëz. Mosha 18-24 vjeç janë ata që kanë më shumë energji dhe përbëjnë pjesën më të madhe e vitale të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Ne bashkëpunojmë me PD-në, jemi bashkë për të larguar Ramën. Ne ndahemi në ideologji. Kjo sepse LSI ka ideologji integrimin europian të vendit, ka ideologji të saj që Shqipëria të ketë më shumë njerëz,

Lëvizja Socialiste është parti social-demokrate. Rilindja ka cenuar integritetin territorial, duke nisur nga kufijtë e Kosovës etj. Ne duam të luftojmë kundër sektit kriminal”, u shpreh Kryemadhi.

Për sa i përket zgjedhjeve të 25 prillit, Kryemadhi u shpreh se rezultatet e LSI-së do të ejnë surprizë për të gjithë opinionin publik.

“Rezultatet e LSI-së do të jenë surprizë për mediat dhe opinioni publik, por jo për vetë LSI-në. Frika që njerëzit kanë prej Edi Ramës dhe menaxhimit që ai i bën situatave të krizave, i bëjnë njerëzit të votojnë kundër tij.

Sigurisht që kam të njëjtin mendim. Çdo figurë që shitet sikur ka ikur nga LSI-ja, në fakt e ka larguar LSI-ja.

Nuk ka asnjë lloj shqetësimi për LSI-në, pasi mosha 18-24 vjeç do të jenë bindshëm votuesit e partisë tonë. Njerëzit që kanë frikë bërtasin për sondazhet”, tha Kryemadhi.

8 komente në “Kryemadhi mbështet Metën: Të larguarit nga LSI janë llum, shiten sikur kanë ikur. Në fakt i kemi larguar ne”

  1. Liku says:

    Erdhi dita me ngju moral nga qendra e zerit te bordellos

    1. k says:

      Baxhella dhe fshatari.

  2. Teuta says:

    Vetem nje person andej nga malet,ku nuk ka informacion per shkak te kushteve te krijuara tani,mund ta besoj thenien se ata qe jane larguar nga LSI-ja i ka perzene Monika.
    Po Nasip Nacon ju e larguat ?
    Po Reohovicen ju e larguat ? Po ata 100 antaret e nje organizate te Beratit, Ju e larguat ? Po sa esa te tjere ju i larguate ?
    Po kryetarin e njesise 2 njeri shume i vleresuar nga Ju vet ju e larguat ? Monik i ke hipur gomarit se prapthi. Monik te ka pelqyer vetja para pasqyres.

  3. Troposa says:

    Shembelltyra e poshtersise njerezore lsi…

  4. raul says:

    Esenca e leshitlikes, pjesa me vitale e saj jan lristat naziskine te haremit te Jales qe gjysem lakuriq bejne shkuma party me vajzat me shkume pothuaj lakuriq vallezojne me shalet mbi qafen e hamshoreve lriste me tatuazhe te frikshem. Skena me te turpshme nuk japin as filmat porno se sa lristat ne kampingun me te turpshem te planetit. Kjo eshte fytyra e leshelise qe populli shqiptar do ta nxjerre nga skena nje here e pergjithmone bashke me fallxhoren horoskopike Suden e leshelise, gruan me te urryer te planetit.

  5. Kta nuk mundet te jene kurre Politikane .
    Krahasoini kta maskarenje hajdute shtetit dhe kriminele
    ,kta njerez ordinere me Politikanet e Botes .
    A kane ndonji ngjashmeri ?!


    Ngelen tu lexu cfar ne populli shkruajm per kta (Llumin e Shqiperise qe jane pikerishte kta te dy dhe Opozita )
    dhe kta pa pike turpi si te pafytyre e njerez ordinere qe jane ,
    i perdorin kto etiketime per te tjeret .
    Eshte kulmi kush dreqin i ka ber Politikane kta te dy Funderinat e pare nga cdo kendeveshtrim njerezor !

  6. Kurr se arin rrushin delpra thote se eshte i pa pjekur. says:

    E verteta eshte se llumi nuk mund dhe nuk largohet dote nga c’ do” shume” , ai perben bazen , qe eshe ta trazosh , kurr llagarohet prap perben bazen dhe ngelet ne fund, kurr rigjenerohet apo shtohet, freskohet prap e pasterta largohet , llumi ngelet llum.
    Lsl-ja ata qe kan dosje ( dokumentacion) me te kuqe i mban e i mban ne role drejtuse dhe pjesen e paster e largon.

  7. Baftjari says:

    Po c’fare din ti ku shkon presidenti dhe presidenti.ku shkon ti.per ate ju jeni rehat.se fundja simbas ty.c’do mardhenie seksuale.eshte nje eksperjence.sa per partine.partia juaj u pordh krejt.se sic e ka thene Fatosi.ju jeni levisja e skrapallijve te inatosur.Fatosi.nga qe ju njeh qysh ne veze.din dhe shume gjera te tjera per ju.po duke ju njohurc’fare niveli dhe morali keni.tha shume pak

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje