“Jam i gatshëm të përballem me këdo”, Balla: Mandati i tretë na duhet për punët

21 Shkurt 2021, 09:14Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, foli nga qyteti i Elbasanit për projektet, që partia e tij pritet të zhvillojë, nëse do të marrë një tjetër mandat qeverisës më 25 prill.

Në një bashkëbisedim me qytetarët, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, Balla tha se Elbasani ka dy gjëra kryesore më 2021-2025, që janë bypass-i dhe linja hekurudhore.

“Në Cërrik, në vitet 2015-2019 ka qeverisur LSI, ku edhe pse mbështetja e qeverisë nuk mungonte, nuk bëheshin punë. Na duhet shumë ky mandat qeverisës për të vazhduar punët, kemi shumë projekte të mëdha.

Qarku i Elbasanit është bërë pjesë e projekteve të mëdha. Qeveria gjermane ka vendosur të financojë këtu, si asnjëherë tjetër më parë. Do kalojmë në Parlament projektin e madh të kanaleve të zeza. Ajo që ne duhet të transformojmë është kalaja e Elbasanit, që është kalaja më e madhe fushore në Ballkan.

Brenda 500 metra katror gjen edhe xhaminë, edhe kishën, etj., prandaj ne do ta transformojmë. Dicka tjetër që është e rëndësishme është se Elbasani 2021-2025 ka dy gjëra kryesore, bypass-i dhe linja hekurudhore, që e ka ndarë në mënyrë të padrejtë në dy pjesë Elbasanin, por që ne kemi një projekt të madh për ta transformuar. Jam i gatshëm të përballem me këdo, politikanë apo analistë, për numrin e punësimeve.

Në Elbasan ne kemi arritur thuajse ta dyfishojmë numrin e të punësuarve. Nëse në Elbasan më 2013 kishim rreth 30-40 mijë të punësuar, kjo shumë sot është e dyfishuar. Kjo është një shifër shumë domethënëse”, tha Balla.

4 komente në ““Jam i gatshëm të përballem me këdo”, Balla: Mandati i tretë na duhet për punët”

  1. E DUAM DHE DO TA MBAJME PUSHTETIN
    [Ne Emer te Popullit Shqiptare ]
    SEPSE NUK MUNDET TE TRADHETOJME SHQIPERINE
    NUK DUAM TE TRADHETOJME AMANETIN E TE PAREVE TANE PER LULUZIMIN E SHQIPERISE
    ATDHEUT TONE
    SEPSE
    JEMI BETUAR SE NUK DO JA DOREZOJME KURRE ANTISHQIPTAREVE ESADOSTEVE
    DHE RROSPIVE QE JANE NE SHERBIM TE ARMIQEVE TANE SHEKULLORE SERBO_GREKEVE !!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  2. popull del prej pyllit says:

    po deri tash per çfar e patet ; me ba marreveshje me Bashen me i dhane miljona euro per pallatin ne vlore, e+ me u pasuru ju kodosha , qe premtuat shume e nuk bate as’gja ,; jeni hajna e kriminela te gjthe, ju jeni per burge , e dorzoni pasurit;

  3. Pema, Cadra dhe Bunkeri says:

    Gjithmone kam pas besim te fatosi i Partise.
    =
    Lol, do hapi pune Koketepsia sidomos pasi shkarkoi Presidentin Meta??!!
    =
    Lol, do na sjelli Tojota Yaris, nje dite….

  4. rexha 10 says:

    ME THJESHTE zoti BALLA ,se na u bete te gjithe zoterinje ,do te ishte :TE NA THONIT SE SA E KENI VLEREN E VOTES????AI VENDE NUKE BEHET KURRE ,SEPSE EDHE JU E KENI TE VESHTIRE TE FLISENI ,DHE E DINI SHUME MIRE QE NUKE JU DALIN FJALET ,SE I KENI PERSERITUR PER 30 VITE,DHE JENI KONSUMUAR.PSE NUKE FLETE PER BIZNESIN E GRUAS TENDE ME MIRE.TE PAKTEN NJERZIT KANE SE C’FARE TE MESOJNE .KESHTU KA ARDHUR KOHA QE :DIKUSHE CANE DEBOREN PER TE KALUAR KUFIRIN E PUNUAR PER NJE KAFSHATE BUKE PER FAMILJEN ,DHE DIKUSHE TJETER VJEDHE E PASUROHET ,DHE NUKE MJAFTON PORE TE JEPE EDHE LEKSIONE SE KE DUHET TE VOTOJE POPULLI. PERPARA ATIJE POPULLI TE GJITHE I MBAJNE DUARTE MBRAPA ,PORE SAPO VENDOSEN NEPER ISTITUCIONE TE ATI POPULLI TE GJITHE ZGJASIN DUARTE KUSHE TE RREMBEJE DICKA ME VLERE QE SI PERKETE.MALLKUAR SHUSHUNJAT E KRIMINELAT E ATIJE VENDI,QE NA KANE KURAJON QE TE FLASIN ;NE EMERIN E POPULLIT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje