Akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Prokuroria kërkon 14 vite burg për Griseldo Kusin

24 Shkurt 2021, 17:20Kronika TEMA

Prokuroria e Tiranës kërkon dënimin me 14 vite burg për Griseldo Kusin për akuzën e vrasjes së Indrit Çelës, teknikut të kondicionerëve që po punonte në pronën e tyre, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019. Për shkak të gjykimit të shkurtuar të çështjes, pretenca u zvogëlua nga 21, në 14 vite burg.

Për ngjarjen janë shpallur në kërkim Griseldo Kusi dhe vëllai i tij, Alabano, ndërsa janë arrestuar babai dhe xhaxhai i tyre, Bujar dhe Lulzim Kusi.

Xhaxhai dyshohet se i ka ndihmuar të largohen dhe t’i shpëtojnë Policisë, ndërsa gjatë kontrollit të banesës së tij në Vaqar u gjetën një armë kallashnikov dhe municione.

Në shtator 2019, policia shpalli në kërkim ndërkombëtar dy vëllezërit Kusi. Hetuesit kanë gjurmuar antenat telefonike të tyre në qytetin e Korçës dhe më pas asnjë shenjë e tyre. Dyshohet se të rinjtë janë larguar ilegalisht drejt Greqisë.

Indrit Çelaj u qëllua me plumb në kokë teksa ishte duke kryer punime në tualetin e katit të parë për montimin e kondicionerit. Dëshmitë i treguan prokurorisë se Griseldo Kusi i kërkoi llogari Çelajt për një vrimë që po hapte në mur, e më pas e qëlloi me pistoletë.

Nga hetimet doli se pas vrasjes viktima ishte qëlluar me sende të forta dhe disa herë në kokë, kjo për të inskenuar një rënie aksidentale të tij nga shkallët. Por, gjithçka u mbyll kur trupi i pajetë i 26-vjeçarit shkoi në Spitalin e Traumës dhe u fut në skaner.

10 komente në “Akuzohet për vrasjen e teknikut të kondicionerëve, Prokuroria kërkon 14 vite burg për Griseldo Kusin”

  1. Asd says:

    14 vjet per vrasjen pa arsye te nje djali te ri? Drejtesia shqiptare eshte cmendurisht e korruptuar.

  2. VLORA says:

    MARJAN ROCKEN E GJETEN NE VEREN E GRUS VET NE AMERIKE.PRANDAJ MOS U BENI MERAK.DO TA GJEJME EDHE KETE MIUN QE ESHTE FSHEHUR.DO JA DEGJONI KENGEN SE SHPEJTI.

  3. Ppp says:

    Gjykimi i shkurtuar behet nqs i akuzuari pranon qe eshte ai fajtori dhe kerkon gjykim te shkurtuar, apo jo?
    Ndersa keta jane akoma ne arrati… pra po na thote kush si u pranua gjykimi i shkurtuar?
    Gjykata qe duam…. vetem batkcijte flasin kunder tyre do thoshte padishahu surrelit

  4. hektor says:

    Turpet e drejtesise skane te mbaruar, i mori jeten djalit te ri dhe denohet me kaq pak, o plera jeta paguhet me jete por me qe denimi me vdekje fatekeqesisht eshte hequr te pakten burgim te perjeteshem e ka hak ky kriminel i ndyre.

  5. Zaho says:

    14 vjet per shtazet jane asgje,25 e te rri drejt

  6. k says:

    Burgim të përjetshëm qenit kriminel.
    Nuk i merret jeta askujt.Prokurorit i rëntë në kokë të kuptojë efektin.

    1. Ardi says:

      gjykim i shkurtuar eshte kur i pandeuri eshte ne gjykat dhe jo ne arrati dhe pranon akuzen dhe kerkon gjykim te shkurtuar dhe jo cdo lloj kerkese per gjykim te shkurtuar pranohet varet na rethanat ,ky djali 25 vjec qe ishte femija i vetem i asaj familje ,u vra me gjakftohesi ,u masakrua dhe nga familiaret e vrasit per te inskenuar nje aksident ,ky hyn ne rangun e krimive te renda eshte dhe ne arrati vrasesi ,ky duhesh te kerkonte produrre burgim te perjetshem ,ata qe masakruan kufomen duhet te denoheshin te gjith nga 8 gjeri ne 12 vjet burg!Prokuror te vdekshin femijet edhe ty gjykates mase te vdesin femijet po e pranove kete denim !sdu kurr vdekjen e nje njeriu po kam qejf ta provojn njher te femijet e tyre kta pisa,kta maskarenj .Bejne tregti e ven pasuri me gjakun e nje fukarai qe punonte per nje cop buk .MOS HARRONI KOZETEN VAJZEN E ISH PROKURORIT TE VLORES QE U VRA NE QYTETIN STUDENTI ,PER NJE RAST TE TILLE U VRA SEPSE I JATI BERI TREGTI ME GJAKUN E NJE TE RIU TE EKZEKUTUAR NE VLORE

  7. Alo says:

    Vrasës gjakftohtë dhe 14 vjet burg, nuk dalin llogaritë

  8. tony says:

    Ku eshtë drejtësia e re e dënoni me 14 vite dhe del pas 4 vitesh për vrasjen e nje djali te ri

    TË DËNOHET ME BURGIM TË PERJETSHËM.

  9. Ida says:

    Do te doja ti binte ky hall ne kurriz te ketyre gjykatesve, te shihnim, mbase nuk e denonon fare!!!
    Kafshe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje