Rama: Gjyqtarët e prokurorët, kastë me faje shumë më të rënda se politikanët. E kthyen drejtësinë në mall që blihet e shitet

21 Shkurt 2021, 10:46Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish me tone të ashpra ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, teksa i ka cilësuar ata si një “kastë”, që ka faje shumë më të rënda se politikanët.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në Elbasan, Rama është shprehur se “Nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm”.

Më tej, kryeministri u ndal dhe te gjyqtarja e Krujës, Enkeleida Hoxha, e arrestuar dhe pezulluar nga detyra për korrupsion, duke thënë se “Ne sot nuk do të kishim një gjykatës si ajo gjykatësja e papërshkueshme, se unë nuk gjej dot fjalë për ta përshkruar, që ditën me diell, në kundërshtim me ligjin, jep vendime lirimi për individë që kanë pasur dënime ekstreme”.

Te drejtësia kemi arsye të jemi kryelartë, pavarësisht se disa njerëz e kanë padurimin shumë të madh dhe nuk arrijnë të fokusohen për të parë se ajo që kemi bërë ne në këto vite për të pasur një drejtësi funksionale është historike. Është gjëja që mbase vlerësohet shumë herë më pak se ç’vlen në të vërtetë. Rezultatet e kërkuara nuk janë ende qartësisht të dukshme, por po çlirohemi nga dhuna e ftohtë dhe e heshtur por shumë dëmtuese e një kaste gjykatësish dhe prokurorësh, që asnjëherë nuk kanë qenë në fokusin e reflektorëve të medias apo opinionit publik, sepse kanë qenë mbi të gjithë.

Nëse politikanët janë bërë objekt bisede e sulmesh 30 vjet rresht, kjo kastë, që ka qëndruar jashtë valës së sulmeve, në raport me Shqipërinë ka përgjegjësi e faje shumë të rënda se politikanët. Nëse kjo kastë nuk do ta kishte mbytur drejtësinë dhe ta kthente atë në një mall që blihet e shitet, edhe politikanët do të kishin qenë shumë më të përmbajtur e të përgjegjshëm. Mungesa e një drejtësie që mban të palëkundur gurin themeltar, ka bërë që ne të vuajmë shumë në të gjitha aspektet dhe pasojat të jenë te më të dobëtit.

Jemi të gjithë dëshmitarë se sa shumë burra të denoncuar për dhunë janë liruar nga gjykatat dhe janë fajësuar gratë. Ose në shumë raste dhunuesit pasi janë dhunuar, kanë ridhunuar. Procesi i pastrimit të llumit nga sistemi i drejtësisë është jo i lehtë. Ata që kërkojnë me të drejtë shtet të së drejtës duhet të vetëdijësohen se nuk është një proces që mund të mbyllet në 1 apo 2 mandate, është e pamundur. Në mandatin e tretë ne do të finalizojmë disa procese të nisura prej vitesh, që kërkojnë kohën e tyre.”– tha Rama.

22 komente në “Rama: Gjyqtarët e prokurorët, kastë me faje shumë më të rënda se politikanët. E kthyen drejtësinë në mall që blihet e shitet”

  1. VLORA says:

    DEBERISHIZEM NE TE GJITHA NIVELET.FUTI KULTUREN E ANTISHTETIT.DENAZISIFIKIMI MBAS LUFTES SE DYTE BOTERORE JA KJO ESHTE KANCERI QE SKA SHERIM.DEBERISHIZEM DEMALOQERI DESHPELLARIZIM.

    1. k says:

      Politika dhe drejtesia në shqipëri,janë në garë kush të vjedhi,korruptojë dhe shpërdorojë më shumë.
      Në vend të dytë janë mjekësia dhe arsimi për volum biznesi.

    2. Rebus says:

      Vazhdon me mashtrime ky kryeminister qe kur deklaroi se , “Kokat e korrupsionit ne Shqiperi nuk jane politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
      Jeni ju politikanet kokat e korrupsionit,se korrupsionin e beni ju ne qeveri,bashki etj dhe ju duhet te dilni para drejtesise!
      Por drejtesia nuk ju ka denuar,sepse edhe per emerimet e tyre kriminale fajin e keni ju,se ishit dhe jeni ju qe i emeroni ata,pavaresisaht propagandes se ndyre qe beni!

  2. Shqiperia e bukur says:

    Gjyqtare e prokurore u emeruan e mbrojten nga politikanet…..ndaj politikanet kane me shume faj. Veting per politiken e 3000 zyrtare….

    1. romi says:

      Absolutisht, faji me I madh është i politiqenerve që kanë dashur e lejuar një sistem drejtësie të tillë!

  3. Pema, Cadra dhe Bunkeri says:

    Rama eshte ndoshta i vetmi qe beson se fatkeqesia dhe korrupsioni i Shqiperise vjen nga Drejtesia ne nje kohe qe ate e ka ne dore politikani, Rama,Meta,Ruci/Berisha etj politiqena shqiptare.
    =
    Po mire , po prokuroria, shteti vete qe eshte i pari per nga korrupsioni dhe mbulon krimet e politikaneve, si e shpjegon , o gjigand i plerave.
    =
    Avokate/gjyqtare me prokurore jane viktima te shtetit marksist dhe diktatorial albanistanez udhehequr nga kanceri komunist qe ska per tju shkulur Shqiperise nder shekuj.

  4. Bobi says:

    O Ramazono a i kishte hedh shume kolonje kryetari i bashkise. Te keqen e Leskajt daku. Ky I joni do 1 liter 19gradeshe dhe nuk luan nga vendi. Pijanec ordiner

  5. rexha 10 says:

    MOSE NA THUAJ zoti KRYEMINISTER ,QE EDHE NE MOMENTIN QE JU FLISENI ,DREJTESIA NUKE ESHTE E M’VARUR NGA POLITIKA.????
    SE ME TE VERTETE ESHTE KESHTU:SI SHPJEGOHET QE GRAMOZI ESHTE KRYETARE I PARLAMENTIT????
    AHMATAJ ESHTE AKOMA NE QEVERINE TENDE ,ME GJITHE ATE SKANDALE TE FONDEVE PUBLIKE TE VJEDHURA???
    FLORIRI ME VIDION E 7%ESHTE PRESIDENTI I ATIJE VENDI????PO FJALA :LAVIRE TE BULEVARDIT TE KUJTON GJE ,E THENE NGA ISHE KRYEMINISTERI BERISHA PROKURORES SE PERGJITHESHME TE ATIJE VENDI ,PIKERISHTE SE I DOLI KUNDER TIJE.EDHE SE ISHTE NJE ZONJE E NDERUAR.BEHET FJALE PER ISHE PROKUROREN INA RAMA.
    PO PER ADRIATIKE LLALLEN KUSHE E VENDOSI NE ATE POSTE????DHE TI MENDONE SE DO TI SHERBENTE POPULLITììììììììììììììììì?
    Mose perseriseni gabimet e 30 viteve ,sepse e dime shume mire qe per interesat e tyre ,jane gati te vrasin edhe prinderit e tyre .LLumin e atije vendi e grumbulluat neper istitucionet publike ,kushe e kushe banden e tije dhe filluat luften ndermjet grupeve per hire te interesave qe kishit ,dhe jo per interesat e popullit.Shikoje floririn se si cirret ???Ti mendone se e ka teke ligjet dhe kushtetuta,apo per te shpetuar pasurine e tije ,dhe lekuren e vete???Po te vepronte politika i conte te gjithe perpara ligjit.LERI DEMAGOGJITE SE U BENE 30 VJETE PERSERITET PO E NJEJTA GJE .
    Jeni deshmitare qe tu vrane mu ne mese te bulevardit 4 persona me duar ne xhepa ,dhe ti i shpalle ..Deshmore te atdheut.Pore mose harro se SALIU e quajti aktine e vrasjes se ketyre njerzeve te pa fajeshem (((KRIMI I SHTETIT)))Mose edhe ketu fajin ta kane gjykatat ???Kesaje i thone njeri Kryeminister te vrete , dhe Kryeministeri i tjeter po i atije vendi te bene Deshmore. Motivet e vrasjes ,dhe motivet e te shpallurit Deshmore vete ju Kryeministerat i dini .Te fala Sandrit sheikut te Klanit.

  6. Taulant says:

    Ne 30 vjet Berisha ka qeverisur 12 vjet PS-ja 18 vjet.

  7. mik says:

    ha ha .. kerkon me ja faturu drejtesise deshtimin e tij.
    Ne cilin shtet normal ne bote, korrupsjoni i drejtesise paraprin korrupsionin e politikes ?
    Kesaj i thone : topi eshte i imi, penalltine do ta gjuaj une.

    1. Pjetri says:

      Mendoj se eshte me e thelle kjo loje.
      Ky thote. Merrem me drejtesine 10-15 vjet, duke i mbajtur nen presion pwr pushim nga puna, me qellim qe te mos merret kush me politikanet majtas e djathtas, sa te kalojne edhe 10 vjet te tjera dhe te gjithe keta kingat e politikes te kene dale ne pension.
      Pastaj do na thote ate shprehjen e madhe te kapterr Ramiut tek dueli i heshtur “Po puna Komisarit ishte loje mor djale”

  8. Ppp says:

    Hahaaaaaa
    Vetingu u ndertua apo po ndertohet per politiken jo per gjyqtaret apo prokuroret
    Ata jane thjesht dem ansor
    Mjaftoi shemtia e emerimeve te kushtetueses per te treguar se kush emeron ke
    Pra zotnija juj qe ti biem shkurt kur gjyqtaret te emerojne politikanet ahere do jene ata dreqi
    Por derisa politika do emeroj gjyqtaret dreqi jeni ju, ata jane shkopi juaj

  9. Martin says:

    “Mos i flisni shoferit” (Ben Blushi) Shoferi yne po se ecen me kujdes
    qe autobuzi i mekateve te tij te mos perplaset me ate te Sali Berishes.
    Njear dore lan tjetren, te dyja te zbardhin fytyren!

  10. popull del prej pyllit says:

    jeni te tane per skrap ; duhet nje parti e re , e pa perlyme ; e ti me gjthe at tynelin tande te shkoshe per boje, o drogazhi , se bani marrveshje , e nuk i ka populli gja borxhe Bashes , qe ti e damshperblave , pallatin ne vlore , me 14 000 000 euro jeni te gjthe plehra ,qe keni marre vendin pege per 30 vjet , emerove 1president hajdut te thesarit , e + kryetar kuvendi ashte nje ish minister i brendeshem i PPSH .nuk u hetu 21 janari ; me 4 te vrare , qe ti i nxore ne protest ; e ti eshihje protesten nga kulla.

  11. aleko says:

    kejo deklarate ka te vertetta sepse drejtesia te ne ashtu u be shitblerje..Por ishte vullneti politik qe engriti kete drejtesi te kalbur..qe nga plepat e deri te caktimi ne krye te institucioneve te drejtesise .Berisha ishte ai qe konsolidoi plotesisht kete drejtesi katastofe qe kemi gezuar per dekada..Vullneti politike per mua eshte i pari…

  12. Agim-Toronto says:

    Je lajthitur Edi Rama, apo te ka “velur” pushteti i me shume se tete viteve? Bej qejf me Lulin, po mos i merr njerezit per dele e nuk te vleresojne ato qe thua.

  13. Astriti. says:

    KANCERI NE SHQIPERI ESHTE SISTEMI I DREJTESISE.
    KACERI NE SISTEMIN E DREJTESISE JANE PA PERJASHTIM TE GJITHE, POR ME MONSTRAT JANE:
    PROKUROR JULIAN ZONJA.
    PROKURORE ANILA KALANXHI PAPA.
    GNYQTAR ALBERT MECE.
    GJYQTAR ARTAN GJERMENI.
    KETA TE SIPER SHKRUAFIT DHE TE TJERE JANE JARGAVITES DHE BYTHEPIRES TE PORSONAVE TE BOTES SE KRIMIT. SHESIN GJITHECKA PER PARA DHE I BINDEN ME PERULJE URDHERAVE TE KRIMIT TE ORGANIZUAR.
    DITA PER LLOGARIDHENJE PO AFRON, JU GENJEN MENDJA SE DO TU MBROJE STATUSI …AI STATUS QE JU MBANI ESHTE FUNDI JUAJ I DHIMBSHEM.
    ASHTU MENDONTE EDHE KADAFI.

  14. Asd says:

    Ky ka guximin te beje “fjalime” turpi. E paaka patur fajin prokuroria qe nuk e paska kapur kur perlante dhe perlan 20 perqindshin. Jane ca njerez qe vetem dhuna mund ti bejne te “arsyetojne” drejte.

  15. Taulant says:

    Nuk ka force me te medha sesa qeveria e zgjedhur me votat e popullit.
    Mbas 8 vjetesh ne 1953 Gjermania nga nje vend totalisht i shkaterruar u kthye ne nje vend te zhvilluar ekonomik.
    Ne 8 vjet Rama po te kishte punuar me sinqeritet do ta kishte zberthyer sistemin kriminal te drejtesis pa pasur nevojen e Vetingut.
    Shteti i ka te gjitha mekanizmat per te luftuar cdo lloj krimi ne vend.
    Qeveria eshte zgjedhur prej deputetve (qe jane te zgjedhurit e popullit).
    Rama ka 4 vjet qe qeveris i vetem me shumice absolute.
    Por kur Rama emeron ne administrat militant partie dhe shet vendet e punes cfare do te presesh.
    Mos te flasim per kusuret e tjera.

  16. rexha 10 says:

    C’FARE DEPUTETESH TE ZGJEDHE POPULLI ,MOREzoti TAULANTE??? POPULLI VOTON ATO EMRA DEPUTETESH QE TI KA NOMINUAR PARTIA.
    DHE PARTIA NOMINON NJERZIT MILITANTE TE SAJE ,PIKERISHTE ATA QE INVESTOJNE NEPER FUSHATA.NUKE ESHTE E RASTITI QE DEPUTETET I KEMI BIZNESMENA ,NE MOSE DEPUTETI ESHTE E SHOQEJA.APO RASTI I SAJMIRIT MANJA.
    A ESHTE BERE NDONJEHERE TRANSPARENZA E LEKEVE QE JANE SHPENZUAR NE FUSHATEVE ELEKTORALE NGA PARTITE ,????
    A KE NDIGJUAR NDONJEHERE QE NJE PARTI POLITIKE TE KETE KTHYER MBRAPSHE PARATE PUBLIKE ,SEPSE HUMBI ZGJEDHJET ????d m th nuke fitoi asnje deputet,ose nuke e votoi ase edhe 1000 persona.???

  17. emigranti says:

    mbase rama e ka mire po dhe politikanet kane faje.SALIU i pare eshte fajtor kryesor qe mbolli cdo gje te keqe qe nuk pastrohet per kohe te gjate, dhe nuk e beri pa vetedije e beri vetedije per qellimet e veta.

  18. Juniku says:

    Armiku me i eger qe ka njohur historia e kombi, Edi Rama, nje monster, nje cinik, nje dashakeq i kombit me te mrekullueshem.
    Pasi rrenoi urbanistiken e Qytetit te Tiranes, qe ne vitet 90-te trashegonte nje infrastrukture te nivelit euorpian, ku vijat e verdha dhe te kuqe, mbroheshin me fanatizmin dhe forcen me te rrepte te ligjit, per 12 vjet rrjesht nuk la hapsire te gjelber pa shkaterruar, qe e shnderroi Tiranen e bukur ne nje germadhe betoni, me ndotjen me te rende te ajrit ne Europe, me ardhjen e tij ne rolin e Kryeministrit, Ed Rame sketerra, beri keto deme te rende qe kan cenuar sigurine e vendit:
    Shkaterroi Sisitemin juridik, me gjykate Kushtetues, me keshillin e larte te drejtesis
    SHkaterroi Sistemin e aresimit duke promovuar gjerat me te demeshme per sistemin aresimore
    Godit rende sistemin e bujqesise duke i ndryshuar komplet drejtimin, nga vend bujqesore industrial, vendi u kethye ne vend prodhimi kanabisi.
    Me politikat antikombetare te taksave me te larta ne Europe, dhe cmimeve te produketeve te konsumit te gjere me te lartat ne Europe, ju humbi shpresen te rinjeve shqipetare te cilet muaren rruget e emigrimit masiv. Gjysma e poipullise, rreth 1.8 miljon shqipetare lkane vendin si rrjedhoje e ketij akti barbarik te nje njeriu te cmendur qe quhet Edi Rama.
    Nese e keni degjuar vetem njehere te prononcohet per kete tragjedi kombetare, e terheqi kete akt akuze.
    Edi Rama eshte nje vegel ne sherbim te interesaVE MAFIOZE, dhe SERBE.
    Minishengeni Ballkanik, qe perfundoi me nje marrevehsje Sebo Shqipetare, nuk esht gje tjeter, vecse nje ndihme e jashtezakonshme qe EDI RAME tradhetare ju ka bere serbeve duku ju hapur rruge serbeve te dalin ne bregdet, si dhe te vijne sebo sllavet dhe te blejne pallatete e mafjes se Italion Shqipetare qe EDI RAMA u ka sherbyer ne menyren me te tmerrshme. Edi Rame meriton denimin me forcen me te ekstreme te ligjit. Historia do te vertetoje qe Rama eshte nje nga tradhetaret qe i kane shkaktuar vendit demetr me kolosale. POShte tradhetaret e vendit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje