Edi Rama: Meta ka humbur trutë e kokës, flet me gjuhë rruge e bën fushatë për ndërmarrjen e së shoqes! Veprimtaria ilegale e tij është në sytë e të gjithëve

22 Shkurt 2021, 10:13Politika TEMA
Edi Rama: Meta ka humbur trutë e kokës, flet me gjuhë rruge e

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Ilir Metës, se 25 prilli do të jetë një referendum popullor kundër Qeverisë së tij, por dhe mediave.

“Unë nuk mendoj që ka nevojë për komente. Veprimatria ilegale e Ilir Metës është në sytë e të gjithëve.

Ilir Meta nuk është në lartësinë e detyrës që i cakton Kushtetuta.

Por është nën cdo nivel të justifikueshëm edhe për një person që ka humbur trutë e kokës.

Një president që bën gjithë ditën propagandë kundër qeverisë, që flet me një gjuhë që është gjuhë rruge, që lëviz ditën dhe natën për qëllime elektorale, e ka vënë zyrën në shërbim të ndërmarrjes që menaxhon e shoqja, cdo ditë humbet nivel në raport me detyrën, nuk ka nevojë ta komentojë unë.

Të gjithë e shikojnë, dhe do ta dënojnë në 25 prill.

Është përtej çdo lloj mundësie për ta justifikuar”, tha Rama për mediat.

2 komente në “Edi Rama: Meta ka humbur trutë e kokës, flet me gjuhë rruge e bën fushatë për ndërmarrjen e së shoqes! Veprimtaria ilegale e tij është në sytë e të gjithëve”

  1. Pema, Cadra dhe Bunkeri says:

    Veprimtari ilegale…??????!!!!!!! ilegale= ne shqip e paligjshme…pse ka frike te thote kundra ligjit e paligjshme EdvinRamuqi?
    Pra, mashtrusi dhe deshtaku i reformes ne drejtesi quan’ ilegale”….veprimtarine e Presidentit Flori!
    =
    Pse me fjalime ne podiume dhe fleterrufe me autopolant do ndeshkohet kjo veprimtari”ilegale”?
    =
    kur u votua per shkarkim te Ilir Metes si President per shkelje te ligjit, pse zoterote votove qe te MOS shkarkohet floriri yt.

  2. Komandanti says:

    Komandant Rama,
    Gjykaten Kushtetuese e ke gati.
    Pse nuk nis proçeduren per shkakrimin e Metes te cilen e fillove dhe e le ne gjysem te rruges, çfare pret, nga se ke frike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje