PROFILI: Kush është gjyqtari i 'hekurt' Ardian Dvorani, i vetmi që nuk iu përkul presionit të Berishës dhe votoi pro dënimit të Ilir Metës në 2012

23 Shkurt 2021, 17:49Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ish-kreun e KED dhe ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë. Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, duke e përfshirë në listën botërore të 12 heronjve të luftës kundër korrupsionit, është një mesazh i qartë për Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët prej 8 vitesh kanë nisur një fushatë të egër sulmesh kundër Dvoranit, për arsyen e vetme se gjyqtari i nivelit të lartë refuzoi t’i bindej urdhrit të tyre në vitin 2012, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës. Ky i fundit akuzohej nga prokuroria për korrupsionin pas shfaqjes me zë dhe figurë, me një bllok në dorë, duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit me pasuritë publike, emërimet në administratë dhe duke treguar se si komandonte Gjykatën e Lartë. Ardian Dvorani ishte i vetmi që nuk iu përkul presionit të Sali Berishës, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës, siç bënë Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, të cilët i ‘përlau përroi’ i Vetingut.

Po kush është Ardian Dvorani, gjyqtari i parë shqiptar i vlerësuar për luftën kundër korrupsionit në nivel global nga DASH? Ardian Dvorani ka lindur në Korçë, më 20 shkurt 1966. Ai është diplomuar për juridik në Universiteti e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1988 ka deri në vitin 1991 ka punuar si prokuror në Shkodër. Në vitet 1991-1994 ai ka qenë këshilltar ligjor pranë INSIG, ndërsa në vitet 1994-1998 ka punuar si avokat. Në vitet 1998-1999, Dvorani kreu detyrën e këshilltarit ligjor pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, funksion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2005. Ardian Dvorani u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë më 17 shkurt 2005. Më parë, ai ka qenë edhe kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian për çështjet e drejtësisë dhe ato të punëve të brendshme. Pas emërimit në Gjykatë të Lartë, Dvorani ka qenë kryetar i Komisionit të Përmirësimit të Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe nga nëntori 2005, edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Ardian Dvorani ishte ndër të pakët gjyqtar të nivelit të lartë që kaloi me sukses procesin e Vetingut, madje pa asnjë mëdyshje dhe njollë, në të tre kriteret. Duke qenë anëtari i vetëm në Gjykatën e Lartë, Dvorani u zgjodh për dy mandate në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përkatësisht në vitin 2019 dhe 2020. Mandatin e dytë, Ilir Meta arriti t’ia ndërpriste në mes, në qershor 2020, në bashkëpunim me KLGJ, që pranoi kërkesën e Metës për ta shkarkuar Dvoranin nga detyra. Aktualisht Dvorani është gjyqtar në Apelin Administrativ.

Përplasja me Ilir Metën

Përplasja e Ilir Metës me Ardian Dvoranin i ka rrënjët në janar të 2012, ku Dvorani votoi pro dënimit të Ilir Metës me dy vite për korrupsion. Konflikti u rindez në fund të vitit 2019, kur Meta akuzoi Dvoranin për komplot dhe se po i merrte kompetencat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta akuzoi Dvoranin se kishte shkelur ligjin duke i dërguar një listë të ngjashme si Kuvendit dhe në të njëjtën kohë, me emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Lista detyroi Ilir Metën të shkelte ligjin, duke emëruar në Kushtetuese të besuarën e tij, Marsida Xhaferllari, jashtë afatit 30 ditor dhe në kushtet kur në vend të saj ishte emëruar automatikisht Arta Vorpsi, e renditur në krye. Meta refuzoi betimin e Vorpsit, ndërsa emëroi Xhafellarin, e cila jo vetëm nuk kishte kaluar Vetingun, por ishte renditur në vend të katërt në listë, pra në pozicion jo fitues.

Për të përligjur këtë skandal, Meta, në koordinim me Berishën, nisën një fushatë sulmesh ndaj Dvoranit, shoqëruar me padi penale për akuza të ndryshme. Në prill të 2020, Meta kërkoi shkarkimin e Ardian Dvoranit, kërkesë e cila çuditërish u pranua në qershor me shumicë votash nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Pikëpyetjet e shkarkimit të Dvoranit 

Mbledhja e Këshillit të Lartë Drejtësisë, e datës 11 qershor 2020, ku u larguar nga detyra anëtari i Gjykatës së Lartë, Ardian Dvorani, është shoqëruar me debate të forta. Dovranit i kishte mbaruar mandati që në vitin 2014. Por, Kushtetuta, në nenin 136 pika 5 parashikon shprehimisht se “gjyqtari i Gjykatës së Lartë qëndron në detyrë deri në emërimin e pasardhësit”. Megjithatë, relatorja e kërkesës së presidentit Ilir Meta për largimin e Dvoranit, Marçela Shehu, ka pohuar se ky parashikim kushtetues “duhet të kuptohet brenda një kohëzgjatje të arsyeshme”. Po sa është kjo kohë e arsyeshme sipas Marçela Shehut?! Kjo pyetje nuk ka marrë përgjigje. Shehu nuk i është përgjigjur edhe pyetjes më të rëndësishme se, cili nga anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë e ka zëvendësuar Dvoranin! Gjithashtu, grupi i anëtarëve që mbështetën kërkesën e Ilir Metës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve se, kur ka mbaruar mandati i Dvoranit dhe pse nuk është deklaruar përfundimi i mandatit në momentin e mbarimit, por është pritur kërkesa e Ilir Metës?! Gjatë diskutimeve nuk ka marrë as pyetja se në cilin ligj shkruhet se KLGJ ka të dejtë të shprehet se kur i mbaron mandati anëtarit të Gjykatës së Lartë. Në fund të mbledhjes që ka zgjatur 4 orë, anëtarët Brunilda Kadi, Erjon Muharremaj, Ilir Toska, Alban Toro, Fatmira Luli dhe Marçela Shehu kanë votuar për largimin e Dvoranit nga Gjykata e Lartë. Anëtarët më pas kanë vendosur me shumicë votash që Dvorani të njoftohet për të shërbyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit.

(Shqiptarja.com)

21 komente në “PROFILI: Kush është gjyqtari i ‘hekurt’ Ardian Dvorani, i vetmi që nuk iu përkul presionit të Berishës dhe votoi pro dënimit të Ilir Metës në 2012”

  1. Lanabregesi says:

    Ne sistemin e ri te drejtesise jane futur jurist te korruptuat dhe ne konflikt interesi,rasti i Xherrllarit, bashkejetuses se Enkelejd Alibeut, antar i kryesise se pd-es nuk eshte i vetmi.

    1. Kalec Dega says:

      ahahhahaaha, gjyqtari i hekurt….ja me ne fund nje gjyqtar i hekurt i sistemit, lol
      =
      Qysh kur?

  2. popull del prej pyllit says:

    Z.A.DVORANI; F.L.M. JU JENI I MADHE ; RESPEKT POUR VOUS.

  3. Kritiku says:

    Nuk shkruhet “kush” por “cili është…” or shpellar i gjuhësisë!

    1. shtjefen palushi says:

      I dashur Kritik…. tek te lexoj , kuptoj se edhe une shume here i kam thene dikujt…Kush je ti more? dhe nuk besoj se gabimet tona jane te pakta… merre inisjativen dhe pasi te lexosh gabimet qe ne nuk i veme re.. na i thuaj urte e bukur dhe keshtu te pakten do ta mbrojme dhe zbukurojme gjuhen shqipe, por dhimbjen me te madhe une e ndjej kur perdorim fjale te huaja duke pasur tonat per bukuri… Pershendetje kudo qe te jesh

    2. Gjuhetari says:

      Ne fakt “kush” eshte termi i duhur, mund te perdoret edhe cili por vecantia e “kush” eshte sepse perdoret vetem per njerezit. Nese do te behej fjale per profilin e tij atehere do duhej te shkruanin “Cili eshte profili i gjyqtarit……”
      Gabimi qe une ve re ne medja eshte qe perdorin “Kush per sende ose koncepte abstrakte, kur nderkohe duhet te perdoret vetem per njerezit”
      p.sh kam lexuar “kush eshte ligji” “Kush eshte lajmi” etj etj kur ne te gjitha keto raste duhet te perdoret cili, Po keshtu eshte kur lajmet mund ti shkruaj kushdo pa asnje kualifikim gjuhesor dhe per me teper pa respektuar etiken e gazetarise.

  4. k says:

    SHBA e njeh mirë mafjen dhe korrupsionin shqiotar.
    Kjo sentencë eshte paraburgim për hajdutin dhe mafjozin fshatar.
    Po i vjen rradha malokut.

  5. Arber says:

    Respekt pa fund per juristin brilant qe ben krenar cdo shqiptar .Ka Shqiperia potencial intelektual qe nominohet e vecohet per vlera te larta profesionale e integritet te padiskutueshem .Bravo Ardian Dvorani .

  6. Qytetar i thjeshte says:

    Ilir Meta,Aprovon nje Gjyqetare qe nuk ka Kaluar Vetingun???Po Ky Motterrrr qiiiirrr.Sikur na Cirret per “Mbrojtje te Kushtetutes”???????
    RESPEKT per Z.Dvorani nje nder te Paktet ne Shqiperi,nje njeri me Integritet….lol

  7. Traktori me zinxhira says:

    Per ke bien kembanat?
    USA i bie pragut te degjoje dera.

  8. rexha 10 says:

    KETA KUJTUAN SE DO BENIN HAREM GJITHE JETEN,PORE HARROJNE SE NJE DITE I SHKONE HAKA KE I ZOTI.HARRUAN SE I SHTRINE TATENTAKULAT SI OKTAPODI PER TE ZAPTUAR E MARRE C’FARDO QE U DILTE PERPARA ,PORE POPULLI THOTE :SHTRIJE KEMBET SA E KE JORGANIN.

  9. Pensionist says:

    Respekte per juristin me fame, Ardian DVORANI!
    Eshte personalitet me integritet te plote, i thjeshte, profesionist i kualitetit te larte dhe ka nje karriere te admirueshme ne fushen e Drejtesise.
    Eshte dashakeqes presioni i metes ndaj ketij kolosi, qe me makinacione dhe manipulime permes anetareve te korruptuar te GjL (sic pershkruhet me siper u skualifikuan nga Vetting-u) e largoi zotin Dvorani nga pozicioni i anetarit te Gjykates se Larte.
    Kjo tregon ne menyre te thjeshte se ne kete rast ka sunduar insistimi hakmarres i palopresidentit dhe i ”miqve” te tij te korruptuar (qe jane te njejte nga raporti vlere:ves), mbasi z. Dvorani, bazuar ne akuzen per korrupsion kunder ilir metes, bere nga i ndjeri Dritan Prifti insistoi ne denimin e ilir metes. Hakmarrja eshte primitivitet dhe abuzim me pushtetin, kur primitivi e ushtron nga kolltuku dhe eshte nje me drejtesine e kapur dhe korruptive.
    Vlersimi i larte prej SHBA ne lidhje me personalitetin Ardian Dvorani eshte inkurajim per Reformen ne Drejtesi dhe eshte rasti per te gjithe te themi: -Falenderit SHBA, aleati strategjik i Kombit tone!
    Suksese te metejshme per nje Drejtesi te Reformuar dhe ne luften kunder kjorrupsionit, zoti Ardian Dvorani!
    Thirrjet patetike te palopresidentit ne lidhje me 25 prillin, qe e dashkan 3 milion shqiptare, jane thjesht propagande dhe shkelje e Ligjit Themelor te Shtetit, zhvleresim i metejshme per te.

  10. Shqiptari says:

    Fakti qe ka akoma gjyqtare si Dvorani na jep shprese se drejtesia vonon por nuk harron. Dvorani uroj qe dita jote e lavdise te vije se shpejti por edhe nese nuk ndodh ke nje dhurate me te madhe, ndergjegje te paster dhe admirimin e njerezve te thjeshte.

  11. Krenar per nje avokat te ndershem. says:

    Te lumte zoti Dvorani ju keni treguar qe jeni nje burre i forte , i paster me integritet,a ben te mos e humbim shpresen se Shqiperise nuk i kane humbur burrat e drejte dhe te pa kompromentushem si shume emra qe ju shkarkuan padrejtesisht. Ata te gjithe jane te korruptuar dhe do te kalojne shoshen e drejtesise e do marrin cfre ju takon. Faleminderit Amerikes qe evidenton njerezit e paster qe i duhen sot me shume se kurre drejtesise sone. Shembullin e ketij avokati duhet ta ndjekin shume dhe te mesojne si te jesh i ndershem ne detyre.Turp per te gjithe ata qe u manipuluan nga krye hajduti i Shqiperise Like floriri. Shpresojme shume qe nje dite te gjithe te korruptuarit ti marri fshesa e drejtesise dhe ti vendosi ku i takon ne BURG.

  12. Outspoken says:

    45 vjet beri Qef Enver Hoxha ne Shqiperi
    31 vjet ben Qef Sali Berisha dhe Ilir Meta
    Domethene 76 VJET vetem Mizerje dhe Korrupsion
    Popull Legen !!!

  13. Outspoken says:

    45 vjet beri Qef Enver Hoxha ne Shqiperi
    31 vjet ben Qef Sali Berisha dhe Ilir Meta
    Domethene 76 VJET vetem Mizerje dhe Korrupsion
    Popull Legen

  14. Arben says:

    Adrian Dvorani eshte profesionist dhe ka treguar dinjitet ne sherbimin publik.
    Me kopetence profesionale ka mbrojtur ne vendin ne marreveshjen e Stabilizim Asocimit te Shqiperise per te zgjatur periudhen e shitjes se tokes bujqesore te huajve nga 5-10 vjet ne 20 vjet.
    Djale korrekt dhe dinjitoz i cili prezanton familjen e tij nga ai vjen.
    I

  15. Imigranti says:

    Sistemi i drejtesise , si nje nga hallkat me te rendesishme te demokracise, u shkaterua qellimisht nga Sali Berisha. Po e moren prap pushtetin “Berishet” do ta zhbejne kete qe eshte aritur me reformen ne drejtesi; na ruaj o Zot nga kjo e keqe. Respekte per Dvoranin.; te shpallet “Hero i Demokracise”.

  16. Demokracia says:

    Respekte per z. Dvorani, meriton me teper. Eshte nder juristet e rralle dhe te zot qe kemi ne Shqiperi. Turp per ata qe e sulmoje!

  17. palush shtjefni says:

    O Shtjefen Palushi. Jo inisjativen, por inisiativen.

  18. xhoxhi says:

    Ilir Meta deri tani nuk punon si president por si kryetar partie.Ai bë çtë dojë dhe nuk pyet asnjë as kushtetutën as parlamentin.Një njeri si Dvorani me vlera për drejtësinë akuzohet nga Meta e Berisha,shkarkohet nga të gjithë antarët e këshillit gjyhësor dhe departamenti i shtetit e shpall nga 12 gjykatësit më të mirë .E kuptoni se kush është në drejtësinë e re?Janë llumi i Berishës dhe Metës.Nuk e di se si një njeri i çmëndur të lejohet të plotësojë kohën në atë karike kur qëllimisht po shkatëron qëllimisht ligjet dhe kushtetutën.Më e keqja ska asnjë reagim nga populli dhe parlamenti.Amerikanët duhet të dalin hapur këtyre fytyrave të shëmtuar..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje