Veliaj: Meta ka devijuar nga misioni kushtetues, bën fushatë për LSI si ‘brigadier komunale’

22 Shkurt 2021, 14:49Politika TEMA

‘Enveristi i fundit’ e cilësoi kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Sali Berishën, i cili sipas tij duhet të largohet njëherë e mirë nga politika shqiptare, dhe jo të mendojë për një mandat të tretë.

“Rrëzuan bustin prej bronxi të Enverit, kanë ngritur bustin e Saliut. 77 vjeç, kërkon të vijë për herë të tretë! Pasi shkatërroi Shqipërinë dy here, tani kërkon të kthehet për herë të tretë Saliu. I ngritën bustin për së gjalli Saliut dhe nuk heqin dot ‘Enveristin e fundit’ nga partia, këta që thonë janë antikomunistë”, u shpreh Veliaj, në një takim me banorët e zonës së Astirit.

Ndërsa, për Presidentin Meta, Veliaj tha se ai ka dalë nga misioni kushtetues dhe se është kthyer në kryepërçarës.

“25 prilli është edhe një kujtesë, se kur Presidenti i Republikës lë punën e vet dhe punon si ‘brigadier komunale’ dhe merret me Lanën e me Unazën, do të thotë që ka devijuar nga misioni kushtetues, ka devijuar nga plani për të qenë bashkues dhe është kthyer në përçarës, në kryepërçarës. Kur kemi banka të nivelit të dytë dhe fonde mikrokredish që dalin nga misioni i tyre financiar dhe hidhen me presidentin në fushatë në Astir, do të thotë që kanë devijuar nga misioni i tyre”, nënvizoi Veliaj.

Kryebashkiaku thotë se baza e PD-së e ka kuptuar se njerëz si Klevis Balliu, që pengojnë punët në kryeqytet, duhet të largohen.

“Këtë mavrinë këtu, çunin e Fahriut që protestonte këtu, e përzunë të parin. Pra, vetë partia e tyre, baza, jo udhëheqja, por baza, është mjaftueshëm e emancipuar për t’i thënë jo dikujt që bllokoi Astirin. Pra, vetë ata nuk i duan përfaqësuesit e tyre”, vijoi Veliaj.

Në fund, kryebashkiaku tha se është për të qeshur që teksa Partia Socialiste ka një listë me 36 deputetë për Tiranën, opozita mezi ka gjetur 6. Ai theksoi se fryma bashkuese dhe jo përçarëse do të triumfojë në këto zgjedhje.

4 komente në “Veliaj: Meta ka devijuar nga misioni kushtetues, bën fushatë për LSI si ‘brigadier komunale’”

  1. xherri says:

    Me duket e turpeshme te krahasosh nje dembel dhe hajdut me nje njeri punetor dhe te nderuar si brigadieri i komunales. Nuk e di ku e ka gjetur perdoruesi termin Brigadier i komunales si kuptim perbuzes

  2. Tr says:

    HAHAHA, PO I FIRON PARTIA, KA DALE VETE NE FUSHE PER TE LUAJTUR, SULMUESIN DHE MBROJTESIN.

  3. erandi says:

    Deri kur do te lejohet presidenti Like floriri te shkele kushtetuten….??

  4. Luani says:

    Zoti Veliaj! Duke pare qe me nderi president vepron jashte detyrave e kompetencave qe atij i ka percaktuar kushtetuta dhe radhen e pare i shperqendroi anetaret e komisionit te Venecias (duke u tallur me te gjithe pa perjashtim)me faktin se kush e ka radhen per te emeruar anetarin e radhes te GJK (nje fare loje syllambyllazi me “ta lash e ma le e e lagu s’e lagu dhe emeroi paligjerisht ne GJK ushtaren e tij besnike)) kam mendimin se aktivizimi i tij i hapur ne fushate elektorale ne krah te nje partie te caktuar politike apo ne krah te opozites jo parlamentare e ka nxjerrur ate komplet jashte detyrimeve te tija kushtetuese.Ne kete rast eshte vendi qe partia socialiste,KQZ-ja apo organe te tjera ligjzbatuese ti drejtohen komisionit te Venecies qe te shprehet lidhur me kete shkelje te hapur te kushtetutes.S’ka pse te pritet me shume me kete person qe tallet me kushtetuten e vendit dhe qe e perdor ate si katalog telefonik sa here qe i ngihet.Eshte turp per gjithe politikanet tane e per organet ligjzbatuese qe e shohin dhe i bejne sehir!Na eshte bere si majdanoz i urryer ne TV dhe nuk e durojme me dot kete bastard qe per fatin tone te keq na e poftise Edi Rama ne presidence!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje