Nga Altin Ketro
Nëpër studiot televizive të debateve politike, më se njëherë është diskutuar për cilësinë intelektuale të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe, duke bërë krahasim midis ligjvënësve të sotëm me ata që startuan fillimin e demokracisë, cilësinë më të madhe ua atribuojnë këtyre të fundit që dolën pas zgjedhjeve të vitit 1992 dhe 1996.
Gjithnjë kam bërë çudi me këtë konstatim tërësisht të gabuar, i cili nisej vetëm nga niveli i tyre arsimor me tituj e grada shkencore dhe i një sërë profesioneve të nderuara që ata deputetë përfaqësonin. Në këtë aspekt, nuk ua vë në dyshim përgatitjen secilit në fushën përkatëse ku ata kishin dhënë kontribut për vendin.
Por, tjetërsimi në ushtarë besnikë të liderit suprem Sali Berisha, i zhvlerësoi çdo meritë të merituar ende pa hyrë në botën e politikës. Nuk dua të veçoj emra të përveçëm, por të gjithë grupin parlamentar të shumicës që drejtoi Shqipërinë në vitet 1992 – 1997. Kush me votë prej protagonisti e kush me heshtje konformisti, praktikisht ata hodhën në koshin e plehrave çdo arritje intelektuale që kishin në jetëshkrimin e tyre
Dhe për ta argumentuar këtë po jap në mënyrë të përmbledhur vetëm disa fragmente mes shumë aspekteve tmerrësisht negative që shoqëruan jetën politike e shoqërore të Shqipërisë së atyre viteve.
Duke qenë se në zgjedhjet e 22 marsit 1992 dhe në vjedhjet e 26 majit 1996 Partia Demokratike pati dominim absolut të Kuvendit me mbi 2/3 e ulëseve, praktikisht kishte dorë të lirë që të ndërmerrte reforma të thella dhe t’i sillte Shqipërisë një prosperitet të qëndrueshëm politik, ekonomik dhe demokratik. Po çfarë ndodhi në realitet?
1.E drejta e pronës
Kuvendi “elitar” i vitit 1992 kishte mundësinë e papërsëritshme që ta shpëtonte Shqipërinë nga një plagë e madhe që nisi në vitin 1991 e që do ta vuajë për disa dekada. E kam fjalën për pronat e të ashtuquajturve padrejtësisht “ish-pronarë”. Me një shumicë absolute, deputetët [antikomunistë të rremë] të Partisë Demokratike, duhet të bënin të parin veprim duke kthyer me ligj në mënyrë të menjëhershme pronën e grabitur në vitin 1945 pronarëve legjitimë.
Me dokumentacion të rregullt, të cilin regjimi komunist fatmirësisht e kishte ruajtur në pjesën dërrmuese të paprekur në arkivat e shtetit, toka duhet t’i kthehej atij që i takonte dhe që i ishte grabitur me dhunë. Të mos harrojmë që në vitin 1992 kishte qindra mijë hektarë tokë të lirë të papushtuar nga invazioni berishist i “tokës së xamun”.
Pasi t’u kishte dhënë pronarëve legjitimë pronën sipas parimit “Toka i kthehet atij që i takon”, më pas, ajo që mbetej nga kjo ndarje, t’u jepej fshatarësisë ish-kooperativiste sipas parimit të ligjit 7501 “Toka i jepet atij që e punon”. Nuk e bënë, për turpin e tyre dhe për fatin tonë të keq që duhet të paguajmë brez pas brezi borxhet e asaj kohe.
2.Drejtësia
“Elitat” që përbënin atë Kuvend nuk duhet të kishin lejuar ngritjen e një sistemi drejtësie me gjykatës dhe prokurorë “Plepash”, të cilët ishin brezi i parë që ngriti në sistem korrupsionin në fushën e drejtësisë duke u shndërruar në korporatën më të fuqishme kriminale brenda shtetit. Të paprekshëm dhe me dorën e lirë për të bërë padrejtësi, mjafton që t’u shërbenin me besnikëri padronëve që i kishin emëruar, e çuan pushtetin e tretë për nga rëndësia, ndër fatkeqësitë më të mëdha të vendit tonë.
3.Dosjet e Sigurimit
Ai Kuvend, me “elitë intelektuale”, duhet të kishte bërë atë që bëri në fakt Kuvendi i vitit 2016 me inisiativë të Partisë Socialiste, duke ngritur me ligj Autoritetin për Informim mbi Dosjet e Sigurimit të Shtetit. Hapja e atyre dosjeve në vitin 1992 (dhe jo në vitin 2016) do ishte një moment historik, sepse do e pastronte jo vetëm politikën shqiptare prej bashkëpunëtorëve të shërbimit sekret (që në PD ishin me shumicë), por do kishte ndarë shapin nga sheqeri edhe brendapërbrenda ish të përndjekurve dhe ish të dënuarve politikë, ku një pjesë kishin bërë burg si kundërshtarë të regjimit, e një pjesë ishin dënuar për përdhunime, vjedhje e poshtërsi të tjera, po që u kamufluan si antikomunistë duke përfituar padrejtësisht të mira materiale më shumë se sa ata që e meritonin vërtetë.
4.Media televizive
Kuvendi me “elitë intelektuale” i vitit 1992, nuk i dha dritën jeshile hapjes së lirisë së fjalës nëpërmjet lejimit të medieve alternative radiotelevizive. I pari televizion privat starton në fund të vitit 1995, po edhe ai pa ndonjë frymë opozitare me qeverinë e kohës. Lejimi i një inisiative të tillë qysh në vitin 1992 do ta kishe bërë jetën politike më shumë demokratike dhe besoj fort se do kishte parandaluar shumë gjëma që ndodhën më pas.
5.Kushtetuta e re
Kuvendi “elitar” i vitit 1992, tentoi të miratojë me votat e demokratëve një projekt-Kushtetutë të njëanshme që rriste kompetencat e presidentit Berisha, por që fatmirësisht një parti e koalicionit qeveritar (PSD) doli kundër dhe ai projekt nuk kaloi sepse nuk u arrit shumica e 2/3 të votave. Por kjo gjë nuk i pengoi parlamentarët “elitarë” që të miratonin heshturazi marrëzinë e Berishës për ta çuar në referendum popullor atë projekt i cili, po fatmirësisht, u rrëzua edhe aty.
6.Lulëzimi i skemave piramidale
Ai Kuvend, me atë përbërje që sot quhet “elitë intelektuale”, lejoi funksionimin e lulëzimin e skemave piramidale pa ia vënë kufirin tek thana qeverisë së kohës, duke u bërë kështu konformistë nga frika se mos kjo do ndikonte negativisht në zgjedhjet e vitit 1996. Dihen pasojat që pasuan po atë vit.
7.Zgjedhjet e 26 majit
Deputetët “elitarë” të dalë nga vjedhjet e 26 majit 1996, vijuan po në rrugën e paraardhësve të tyre të 4- vjeçarit të kaluar, duke qenë ushtarë besnikë të presidentit Berisha. Ashtu në heshtje, ata e justifikuan atë vjedhje zgjedhore. As kërkesa amerikane që zgjedhjet të përsëriteshin në 35 zona zgjedhore (të cilat nuk e rrezikon shumicën qeverisëse edhe sikur të 35-ta t’i fitonte opozita), nuk i ndërgjegjësoi “elitarët” e Kuvendit për ta sjellë me këmbë në tokë revanin që kishte marrë “kali” i Berishës. Prej atyre “elitave” kemi 24 vjet që nuk i numërojmë më votat nëpër qendrat e votimit, pikërisht prej mosbesimit të palëve politike.
8.Rënia e skemave piramidale
Po këta “elitarë”, vijuan marrëzinë e lejimit të skemave piramidale derisa ato ranë vetë. Kur ata menduan të ndërhyjnë ishte tepër vonë ku, siç thotë edhe ajo shprehja, “e kishte marrë ferra uratën”.
9.Përfshirja e SHIK-ut në shtypjen e revoltave
Janë po ata deputetë “elitarë” që më 2 mars 1997 votuan në Kuvend bashkimin në një njësi të vetme të shërbimit sekret me ministrinë e Brendshme dhe miratimin e marrëzisë së Berishës për të graduar gjeneralin e SHIK-ut (Gazideden) si komandant i shtypjes së revoltës popullore. Me këtë praktikisht e çuan Shqipërinë akoma më në greminë, ndërkohë që gjithçka mund të zgjidhej fare thjesht me një lëvizje taktike politike, duke e shkarkuar qeverinë ende pa u rënduar situata dhe duke emëruar si kryeministër një emër me reputacion të mirë publik po brenda radhëve të PD-së, i cili do ta çonte vendin në zgjedhje të parakohshme. Kësisoj do të ishte shmangur edhe hapja e depove të ushtrisë më 13 mars, pasojat e së cilës po i vuajmë edhe sot e kësaj dite.
10.Rizgjedhja e Berishës
Sërish deputetët “elitarë” votuan verbërisht më 3 mars 1997, mes duartrokitjeve frenetike, Sali Berishën si president. Ishte kulmi i revoltave popullore dhe ata, “elitarët”, kurrsesi nuk duhet t’ia lejonin vetes që shkaktarin kryesor të rrënimit financiar të Shqipërisë ta bekonin për një mandat të dytë.
Konkluzione
Këto janë dhjetë nga momentet më kryesore që mendova të shkëpus nga historiku i ngjarjeve që përfshijnë periudhën mars 1992 – qershor 1997, për të cilën disa nga analistët e sotëm na bëjnë moral se kemi pasur një elitë të papërsëritshme intelektuale deputetësh. Në raport me fatkeqësitë që na solli ajo “elitë”, unë vlerësoj më shumë deputetët e sotëm që zëvendësuan ikacakët e PD-së, të cilët nuk mbartin asnjë prej mëkateve kriminale me të cilat identifikohen direkt apo indirekt “elitarët” e djeshëm.
Ndaj, mundësisht, sa herë të na i paraqitni si “elitë intelektuale” ata të dikurshmit, kijini parasysh edhe këto që thashë më lart. Ose së paku, mos na i përmendni më, sepse jo të gjithë ne vuajmë nga amnezia e kujtesës.
Niveli intelectual,ne pergjithesi eshte 0,ne parlamentin shqiptar.Ke te kapesh e ke lësh.
Intelektual eshte ai qe kupton mire situatat shoqerore dhe sherben pa interes vetiak te miren e pergjithshme. Intelektiual nuk jane ata qe kane nje diplome universitare, pavaresisht cilesive të saj qe u sherbejne klikave të çfaredo lloj ngjyra qofshin ato. Intelektuali ka dinjitet dhe nuk pranon të behet vegel apo marionete e liderit apo e kujdo qofte. Vetem t’u hedhim nje sy listes se emrave te intelektualeve më në ze të Europe, sidomos gjate shekullit XX, dhe e kuptojme mire sojin e tyre. Ndaj nuk duhet ta ngaterrojme nje intelektual me nje politikan çfardo, qofte edhe deputet. Keta duke qenë ne shumice arriviste, ata jane qenie qe sherbejne, por në një menyre tjeter. Perpos se i sherbejne vetes jane edhe sherbetore te grupit politik a shoqeror që perfaqesojne dhe jo interesave të tere shoqerise, E pra po t’i hedhim nje sy politikaneve tane te ketyre 30 vjeteve nuk eshte e veshtire te konstatojme se ata veç te tille nuk jane. Nuik mund te jesh intelektual po nuk qe idealist, parimor dhe nuk ka se paku respekt per veten.
Altin Ketro,
Ke marre noten 10 me kete artikull.
Me kujtohet aty nga viti 1995 ose 1996, ishim ulur diku, nje group nja 9 ose 10 vete, dhe dikush ngre ne qiell intelektualizmin dhe dituritë e Genc Pollos.
Nje burre I vjetër (une ne ate kohe Isha i ri), na thote:
“Kush, Genc Pollo? I ditur dhe intelektua? E qysh e nxjerr kete perfundim? Jo mor djalë, degjo. A rri Genc Pollo mbrapa Saliut? Po. Atehere kokrra e gomarit eshte. E ç’i duhet dituria? Per te ngrënë? Apo per te shkuar ne WC?”
Ashtu edhe sot ka disa figura që rrijne sus para Rames, dhe bejne mender shurrën para tij. Por ka edhe te tjere, si psh ajo Anila Denaj, per te cilën kam shume respekt. Ose ai djali që ishte i PD, por sot eshte zv minister i financave. Me keta nuk Ben dot shaka Rama.
Ndersa qe meritojne me shume respekt Jane disa deputete qe nuk ju binden PD, ose sidomos LSI. Ralf Gjoni, dhe ne veçanti deputeti Roshi i Gramshit jane figura te nderuara dhe Jo ushtare te bindur.
Po ç’Genc Pollo, Ai nuk dilte te luante me shoket ne plazh, se do te studionte veprat e xhaxhit Enver.
I biri i Stefanaqit, ka ditur vetem te perfitoje ne çdo periudhe. Aq intelektual ishte sa i hapi rrugen shkaterrimit te arsimit arsimit me ato palo universitete qe morren lejen ne kohen e tij.
Mos na permendni me intelektuali te tille se na perzjehen zorret
Ralf Gjoni e kompani kurre nuk kane qene ‘ disident ‘ te PD-s dhe te LSI-s. Ata u paguan shtrenjte ne euro nga PS-ja per levizjen e tyre. Ata jo qe nuk meritojne rrespekt, por ata jane me te dhjeret nga te gjithe deputetet e PD-s dhe LSI-s. Gjithashtu, nga me te dhjeret ne Parlament. Ata vertetuan thanjen : Nuk ka nder dhe burreri nder hajdute.
Nese ne duhet ta definojme domethanjen e deputetit intelektual, lexo komentin e komentuesit Bureto.
Analize e bukur Z. Ketro.
Te gjithe keta “intelektualet” e 1992 u bene plastelina te Berishes.
I vetmi qe pati dinjitet dhe doli nga maxhoranca e 1992 dhe kaloi ne opozite te eger me PD, ishte Skender Gjinushi.
Gjinushi ishte arsyeja kryesore pse Kushtetuta qe e bente Berishen sulltan u rrezua.
Shume analize e sakte.
E drejta e prones,e drejta e prones,kemi vite te tera qe e degjojme,nga pronare te vertete apo pronare te bastarduar,media,politikane etj,etj.pa fund.
Por cuditerisht asnje nga ankuesit ´´parimor´´ te mesiperm,as ai qe ka shkruar kete shkrim,nuk atakojne nje problem krucial ne lidhje me pronat:
Pronat e medha te rrembyera,nga pushtuesi otoman, prej kombit dhe individit shqiptar dhe dhuruar atij lloji te shqiptareve,qe ndrruan fene dhe tradhetuan atdhene,duke i sherbyer atij sundimtari te eger dhe shperfytyrues,si kryevezir,vezir,pasha,bej,aga etj,me te cilet mbante te pushtuar kete vend dhe shtypte ata shqiptare qe vazhduan te mbeteshin si te tille.
Dhe te tille prona,prona te turpit,duhet te jene shume,pasi te shumte jane dhe lloji i bastardeve,qe kane sunduar ne kete vend me jataganin osman.
Dhe cuditerisht,ata jane ata qe ne kohet e sotme i kane ripushtuar perseri ato prona,pasi mbas 90 sundimtaret sali,meta,rama,etj,lloji i agallareve te tyre artan,lame,jane alter egot e kryevezireve dhe bejlereve,agallareve te dikurshem me gjyqtaret e tyre.
Prandaj po nuk u trajtua me ligjin qe i takon,madhesia e ´´pronave te turpit te kombit´´,apo kanceri brenda trupit te Shqiperise,duke i larguar duart e pista dhe te gjakosura historike nga ato dhe ti kthehen kombit apo individit qe i takojne,para se te rrembeheshin nga jatagani i osmanit,ndihmuar nga bastardet vendas,as mund te mendohet dhe as mund te inicohet,nje shperndarje e drejte e pronave,ne kete truall europian.Per kete duhet hapur dhe arshivat e sulltanit.
Sado cilsore te kete qene,prania e deputeteve te 92=96, te gjithe keto ligje antishqiptare e rrumpallhane i kemi nga ATA.
Ata nuk munden te shkeputeshin nga kryetaret e tyre kriminel.
Nuk u shkeputen nga mendesia tribale shqiptare feudale.
Nder te tjera duhej edhe kapitulli i shendetesise.nje nga me te korruotuarit bashke me drejtesine,dhe qe nga me te demshmit per jeten shoqerore shqiptare te ketyre 30 vjeteve.
Sa bukur gjykohet mbas 23 vjetesh….? Qe ti gjykosh duhet te jetoje ne ate kohe kur cdo gje po ndryshonte…ra nje sistem….ju e gjetet gati….
Shume e sakte pergjigjja.
Duhet te kemi parasysh qe ishte viti 1992.
Cfare thote Ketri qe prona t’ju kthehej pronareve ?????
Harron Ketro qe ne 1992 70% e popullsise jeton ne fshat dhe Shqiperia ka shume pak toke .
Po tu kthehej toka pronareve qe perbenin as 0.5% te popullsise ku do shkonin gjithe ajo popullsi.
Pse flisni gjepura … per ceshtjen e prones forcat me te medha politike ne Shqiperi kane pasur te njejtin qendrim.
Nje gje ishte e sigurt qe cfare do lloj reforme qe Partia Demokratike te bente ne vitet 1992-1996 zgjedhjet do ti humbiste.
Ne vitin 1992 populli priste qe sa PD-ja te merrte pushtetin te jetonte shume mire si ne Evrope.
Partia Socialiste nuk linte rast pa sulmuar PD-ne qe nuk po mbante premtimet.
4 muaj me mbas ne korrik te 1992 PD-ja humbi zgjedhjet lokale.
Pa asnje lloj logjike sepse ne 4 muaj nje qeveri cfare mund te bente.
Por e tille ishte Shqiperia.
Fshati ishte i gjithe me Partin Socialiste injoranca ne popull ishte shume e madhe.
Ne kemi qene dhe jemi vend pa elite .
Berisha mund te kishte bere dicka.
Te kishte bere reforma ne ekonomi dhe administrat edhe pse e dinte qe do te humbiste zgjedhjet.
Te behej si Vasllav Haveli qe beri reformat por humbi dhe pushtetin e rimoren komunistet.
Ne zgjedhjet e radhes ne 1996 do ti fitonte PS-ja sepse gjithe injoranca fshatare votonte dhe voton PS.
Nuk duhet te harrojm qe ne 1946 komunistet u morren pronat pronareve dhe ua dhane fshatareve.
PS-ja do trembte cdo zgjedhje popullin shikoni cfare beri Berisha ne 1992 u dha token pronareve kulakeve etj.
Ishte edhe ai varianti tjeter qe e ka pohuar si Berisha edhe Meta.
Rama ne nje mbledhje ne fillim te 1991 kerkoj ekzekutimin e komunisteve.
Nuk e kam besuar por kur e lexova prej Spartak Ngjeles u habita .
Ku do te shkonim me nje ektremizem te tille ?
Nje analize perfekte e nje gazetari qytetar. Kur lexova titullin e shkrimit, mendova se edhe ky do ti ngrinte ne qiell “eliten” demokratike te atyre viteve dhe u pergatita ta kundershtoja ashtu si ka edhe interpretuar ai te verteten. Katastrofa shqiptare fillon me “eliten” intelektuale demokratike qe me mendjen top nuk erdhen ne pushtet per te demokratizuar vendin por per te rrembyer copat e ketij vendi duke nderruar vetem njerezit e pushtetit, bile ata qe ishin ishin shume here me larte, te pakten ne ndergjegje ne marrdheniet me njerzit perveç filozofise se tyre qe kishin te ngulitur. Keta nuk erdhen as per te marre hak ndaj atyre por per te bere pangopsine ne pushtet. Dhe rrojne dhe sot, kjo eshte çudia; rron Sali Berisha me te drejta te pa kufishme per tu bere prape deputet! Deputet, cilin do perfaqesoje, krimin, gjakun e te vrareve apô hajdutellekun qe e shperndane pronen me parrullen direkte te Saliut: rrembeni sa me shume pronen, per te krijuar sa me shpejt kapitalistet e vendit! Dhe prona socialiste qe nje popull kish punuar per gjysem shekulli, sot eshte ne doren e belereve dhe çifligareve te rinj “intelektuale” te demokracise. Te zgjuar apo jo; akoma diskutojne ne emisione televizive, ndersa palaço presidenti nuk ka kufi me çthurjen e tij. Sot ketyre duhet thyer hunda si u thyente dhembet Saliu, Arben Imamit, Aleksander Frangajt, Martin Lekes apo si i zhdukte trupat e tyre pa lene gjurme nepermjet drejtesise se plepave dhe sigurimit famkeq, shume here me i rrezikshem se ai meparshmi qe edhe sot nuk eshte stabilizuar gjendja. Elita e shkolluar e asaj kohe qe u bene “demokrate” eshte me kriminalja qe ka pasoja te renda sot. Ku ishte pergatitur ajo elite? Ne bangat e shkolles se diktatures dhe vetem sa nderruan faqen duke aplikuar me rrezkshmeri te larte te kunderten e saj . Dhe krykomandari Sali Berisha i zhduku kundershtaret e tij me keq se atehere dhe Sali Berisha ka infektuar gjithe terreni dhe sot ka goje e flet akoma. Ama eshte dhe çudi; çfare burrash kane qene ata shqiptare qe sakrifikuan jeten e tyre per kete vend deri sa Shqiperia te njihej nderkombtarisht? Po sot si nuk del nje shqiptar ti thote ndal katrahures kriminale qe vazhdon ti perpije, valle ka ndryshuar adn-ja e shqiptarit dhe tunden vetem nje flamur kuq e zi dhe kryqezojne duarte sikur jane patriot! Mburren me pronen e babes. Ato i ben dhe Ilir Meta ne bulevard kur do ti hedhe ne zjarr shqiptaret! E pra, te falenderoj dhe te pershendes Altin Ketro, as te njohe dhe as e di se kush je, por nepermjet leximit mora vesh se ti ben detyren e qytetarit shqiptar. Detyrat e tjera i ka populli qytetar ne 25 prill te vendos per fatet e tij: do vazhdoje ta ndertoje vendin per nje jete me te mire apo do kthehet tek “elita” kriminale qe s’ka ndryshuar mendesi dhe mban idhullin e saj akoma ne krye e qe i eshte bashkuar dhe presidenti qe bredh skutave si kusar, nga Korbai ne Laberi, nga Tirana ne Berat…. Fatin populli e ka ne supet e tij, nuk e di se sa ka mbledhur mend per vete, se nje pjese e jona kemi mbi 28 vjet qe e kemi gjete zgjidhjen jashte gardhit te Sali Berishes, kuptohet: te pafuqishem per ta perballuar atehere, po sot?
Revizor nga kysh nuk ja mban Rames mo? Denaj e Kadia? Ik ore bej cicin…..kur te hapet puseta do shikosh cudira me te medha se kimpleksi partizan…hajt tung
Sali Berisha – pergjegjesi kryesor i kesaj rrumpalle ne Shqiperi. Pergjegjes dhe bashkepunetor eshte edhe Rama qe e le jashte te na beje te mencurin
Më vjen shumë keq djalosh apo zotni për këtë që ke shkruar sepse nuk e ke mbështetur me informacion apo vëzhgim apo opinion. Mund të shkruaj 10 faqe mbi ” çfarë u bë nga ata deputetë” që aq kollaj i hodhe në plehra. Por nuk ia vlen t’a shpenzoj kohën me ty sepse kuptohet qartë që nuk ke dashur të analizosh dhe mbi atë bazë, të konkludosh.
Unë do të jap vetëm dy argumentë:
1. Në ato vite u bënë reformat më të thella, më të përgjegjshme, më gjithëpërfshirëse dhe më të dhimbshme, politike, ekonomike dhe sociale që i hapën rrugën ekonomisë së tregut të lirë.
2. Qeveria Meksi 2 është e vetmja qeveri që iku me dorëheqje, jo sepse kështu deshën të tjerët por sepse kështu vendosën ministrat e saj, anëtarët më të rinj të kabinetit dhe politikës, që patën kurajon dhe përgjegjësinë të shohin realitetin e ashpër në sy. Në sajë të atij veprimi u ndalua lufta civile dhe u shpërndanë 63% e parave të fajdeve.
A mund të të pyes, mqs qenke kaq i shqetësuar, se çfarë bënë të tjerët pas nesh? Sa % të parave morën shqiptarët pas vitit 1997? Çfarë ndodhi me ligjin mbi privatizimet? E shumë të tjera. Sigurisht që shoqëria do të ecë përpara sepse e tërheq forca e përgjithshme, por me bindje të plotë duhet të dish që 1992-1997 është e vetmja periudhë në të cilën u tentua të ndërtohet shtet, administratë teknike dhe jo politike, reforma të ushqyera nga idealizmi dhe puna, jo si sot, nga korrupsioni. Megjithatë askush më shumë se ne, nuk e ka kritikuar periudhën të cilës ti i referohesh, pra kemi qenë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm për çfarë kemi bërë mirë e çfarë duhej të bënim më mirë. E fundit, ne jemi ende gjallë dhe jetojmë këtu në Shqipëri, por emri ynë nuk ka dalë në asnjë proces gjygjësor apo dhe mediatik. Në të kundërt, zyrtarët dhe politikanët që u ngritën mbi hirin e zjarrit të 1997, që ndezën vetë, janë ata që e grabisin dhe shkatërrojnë çdo ditë Shqipërinë dhe shqiptarët