Ja çfarë thotë ministrja Manastirliu për vdekjen e dy të rinjve sot, nga Covid-19

22 Shkurt 2021, 19:20Sociale TEMA

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e ftuar në emisionin “Shqip show” në DritareTv u pyet nga gazetarja, Rudina Xhunga për vdekjet e dy pacientëve të rinj nga kovidi, te spitali “Shefqet Ndroqi”. Për rastin e 17-vjeçarit, ministrja tha se, ai shkoi në gjendje të rëndë në spital dhe Covid-19 i kishte prekur mushkëritë.

Rudina Xhunga: Sot që flasim ndodhën dy vdekje tragjike, sepse ishin moshë e re, të dy nga Elbasani. Humbi jetën një 17-vjeçar. E pabesueshme, aq i ri dhe pa sëmundje shoqëruese. Ndërkohë një 32-vjeçare, që lindi një fëmijë në muajin e 7-të, ka humbur jetën. Gjë që të frikëson, për faktin se, mos te moshat e reja te të cilat nuk ka pse të ketë fatalitete, kur nuk kanë as sëmundje bashkëshoqëruese, diçka nuk shkon në protokollin tonë, ku është problemi?

Ngjarje shumë të hidhura. Çdo humbje jete është një humbje e madhe për të gjithë ne, për familjen dhe shoqërinë. Edhe në aspektin e moshës, por edhe në aspektin njerëzor çdo humbje është fatalitet. Aq më tepër në rastin ku ju flisni, dy humbjet e sotme, me të vërtetë janë trajtuar jo në dinamikë nga strukturat spitalore , spitali “Shefqet Ndroqi” ku pacientët morën shërbim. 

Rasti i humbjes së djalit 17-vjeçar ishte rast i cili, me sa më është raportuar erdhi në gjendje të vështirë, me mushkëri të prekura. Ky është edhe rasti kur i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë simptomë, për të mos lënë vetën pas dore. 

Është një problematikë që më pas mund të shkaktojnë probleme të rënda shëndetësore. Ndaj bëj një thirrje dhe apel për të gjithë qytetarët që t’i drejtohen Urgjencës Kombëtare 127 dhe për të bërë vlerësim në rast kur ndjejnë se kanë shqetësime. 

Kush dyshon se është infektuar me koronavirus të kontaktojë mjekun e familjes. Është e vetmja mënyrë që të përgjigjemi nëpërmjet protokolleve bashkëkohore. Nuk ka asnjë medikament që mungon për trajtimin e kovidit.

2 komente në “Ja çfarë thotë ministrja Manastirliu për vdekjen e dy të rinjve sot, nga Covid-19”

  1. POlitikane Maskarenje says:

    Qeveri,dhe Opozite debile,per te mos then qe edhe njera edhe tjetra jane NJe MUTE..
    @@Pa pas asgje personale me askende te Politikes dhe Qeverise se Shtetit-Bano-Albania,ajo qe me Indijon me shume eshte:KUr niveli i Infektimeve eshte DRAMATIKE…mbi 1100-te perdire,athere pse nuk Behet MBULLJA e Mejhaneve,Kafeneve ,Qebaptoreve,dhe Tavernave te Muhabetit,dhe Cajes???????????Eshte SKANDAL,kur ne Greqi me nje Popullsi pre 11-miljon Banore,kemi nje Infeksjon ditore afro 550-600-te..Kur se te ne bohet Kasapana..dhe Shikojme se na del MInistrja ,dhe Kryeministri,dhe na flasin pa Teklif,sikur te kemi te bejme..jo me NJerez..por me ????
    Turpe.dhe me vjen TURPE,per keta POlitikane Hileqare,dhe Shkerdhata,dhe po Grinden dhe Zihen me njeri-tjetrin per Fushate,dhe askush nuk kerkon MBYLLJEN e Qendrave te Infektimit sikur se eshte sektori i Gastonomies…..lol

  2. spartak says:

    As ke për të rregullu ndonjëherë gjë, me këtë nivel e mentalitet .
    A ka ma turp ?
    A ka ma krim ?
    Miljarda e miljarda shpenzime , plus çfarë po harxhon populli i shkretë gjithë ditën nëpër spitale , Farmaci e Laboratore analizash e Imazherie , e ti flet akoma si e ëmë e Zeqos në majë të thanës . Protokolli protokolli . Jo po 127 , jo po 128 . Mjeku i familjes , mjeku i katunit .
    Ti, nuk ke as të folmen e atij mjekrroshit të gjatë , që s’pushon duke tjerrë nëpër TV ditë e natë , ani se na mbyti edhe ai me … .
    Mbrapa e ka .
    Këtu vdes i riu , moshë e mesme , e mosha nga më të ndryshmet , normal, mbasi kjo lloj sëmundje e pa besë të ketë bërë qejf me to për 10 ditë . Doktorat e profesorat e gjithë Personeli shëndetësor , e dijnë shumë mirë , sepse tashmë e ka marrë vesht edhe populli i thjeshtë , se ky virus , po të kapi, edhe për 4-5 ditë mund të të vejë përfund e të rrofshin doktorët , spitalet e paret .
    Mor pisa rrenacakë . Na mbytët me protokollin . S’keni cipë fare .
    I është bërë test Tamponi gruas time , sepse unë kalova COVID-19 , dhe pa tjetër duhej kontrolluar a ka shpëtuar pa e prekur apo jo , mbasi , me gjithë masat e forta të marra , si dihej .
    Urdhro . Ka, që me dt. 10 Shkurt e akoma deri më sot, 22 Shkurt , kanë kaluar 12 ditë , nuk më jep dot përgjigje mjekja e familjes . E ku ? Mu në mes të Tironës , tek Poliklinika e Specialiteteve Nr .9 , ma e kompletuara . Pra , për ju vdes kur të duash ( prandaj ka vdek ai çun i shkretë , o zot , 17 vjeç ) , biles punoni mizorisht në këtë drejtim, përderi sa talleni me hapin e parë bazë, testin .
    Çfarë mund të bësh ti Manastrelie ?
    Do shkosh nesër në Elbasan me fut atë djalë ndën dhe ?
    Ma e pakta që duhet të bësh . Të zhdukesh nga qarkullimi dhe ekranet , sepse nuk durojmë talljen cinike me humbjen e të PA ÇMUESHMES , jetëve njerëzore .
    Ai tjetri shto e shto policë e dhunë policore , deri sa i mori jetën djalit të ri në Laprakë për …… , nuk dij çfarë të them , dhe, për turp të zotit , me vrap shkojnë e i vejnë rrugës emrin , për të ofenduar komplet kombin .
    Një vizitor , të kaloj në atë rrugë e të pyesi , kush ka qenë ky person , dhe për ç’arësye e merita ka arrit ti vejnë një rruge emrin e tij ?
    Kush do jetë ai që do i përgjigjet . Ja kanë vënë se e ka vra policia . Kush do jetë ai që do skuqet , kur Bota të na vejë në lojë . Sepse rrugët e Tironës janë bo si kazona plehnash nga lloj lloj emrash pa pike vlere , këtë e dijmë , por ky turp për shqiptarët se mbi ç’baza I vejnë emrat rrugëve , si dhe, me e vra e turpëruar duke e përgojuar vazhdimisht edhe të vdekur , nuk ka cinizëm ma të madh .
    Nuk pyet më njeri për jetën e njerëzve .
    Me qindra vriten e plagosen rrugëve . Të gjithë vrasësit janë prap në majë të timonit .
    Pothuajse përditë me armë po sakatohen e vriten , kur armët janë të ndaluara me ligj . Policia grumbullohet me bo njoftimet e rastit , ndërkohë krimi e gjakmarrja veç shtohen , duke nguju e marrë përsëri jetë njerëzish . Mos u mërzit . Policia evidenton të vdekurit , sepse s’ka luaj mendsh me parandalu krimet .
    E pastaj e kë fajin ” monstrat” TIRJA , apo Enkelejdat , etj .

    Jo , mor jo .
    Eshtë menderos sistemi .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje