Miqësia që nuk ishte mes Enverit dhe Lasgushit, reporteri veteran: Propaganda sajoi lidhjen mes poetit dhe diktatorit

22 Shkurt 2021, 09:39Dossier TEMA

Reporteri në pension Budjon Xhelo ishte i ftuar në Dita Jonë ku solli disa nga kujtimet e tij në lidhje me poetin e madh lirik Lasgush Poradeci.

Xhelo tregon jetën e shkrimtarit të madh në qytetin e Pogradecit dhe mënyrën sesi ai u la në mjerim nga komunizmi. Ai mohon që Lasgushi të ketë pasur një miqësi me diktatorin Enver Hoxha.

Sipas Xhelos, Lasgushi kishte pasur me njohje me Enverin kur kishin qenë mësues në gjimnazin e Tiranës, por asnjëherë ndonjë miqësi. Ai shprehet se e gjithë kjo afërsi e pretenduar mes të dyve u krijua nga propaganda e kohës.

“Kjo ka ndodhur në 1936 kur Enver Hoxha qe profesor në gjimnazin e Tiranës atje ku qe dhe Lasgushi. Ai kujtohet në 1981 t’i hedhë këto shënime. Është ajo intriga e madhe që gjithnjë diktatorët kërkojnë t’u qasen poetëve të shquar që janë profetë, kjo sepse ai e harroi për 40 vjet në një mjerim, në një izolim. Shkroi Kadareja një kryevepër “Kronikë në gur”, mbas pak kohe botoi dhe Enver Hoxha “Kujtimet e Vegjëlisë”. Ndërsa Lenini iu trembej shkrimtarëve të shquar “Janë rrezik për revolucionin”, thoshte.

Në periudhën e komunizmit, Lasgush Poradeci jo vetëm që u pengua. Ai ishte një i vdekur që gjallonte. Ai u la në mjerim, me një pension të vogël deri sa vdiq. 8 muaj të vitit Lasgushi i kalonte në Pogradec. Shtëpia e tij ishte shumë e vogël dhe shumë e varfër madje ajo nuk kishte as banjë brenda.

Në 1981 Lasgushin vjen dhe e takon djalin i Mehmet Shehut, Bashkimi. Lasgushi iu drejtua atij duke i thënë “E di t’i kush më ka katandisur mua kështu? Yt atë”. U trembën shoqëruesit, miqtë e Lasgushit.

Më pas bëri një pauzë të vogël dhe iu drejtua “Ti Shehu i vogël i thuaj Shehut të madh që Lasgushi e ka vajzën papunë”, si duket u bë pishman. Por kjo duket se rezultoi pozitive. Disa ditë më vonë vajza e tij u fut në punë dhe më pas i futën ujin në banesë dhe i ndërtuan një banesë me fondet e komitetit.

Lasgushi u hoq nga Konsullata në Bruksel nga Zogu dhe u la 2 muaj në gjimnazin e Tiranës. Ai nuk u bë mik me Lasgushin. Dhe lakejt e tij vazhdojnë të thonë që kanë qenë miq. Miq në atë varfëri nuk mund të them. Lasgushi nuk ka shkruar asnjë rresht për Enverin. Dhe Zogu që e mbante mirë nuk bëri asnjë vjershë për të. Ai kishte pavarësinë”, tregon Xhelo.

Në fund Xhelo tregon dhe një kujtim personal me poetin e madh për të treguar se ai jetoi gjatë gjithë kohës si antikomunist. “Komunizmi po të ishte i mirë e bënte gjermani dhe jo sllavi”, kujton Xhelo t’i ketë thënë Lasgushi.

5 komente në “Miqësia që nuk ishte mes Enverit dhe Lasgushit, reporteri veteran: Propaganda sajoi lidhjen mes poetit dhe diktatorit”

  1. loni says:

    Po gjermani cfare beri ne shek XX mor trupeshk, apo ishte me mire ajo??? hajde te keqen, ka ardhur nje kohe qe thuaj c’te duash se pune e madhe….llafe jane…

    1. ben says:

      loni-gjermani humbi luften dhe mbas saj, fituesit i nxorren te palarat, por te palara ka edhe ne anen tjeter te barrikades.
      Sot dime per krimet e Stalinit qe ja kane kaluar disa here atyre te Hitlerit.
      Po keshtu, a nuk ishin miqte tane amerikane, qe hodhen bombat ne Hiroshima e Nagasaki ku u vrane miljona japoneze te pafajshem?
      Prandaj mos u bej “trupeshk”, qe ti besosh propogandes, nga cdo ane qe ajo vjen. Sot jemi ne epoken e internetit dhe ka aq shume informacion qe cdo njeri te zbuloje te verteten per te kaluaren.

  2. Shaqo says:

    Xhelo koti xhelo idioti

  3. Tralala! says:

    Si ka mundesi qe vini keto foto te komunizmit?… Lavdi vepres se Enver Hoxhes! Le te plasin herojte e sotem. Poshtë tradhetaret e sotem te kombit, qe dje Ishin heroj!

  4. Sala. says:

    Per inat te tru thareve, shpellareve?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje