Berisha në makinën e Sigurimit të Shtetit kur u rrëzua busti i Enverit?! Disa dëshmi që do trondisin

20 Shkurt 2021, 18:32Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha ka mjegulluar dhe fshehur prej 30 vitesh pozicionin e tij ditën e rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, lëvizje e cila shënoi edhe kthesën e madhe të ndryshimit dhe të lëkundjes së themeleve të regjimit komunist etj. Për shkak të dëshmitarëve të shumtë të asaj dite historike, Berisha nuk e ka marrë as mundimin të gënjeje, për ta rreshtuar veten mes protagonistëve. Berisha rrallëherë është pyetur nga gazetarët se ku ndodhej me 20 shkurt të vitit 1991.

Në 20 shkurt të vitit 2016, Berisha u pyet se ku ishte ditën e rrëzimit të bustit, ku dha këtë përgjigje “Unë kam kaluar para dhe kjo eshë e dokumentuar dhe bashkëpunëtoret e mi kanë qenë”. I gjithë shpjegimi i Berishës për ata ditë është “Unë kam kaluar para”, ndërsa pjesa tjetër e rrëfimit të tij përmban të njëjtën fabul, të ndërtuar prej tij, ku e paraqet veten si anti-komunist.

Por, ka disa dëshmi të protagonistëve që nxjerrin në pah rolin e Berishës si i besuar i Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës në ato ditë të vështira për regjimin komunist. Të gjitha rrëfimet përputhen në një pikë, sipas të cilës Sali Berisha nuk ishte as në shesh dhe as tek studentët. Ai nuk shihej askund. Aleksandër Meksi, ish-kryeministri i Shqipërisë më 1992-1997 dhe njëri ndër themeluesit e PD-së, protagonist i ngjarjeve të 20 shkurtit, ka pohuar se Sali Berisha nuk ishte as në shesh dhe as tek studentët.

“Kanë qenë tek sheshi së pakut Ben Imami dhe Gon Çika, të cilët u integruan në krye të turmës e sigurisht dhe të tjerë. Këtë e them pasi ishim bashkë të tre, na thirrën turmat, ndërkohë që unë ika sipër te studentët dhe ata vijuan me turmën. (Po Berisha?) Jo. Tek studentët kam qenë vetëm unë atë ditë”, ka pohuar Meksi në një intervistë për Shqiptarja.com, të dhënë në 18 shkurt 2014.

Një nga protagonistët e ngjarjeve të 20 Shkurtit të vitit 1991, Edmond Budina, jo vetëm ka konfirmuar se Sali Berisha nuk ka qenë në shesh, por ka hedhur dyshimet se Berisha mund të ketë qenë në një makinë të Sigurimit famëkeq të Shtetit në momentet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, në rolin e të besuarit të Ramiz Alisë dhe Nexhmije Hoxhës. Ndër të tjera Budina ka pohuar se “Në atë shesh, kur u rrëzua busti nuk kishte asnjë anëtar të PD. Edhe unë isha në mënyrë të pavetëdijshme, spontane, nuk është se kisha ndonjë synim të caktuar, apo të isha dërguar nga PD. Berisha ashtu sikundër mund të ketë qenë në makinën e shërbimit të shtetit, ashtu dhe mund të mos ketë qenë”.

Versioni i Berishës në makinën e Sigurimit konfirmohet tashmë jo si dyshim, por me bindje nga Robert Papa, dëshmitar i asaj dite. Papa, në atë kohë njeri i afërt me Sali Berishën, ka deklaruar se ““Berisha nuk ka qenë në shesh për rrëzimin e bustit, madje është parë një FIAT i dyshimtë duke kaluar në kohën kur po shkulej statuja. Pse nuk doli nga FIATI? Pse nuk iu bashkua popullit, por në fakt ka shkuar te zyra e Ramiz Alisë. Shkoi se kishte frikë? Shkoi se e thirri Alia? Apo e çuan të raportojë? Nuk e di! Ai ishte aktiv dhe futej kudo. Berisha ka qenë me Pashkon te Piramida përballë Insitutit 6, afër SHQUPI-t. Aty ka kaluar një makinë e TVSH, dhe Berisha e ka ndalur makinën duke i thënë shoferit: Do më çosh te shoku Ramiz. Shoferi ka bërë një shkelje, ka hipur në makinë te ura e këmbësorëve dhe ka shkuar nga pas Presidencës”.

Shenasi Rama, pjesë e Lëvizjes së Dhjetorit, protagonist i ngjarjeve që sollën përmbysjen e regjimit, ka rrëfyer se Sali Berisha ishte i vendosur kundër rrëzimit të bustit. “Jo, jo. Saliu ka qenë kundër deri në momentin e fundit, si kundër heqjes së emrit, ashtu edhe kundër heqjes së statujës së Enver Hoxhës, sepse ai kishte një detyrë për të kryer dhe deri aty e kishte lejen. Asnjëherë nuk ka folur kundër Enver Hoxhës, edhe pse kalonte përditë para statujës së tij. Ai e dinte se nga kjo mund t’i ikte koka. Dhe Saliu nuk ishte aq trim, sa të luante me kokën e vet”.

Guro Zeneli ka qenë sekretari personal i Ramiz Alisë. Zeneli ishte njeri i besuar i Ramiz Alisë. Ai ishe dëshmitar se kush hynte dhe kush dilte nga zyra e Ramizit, por edhe për planet e regjimi. Sa i takon bustit, Guro Zeneli ka rrëfyer se “Rënia e bustit ishte pjesë e planit për ndryshim. Kështu, Rënia e busteve filloj me heqjen e bustit të Stalinit. Busti u hoq natën, me urdhërin tonë. Kush mund ta hiqte bustin e Stalinit dhe të Enverit po mos të donim ne? A imagjinohet dot? Kështu, busti i Stalinit u hoq natën pa bërë zhurmë dhe pa asgjë, nga një grup ndërtuesish, me urdhër të udhëheqjes.

Ata ishin urdhëruar nga udhëheqja. Pastaj u hoq pa zhurmë edhe Lenini. Ramizi e kishte problem, kërkonte që do t’i hiqeshin bustet që u kishte ikur koha. Madje, një herë, Ramizi më tha mua në afrimitet: Po na ikën koha ne, jo më busteve. U hoq edhe në Kombinatin e Tekstileve “Stalin” busti i Stalinit. Ramizi i hiqte me taktikë dhe gradualisht. Ramizi jepte urdhra natën për të shembur bustet dhe ditë thoshte; Ou, pakan hequr edhe këtë bust. Paskan hequr edhe atë bust?! Ç’bëhet kështu! Tani dalin heronj.

Ramizi e kuptoi situatën, luajti në mënyrë paqësore, në të kundërt edhe ai vetë mund të përfundonte keq. Nexhmija priste që Ramizi ta ndalonte rënien e monumentit. Nexhmija shkoi te Ramizi kur u rrëzua monumenti dhe i tha: Si nuk u vra një njeri, o Ramiz Alia, për Enver Hoxhën? Dhe Ramizi i tha: Nexhmije, mos u shqetëso, nuk u rrëzua Enver Hoxha. Enveri është figurë e madhe dhe e tillë do të mbetet në Shqipëri.

Enverin e do populli. U rrëzua vetëm bronxi moj Nexhmije. Më mirë që nuk u vra asnjë, sepse po të vritej një do bëheshin 10, do bëheshin 20, do bëheshin 101 mijë. Mblidh veten moj Nexhmije. Qetësohu, të lutem shumë. Dhe ky ishte takimi. Dhe Ramizi mirë e kishte, nuk ra Enveri, ra bronxi”.

Zeneli ka rrëfyer edhe se si Ramizi u njoh me Berishën dhe nisi t’i besonte misione të ndryshme. “Kjo është bërë gjatë natës kur erdhi Xhelili me Robert Kolin (sekretar partie në Tiranë) të takonin Ramizin. Në ministrinë e Ushtrisë dhe në Ministrinë e Brendshme, të gjithë i kërkuan llogari Ramiz Alisë. Ramizi bëri takime me të gjitha ministritë kyçe të vendit. Ai kërkonte që ta zbuste situatën. Por, Xhelili dhe Hekurani kërkonin të vendosej dhuna, forca. Ramizi e kundërshtonte këtë mënyrë të Xhelilit dhe Hekuranit, pasi thoshte se nëse veprohej ashtu sikurse thoshin ata të dy, do të vriteshin djemtë dhe vajzat tona. Berisha u dërgua nga Xhelili për të parë se kush ishin studentët dhe çfarë do bënin. Dhe Saliu u kthye dhe i tha Ramizit: Nuk më dëgjuan as mua. Pasi Xhelili, në takimin me Ramizin, kishte dhe Saliun me vete. Ky ishte takimi i parë fizik. Takimi i dytë ishte në mitingun ku foli Ramizi. Foli dhe Saliu dhe bëri një lavdërim të jashtëzakonshëm për Ramiz Alinë, pavarësisht se e futi në burg më pas”.

Rrëfimi i sekretarit të Ramiz Alisë përputhet me verimet e Sali Berishës. Në një fjalim të tij në fund të vitit 1990, Sali Berisha i thur lavde Ramiz Alisë para mijëra qytetarëve që kundërshtonin regjimin. “Në këtë mes, mirënjohja jonë e madhe shkon, së pari, tek presidenti shoku Ramiz Alia, i cili me një mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë sonë në betejat çlirimtare, udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja për demokratizimin e Shqipërisë”, shprehet Berisha. Fjalët e Berishës nuk lënë shumë vend për dyshime për raportin e tij me Ramiz Alinë. Shqiptarja.com

21 komente në “Berisha në makinën e Sigurimit të Shtetit kur u rrëzua busti i Enverit?! Disa dëshmi që do trondisin”

  1. Taulant says:

    Akoma me keto lajme per kohe fushate.
    Gjera te tilla jane then e sterthen.
    Gramoz Ruci vriste protestuesit ne Shkoder ne 2 prill por ka 30 vjete ne politik e drejton parlamentin e partin Socialiste.

    1. Revizori says:

      Prandaj e denuan Gramozin? Edhe ata qe u denuan ishin looks Turku, sepse nuk u vertetuan qe vepruan njesoj si ne 21 Janar.
      21 Janari vetetoi se edhe 2 Prilli ishte veper e Sali Qenit.
      Taulant – kjo nuk të pengon ty te jesh kunder Ramës.
      Ti mund te jesh kunder Ramës edhe duke thene qe Sali Qeni eshte kriminel.
      Jane shume njerëz që Jane kunder Rames, por e kuptojnë se çfare sherbimi i behet Ramës duke mbajtur akoma ne këmbë fantazmen e Saliut qe tremb shqipëtarët.
      Edhe to edhe ata qe Jane kunder Rames si ty, duhet t’i therrisni mendjes se Rama hiqet vetem duke patur perballe nje figure dinjitoze, dhe Jo duke e zhytur vendin ne rrumpalle me Saliun dhe Ilir Metën.

    2. vezhguesi says:

      Taulant, mos fol gomarlleqe. Perdor nje here llogjiken gjithmone ne se ke nje te tille, dhe pastaj shiko se si do ndryshosh mendim.
      Komunistet fituan zgjedhjet dhe ishin te fundit qe do ushtronin dhune ne nje situate te favorshme per to. Ata qe donin pershkallezimin e situates ishin ne krahun tjeter. Tani mendo se kush do kerkonte qe te ulte Saliun ne krye te vendit?
      Ne se do ishe drejtuesi i nje shteti te huaj, te interesuar per te patur kukullen tende ne krye te nje shteti ku ke interesa, cfare do beje?
      Me siguri trazira qe te ndryshonte situata ne favorin e agjentit tend.
      Sali Berisha ka qene dhe eshte agjent serb, dhe kane qene sherbimet serbe ato qe kane organizuar vrasjen e 4 drejtuesve te PD-se ne Shkoder, qe per cudi kane qene te veshur qe te 4 me pardesy te bardha. Perse do visheshin ata te 4 me nje veshje dalluese?
      Pyesni Berishen …

    3. k says:

      Nuk ndërtohet shtet me bari dhish. Bizmark.

  2. spartak says:

    Mos vdeksh kurrë o Pëllumb KULLA .
    A doni më për Behlulin .

  3. zara says:

    Ndërsa emri i Enverit ngrihet, se ai u përcoll si njeri në varr, bustin s’e ngriti vetë, Ramizi e ngriti kultin e Enverit, Sali Berishës përditë po i dalin poshtërsitë që ka bërë. Prandaj Andi Bushati sillet si sillet sot. Ai është nip, djali i vajzës së Hysni Kapos, por edhe e ka Xhelil Gjonin( ky që ishte për përdorim dhune ndaj atyre që po hidhnin bustin) burrin e hallës së mamit. Prandaj Saliu sillet në këtë mënyrë me të. Shikoni me rradhë si janë lidhjet me emrat, Ramizi me Saliun, Fahri Balliu mik i ngushtë me Hekuranin(edhe ky si Xhelili, ishte për të ndërhyrë me dhunë ndaj rrëzuesve të bustit), Andi Bushati kushëri i Ilir Xhelil Gjonit, e merrni vesh lidhjen? Saliu në shërbim të Ramizit e pastaj e futi në burg, pabesia e këtij njeriu në atë kohë e në këtë kohë do jetë skenar për filmat e prerjes në besë. Sali Berisha ishte për të bërë spiunin dhe e realizoi duke i vënë flakën Shqipërisë, shkatërroi gjithshka sipas skenarit të UDB. Koha po e vërteton.

  4. Myslimani. says:

    Do habitesha shume nqs nuk i gjejne ndonje bust te vogel floriri 24 karat te enver qoftelargut ne shtepi kur te arrestohet nga BKH.

  5. Ed says:

    BRAVO TEMA

    ASNJE GAZETE TJETER NUK SHKRUAN PER TE KALUAREN DHE TE TASHMEN KRIMINALE TE SALIUT
    CFARE GAZETARIJE E BLERE NGA KRIMI DHE JO ATEDHETARE
    PLEHRA GAZETA DHE GAZETARE TE PA ZOTE QE MUNDOHEN TE JETOJNE ME LEMOSHEN E KUJTDO SERBIT KRIMIT GREKUT VETEM TE JETE PA PUNE
    SA E TRISHTUAR GJENDJA E GAZETARISE DHE SA E VESHTIRE ESHTE PUNA E QEVERISE SE EDI RAMES ATJE
    DHE ME NJE MASE TE POPULLIT QE ESHTE BUKE SHKELUR DHE QE VLERESOJNE KRIMINELIN QE PO JU HA JETEN CA NGA CA

  6. Ladi says:

    Sa here qe ta trazoni mutin me shkop vetem eren e qelbur do te leshoj…

  7. Dik says:

    Ky taulanti i fisit te vjeter qe jetonin ne shpella pasi zbriten nga pemet ne Shkoder nuk i vrave Gramozi por i vrave shpellaku i sheqeres vicidolit kete e dine tere Shkodra dhe asnjeri nuk u vra nga armet e policise

  8. taso kume says:

    Bravo tema kur mos u lodhshi per “BELULIN ” o me fal per SHPELLARIN TE SHKUNDURIN E TOPE,,,,,TE AGJENTURES SERBE,FRANCEZE,AMERIKANE dhe funderinave te ashtuquajturit komunizem SHQIPTARE ,kjo do te thote te jeshe i qelbur nga te gjitha anet.

  9. Korcari says:

    Perralla qe i besojne vetem naivet,militantet dhe budallenjte.Kohe fushate,do kete edhe te tilla.

  10. sulo Permeti says:

    Berisha qen qe ha te zottin

  11. Agım Kraja says:

    Tauland akomanuk e ke marre veshte edhe pas 30 vıtesh de me2prılle ne shoder demonstruesıt u vrane nga shoket e ture demokratper te permbysur me shpejte oushtetın e Ramız Alıse qe dolı nga zgjedhjet e para pluralıste,Per kete ka sa te duash deshmıtare okulare,qe kane qene ne demonstrate,

  12. eh mer shpellari i peshtire ,mer kakardhi dhie
    ti duhesh ballcamosur brenda shpelle si Shkerdhata me i madhe i ksaj Historie idiote

    1. Historie nuk eshre ajo qe shkruhet ne librat e historise ajo eshte ne librat e hedhur ne bodrume qe si lexon askush says:

      ….E megjithate i besuari i Ramizit ka pakt me Ameriken. ..Ne 97′ shkateroi shtetin e vrau mbi 2000 shqipetare gati sa gjysma e atyre qe vrau Enveri ne 40 vjet.C beri Amerika? Kerkoi burgosjen e tij? As qe behet fjale….Ju kujtohet gerdeci ,Shkelzeni .Me ke e shkaktoi tragjedine?Gerdeci u ndertua me miratim e bashkepunim te kujt? AMERIKANEVE. A kishte prova Amerika te conte Shkelzenin e shkerdhaten Sali ne burg? As qe diskutohet qe po…Po 21 janari ju kujtohet? Kush i kerkoi Berishes te mos lejonte nje 97’te dyte e te vriste demostruws po te qe nevoja? Sigurisht ata qe quajten burrw shteti diten tjeter pas vrasjes.Po sot a ka Amerika fakte per pasurite e vjedhura nga Berisha pervec vrasjeve qe u ka vene kapak? Pse amerika nxitoi dhe gjeti rrugen ti nxirte te palarat ministrit te rendit Saimirit (u iniciuan nga jashte provat apo jo)por nuk nxjerr prova per familjen Berisha? Kur e do kaq reformen dhe SPAK ambasadorja amerikane pse nuk e leshon peshkun e madh ne dore te SPAKUT duke kthyer optimizmin ne popull se dicka po leviz?…
      Cfare e pengon Ameriken tani qe Saliu s ka fuqi te beje me lemsh ballkanin?PAKTI me Partine e Punes? IMUNITET PER BASHKEPUNETORET.

      1. Ke shume te drejt ,
        Kjo eshte e verteta shqiptare .
        Gjithcka ndodh ne Shqiperi gjenerohet nga Milku jone i madhe .
        Kim bo treshe ke Vilat e Lalzit me burrin e shtetit dhe bythqimin
        i pallon me dildo nderkohe qe president muti i lepin dildon me moniken .
        Saimiri u denua se ashtu donte Kinezi Lu dhe ata qe qendrojne mbas Lu-se
        me qellim qe te trondisnin dhe dobesonin Partine ne Pushtet qe kontrasti midis Drites
        se pushtetit dhe erresires se Shpelles mos te thellohej shume .
        Sigurishte qe Amerika i mban te paprekur nga Ligji kriminelin saleh berisha -basha e meta .
        Mi dasht trapi Amerikes i arreston sot te tre Kriminelet e terroristet islamik ,
        mirpo mesa duket nuk i intereson nji Shqiperi pa Kriminele nji Shqiperi -Shtet me Ligje e Drejtesi
        por e do si vendet Arabe ,te destabilizuar dhe nen kercenimin e Bandavete Krimit .
        Nji Shqiperi me Shtet Ligjore nuk do lejonte rrembimin e Naftes dhe Mineraleve te nentokes
        Gratis duke lene pas toke te ndotur ,nji mjedise te kontaminuar dhe nji nentoke te boshatisur
        me shpella e viktima minatoresh skllever !
        Kjo dihet ,por nuk veprohet e behet asgje kunder zhdukjes se treshes qe perdor Bota
        kunder nesh Shqiperise .
        Ky eshte faji qe na takon ne shqiptareeve.
        Nqs ata Kultivojne Gjaprinje ne Shqiperi te na helmojne Shqiperine ,eshte detyra jone ti vrasim gjaprinjte
        gje te cilen ne nuk e bejme ,prandaj dhe pesojme .
        Secili ka pjesen e punen e vete detyren e vet per te bere .
        Ku ka aksion duhet te ket edhe reaxion .
        E kuptojme ne kte ligje te natyres /fizikes ?

  13. Koco says:

    Nuk di edhe sa kohë do duhet që SPAK duhet të prangosë këtë Kriminel këtë Përbindesh të pa parë e gjëndur në të gjitha kohërat e historisë të këtij populli .??! Deri kurrë më o Popull ?

  14. emigranti says:

    saliu nje njeri kriminel qe te ha prapa kraheve se ne shesh nuk del eshte i pa bese

  15. fteri për 21 janarin says:

    Z. MERO ,SHFAQI KOMENTET E FTERIT ,MOS I FSHI ,PASI ATY ËSHTË ZËRI I LIRË I NJERZVE .Fshehja nuk e nderon gazetën serjoze TEMA

  16. Shqiptari e ka memorjen sa te pules...... says:

    Keto jane ngjarje qe dihen, por si ka mundesi qe ka akoma persona qe nuk i besojne….. si puna e ketij “korcari” (ta leme “Taulantin” se eshte koqe dhe ai e di shume mire qe eshte)….. Korcari do je ndonje buzequmesht qe e do historine si i do qefi atij… Prandaj jemi ne kete katandisje se nje pjese e taneve me mire shkojne e flene me mullixhine….. Rama qe hiqet duhet te kete nje shqiptar te vertete perballe, te shkolluar, atdhedashes dhe kredibel ne arenen nderkombetare….. vetem keshtu iken per 6 muaj,, keta ronxho bonxhot antishqiptare qe ka perballe si voton njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje