Spahiu: Rama s'ka faj për mungesën e vaksinave, nëse do t'i siguronte do t'i blinte sa të kushtonin

22 Shkurt 2021, 23:23Politika TEMA
Spahiu: Rama s'ka faj për mungesën e vaksinave, nëse do

Juristi i njoh

Ish kreu i Aleances Kuqezi Kreshnik Spahiu, ka analizuar situatën aktuale të pandemisë së koronavirusit në vend.

Lidhur me procesin e vaksinimit, Spahiu tha se Rama nuk ka faj, pasi duke qenë se është kohë fushate, nëse do mund t’i gjente vaksinat, do i kishte marrë edhe sikur t’i kushtonin mijëra euro, me paratë e oligarkëve.

Spahiu tha se Rama nuk ka faj që ne nuk kemi shumë vaksina, por duhen masa të reja dhe të zbatohen nga qytetarët.  

Spahiu: Rama nuk ka faj për mungesën e vaksinave, sepse s’i siguron dot. Nëse do mund t’i siguronte ai do t’i blinte me lekët e oligarkëve, qindra mijëra lekë do t’i blinte, por nuk i siguron dot.

Ndaj them nuk ka faj në këtë. Puna është si të gjejmë disa masa efektive dhe t’i zbatojmë. A është ulja në orën 20:00 efektive?

Jo nuk është sepse deri në orën 20:00 ne jemi si në Stamboll, si në Shangai, ku restorantet janë plot dhe njerëzit shtyhen me bërryl. Kështu që mos i vini fajin Ramës.

4 komente në “Spahiu: Rama s’ka faj për mungesën e vaksinave, nëse do t’i siguronte do t’i blinte sa të kushtonin”

  1. Juli says:

    Këtu në Europë ku jetoj unë,nuk është e detyrueshme maska. Njërzit i mbajnë ,në dyqanë nga 1,5m distancë bajnë 3m.
    Disa kokë katrorë,me mjekër nga afgani..,kurdis.. ,irak nuk i mbajnë maskat. Burrat se gratë janë komplet të maskuara ?

  2. Kreshnik sorra says:

    Fajin e kane budallenjte qe jane shtuar aq shume sa dalin ne cdo tv dhe po na cajne menderen

  3. Artan says:

    Po kujt t’ja vëmë fajin që varet , restorantet janë hapur e plot me njerëz deri në 20:00 ? Ramës pra, se ai i lë hapur për shkak se jemi shtet shkerdhate ekonomikisht , dhe jemi ashtu për shkak të politikave fiskale të qeverisë , pra Ramës . Vendet e BE i mbyllen kafet e restorantet por nuk të ve gjobë kush nëse je pa maskë në rrugë. Tek ne duhet maska në rrugë ku nuk ka asnjë mundësi t’a marrësh virusin duke ecur dhe hiqet në lokal . E kundërta e botës Shqipëria në çdo gjë. Edhe për vaksinat, pse i siguroi Serbia por ne jo ? Pse nuk merr vaksina kineze e ruse ky nqs nuk ka akses tek perëndimorët , apo se nuk janë çertifikuar nga BE. E kush duhet të pyesë për BE në këtë situate. Secili sheh hallin e tij. Të ishin aq të mirë do na kishin dhënë akses në vaksina. 100 gabime ka bërë e vazhdon të bëjë .

  4. Shqiperia e bukur says:

    Ouuuuu…..po shteti per cfare eshte apo ti lere te shtyhen me brryla….b lepures I rendomte…..ai e ka leshuar fare asnje mase….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje